UEFA shtyn zyrtarisht finalet e Champions League, meshkuj e femra, dhe të Europa League. Finalet e mëdha ishin parashikuar respektivisht më 30 maj në Stamboll dhe 27 maj në Gdansk të Polonisë, ndërsa ajo e femrave më 24 maj në Vienë.

Qeveria e Futbollit Europian nuk ka vendisur asnjë datë tjetër për momentin, teksa pret me ankth normalizimin e situatës së koronavirusit në Europë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb