Zyrtarët evropianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se Omicron BA. 4 dhe BA. 5 mund t’i shpëtojnë vaksinave dhe imunitetit.

Mes frikës nga një “valë vere”, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) është bërë autoriteti i parë publik që i etiketon të dy llojet si “variante shqetësuese”.

Sipas ECDC, BA. 4 dhe BA. 5 mund të shkaktojë një rritje të rasteve në të gjithë Evropën pasi ato janë bërë dominuese në Afrikën e Jugut, ku u zbuluan në shkurt.

“Prania e këtyre varianteve mund të shkaktojë një rritje të përgjithshme të konsiderueshme të rasteve të Covid-19 në BE/EEA në javët dhe muajt e ardhshëm”, thuhet në një deklaratë.

ECDC është e shqetësuar pasi 37 për qind e rasteve të koronavirusit në Portugali deri më 8 maj ishin të infektuar me llojin BA.5.

Shkalla e saj ditore e rritjes prej 13 përqind është e ngjashme me atë të raportuar në Afrikën e Jugut sipas Institutit Kombëtar Portugez të Shëndetësisë.

Instituti beson se nëse kjo normë rritjeje vazhdon, BA.5 do të bëhet varianti dominues në Portugali deri më 22 maj 2022.

BA. 4 dhe BA. 5 mund t’i shmanget mbrojtjes imune nëse është zbehur me kalimin e kohës pasi shumica e vaksinave janë efektive vetëm për një vit nga data e vaksinimit.

ECDC u ka kërkuar të gjitha vendeve të bllokut të qëndrojnë vigjilentë për sinjalet e shfaqjes së BA.4 dhe BA.5 pasi përhapja e tij mund të rrisë presionin si mbi kapacitetin spitalor ashtu edhe mbi kapacitetin e kujdesit intensiv.

“Nëse shfaqen sinjale të tilla, një përforcues i dytë mund të konsiderohet për disa ose të gjithë të rriturit 60 vjeç e lart dhe për grupet e tjera të cenueshme,” tha ajo në raportin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb