Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me zyrtarin e lartë të DASH, Dave Kostelancik, dhe të ngarkuarën e SHBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones.

Në mesazhin e tij në “Facebook” pas takimit, numri dy i PS shkruan se partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Sipas tij, qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA.

Ndër të tjera, ai shton edhe faktin që vendi ynë është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, si dhe gjatë vitit 2020 pritet të marrë Presidencën e OSBE.

“Sot prita në një takim Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit zotin Dave Kostelancik, sëbashku me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses-Ones. Për Shqipërinë marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike????. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme.

Qeveria jonë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shqipëria është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, gjithashtu gjatë vitit 2020 do të ketë Presidencën e OSBE”, shkruan Balla.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb