KROACI

Zoran Milanoviç nga Partia Social- Demokratik do të jetë presidenti i ri i Kroacisë. Ai në këtë garë ka mposhtur presidenten aktuale Kolinda Grabar- Kitaroviç me një diferencë të ngushtë të votave 52.7 % me 47.3%.

Milanoviç ka qenë kryeministër i Kroacisë në periudhën 2011- 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me premtimin se ai do të luftonte korrupsionin që ai thotë se ishte intensifikuar që kur ai humbi pushtetin dhe konservatorët morën drejtimin e vendit.

Kroacia këtë vit drejton presidentin e BE ndërkohë Milanoviç është zotuar që të hapë negociatat në pranverë të këtij viti me Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb