KOSOVE-Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në dialogun me Serbinë, edhe pse është çështje e Bashkimit Evropian.

Ai tha se Kosova nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të problemeve që i vijnë Kosovës nga Serbia dhe nga Rusia.

Kongresmeni amerikan këto komente i ka bërë në prezantimin e një e fondacioni në Kosovë.

“Jam goxha i zhgënjyer me qëndrimin e Qeverisë serbe ndaj Kosovës. E dini se Kosova ende nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të problmeve nga Serbia dhe nga Rusia, Kosova po përpiqet të hyjë në agjenci të ndryshme si Interpoli për shembull dhe sërish Serbia e ka bllokuar hyrjen e Kosovës. Po ashtu, edhe në UNESCO, Kosova ka humbur për 3 vota”- tha ai.

Ai shtoi se është takuar me Vuçiçin dhe me Daçiçin dhe se është i bindur se përmes dialogut me SHBA-të mund të arrijnë rezultate.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me fillimin e këtij projekti po e konfirmojnë një kapitull të ri të marrëdhënies mes Kosovës dhe Amerikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: