TIRANE- Ardi Veliu emërohet zyrtarisht në krye të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Haki Çakos. “BalkanWeb” mëson se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ia ka propozuar sot emrin e tij kryeministrit të vendit Edi Rama.

Pasi e ka marrë në shqyrtim konfirmohet se kryeminsitri ka firmosur propozimin e Xahfajt duke emëruar zyrtarisht Veliun në krye të Policisë së Shtetit.

Në testin e disa ditëve më parë, Veliu mori gradën “Drejtues i parë” ku fitoi pikët maksimale, ndërsa deri më sot ai mbante postin e drejtorit të policisë së Tiranës.

Të premten ai doli në një konferencë për shtyp ku njoftoi edhe operacionin e bujshëm të shkatërrimit të grupit të vrasësve me pagesë, mes tyre edhe ekzekutorin e Devi Kasmit.

Kush është Ardi Veliu
Ai ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Ai është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.

Veliu ka mbaruar studimet në akademinë e Policisë në Tiranë bë vitin 1994 dhe i ka vazhduar më tutje në akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë deri në vitin 1998.

Po ashtu Veliu ka dy diploma. Ai është diplomuar në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, në Universitetin “Ismail Qemali”, në Vlorë, si edhe në Fakultetin Juridik.

Ai e ka nisur karrierën e tij në Polici në vitin 1998 kur ka filluar punë si Komandant i “Postës së Policisë”, në Memaliaj. Më vonë, në vitin 1993 ai është emëruar Shef i Policisë së Rendit, në Vlorë.

Ardi Veliu është emëruar si drejtor i Policisë së Tiranës në prill të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ervin Hodajn gjatë rrokadës së emërim-shkarkimeve të policisë. Para se të bëhej shef i policisë së kryeqytetit, Veliu ka qenë drejtues në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.

Veliu ka mbajtur edhe poste të tjera në polici, duke përmendur atë të Shefit të komisariatit të Policisë në Durrës, Zëvendësdrejtor për Sigurinë në Tiranë, Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit dhe Drejtor i Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb