Vllaznia ndërhyn në merkato. Klubi shkodran ka bërë me dije se ka firmosur me Amir Kahrimanoviç, lojtar të cilin jemi mësuar ta shikojmë në radhët e Erzenit. Në edicionin e fundit, ai luajti 34 ndeshje.

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se nga sot pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti Amir Kahrimanoviç. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord dhe më pas është firmosur një kontratë njëvjeçare me mesfushorin- fantazist që në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Erzenit ku ka spikatur me performancën e tij” – Shkruan klubi.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb