Zhvillime të rëndësishme te Vllaznia. Klubi shkodran ka gjetur tashmë trajnerin e ri të skuadrës, i cili do të fillojë menjëherë nga puna.

Vllaznia ka arritur gjuhën e përbashkët me teknikun Migen Memelli. 43-vjeçari i lindur në Lushnjë do të marrë në dorë “frenat” e skuadrës për edicionin e ri futbollistik dhe synimi është rikthimi te trofetë. Zëvendës-trajner i ekipit do të jetë Ndriçim Shtubina.

Memelli ka qenë “timonier” i Skënderbeut, ndërsa ka drejtuar edhe Laçin. Kujtojmë që nga Vllaznia u largua para disa javësh Goce Sedloski.

“KF Vllaznia ka zyrtarizuar pasditen e sotme stafin e ri teknik të ekipit të parë. Ka qenë drejtori sportiv Elvis Plori, ai që ka prezantuar trajnerin Migen Memelli dhe zëvendëstrajnerin Ndriçim Shtubina. Të dy ata bashkë me pjestarët e tjerë të stafit, do të nisin punën me skuadrën duke filluar nga java e ardhshme.
KF Vllaznia i uron sa më shumë suksese dyshes Memelli- Shtubina!” – Shkruan klubi.

Migen Memelli 750x414

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb