TIRANE- Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën më 27 dhe 28 maj. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Kryeministria, ndërsa mësohet se ai do të marrë pjesë në forumin ekonomik.

Pritja e Vuçiç do të bëhet në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në forumin ekonomik do të jenë të pranishëm kryeministrat e Kosovës, Malit të Zi, Bosnjes, ndërkohë që pritet konfirmimi i kryeministrit të Kroacisë.

Lajmin për vizitën e kryeministrit Vuçiç në Tiranë e ka publikuar më herët edhe gazeta serbe ‘Danas’, duke iu referuar burimeve nga kabineti i kryeministrit serb, por edhe kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Por lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri Vuçiç, duke thënë se kjo i kontribuon thellimit të bashkëpunimit në rajon, paqes dhe stabilitetit, raportojnë mediat serbe. Këtë ai e ka thënë në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Boris Zvizdiç, i pyetur nëse dhe kur do të udhëtojë në Tiranë, tha se kjo vizitë do të bëhet për të mos u përsëritur rastet si ai i Kumanovës.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Shqipëri.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: