UEFA ka konfirmuar përfundimisht se Partizani do ta luajë sfidën e kthimit përballë Saburtalos në stadiumin “Air Albania”.

Në fillim kjo sfidë u vendos që të luhej në stadiumin “Elbasan Arena”, por duket se çdo gjë u ndryshua, me “Demat” që do ta luajnë takimin e tyre të dytë në kryeqytet.

Këtë lajm e konfirmoi dhe vetë klubi i Partizanit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ndeshja e kthimit që do të pritet nga “Air Albania” do të luhet në datën 14 korrik në orën 20:00.

“Klubi Partizani me kënaqësi njofton se ndeshja e kthimit Partizani – Saburtalo e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Impjanti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo në program të enjten datë 14 korrik ora 20:00.”, njoftoi klubi i Partizanit.

36

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: