Kristijan Vulaj është lojtari më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran ka nënshkruar një marrëveshje me mesfushorin, e cila do jetë e vlefshme për 3 vite.23 vjeçari vjen nga ekipi i Decic në Malin e Zi, skuadër me të cilën në sezonin e fundit luajti 35 sfida. Edhe pse është një futbollist i mesit të fushës, golat e realizuar ishin plot 11.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj. KF Vllaznia i uron 24 vjeçarit një paraqitje sa më të mirë me fanellën kuq e blu!

Mirë se erdhe Kristijan Vulaj!” – Shkruan klubi.

 

Ui

 

Si duket, Vllaznia e ka seriozisht për sezonin e ri futbollistik, teksa synon të fitojë titullin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb