Tashmë e gjitha është zyrtare.

Xherdan Shaqiri do të jetë lojtari më i ri i Lyonit. Sulmuesi shqiptar, ka nënshkruar kontratën që do e mbaj të lidhur në ekipin francez deri në vitin 2024. Lajmi është konfirmuar nga vetë Liverpool, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Xherdan Shaqiri ka përfunduar sot një transferim të përhershëm në Lyon pas tre vitesh me Liverpoolin”, thuhet në njoftim të The Reds. Reprezentuesi zviceran përfundoi një kalim që do ta shohë atë të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me klubin e Ligue 1. Ai largohet nga Reds me medalje fituese në Premier League, Champions League, FIFA Ëorld Cup Club dhe UEFA Super Cup, pasi ka shënuar tetë gola në 63 paraqitjet e tij nën Jürgen Klopp. Shaqiri u bashkua me Liverpoolin nga Stoke City në verën e vitit 2018 dhe shpejt u dashurua me tifozët e Reds mderisa shënoi golin e fitores si zëvendësues kundër Manchester United në Anfield”, thuhet më tej në njoftimin e Liverpoolit.

Ndërsa, komunikatat e lëshuar nga Lyoni thotë: “Olympique Lyonnais është shumë i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e mesfushorit zviceran Xherdan Shaqiri nga Liverpool, për një tarifë prej 6 milionë eurosh, me një maksimum prej 5 milionë eurosh në bonus” thuhet në njoftimin e klubit francez. Pasi ka kaluar testet mjekësore sot në Lyon,

Xherdan Shaqiri ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Olympique Lyonnais, deri më 30 qershor 2024. 29 vjeçari dhe me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka 96 paraqitje për ekipin kombëtar të Zvicrës. I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit zviceran së bashku me Alexander Frei dhe Stéphane Chapuisat, mesfushori sulmues është aktualisht golashënuesi më i mirë i kombëtares zvicerane në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë (8 gola në 17 paraqitje)”, thuhet në komunikat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb