Një zyrtar ukrainas ka pohuar se fëmijët në rajonin e Luhansk të vendit po rrëmbehen dhe po dërgohen në republikën ruse të Çeçenisë.

Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake të Luhanskut, tha se fëmijët po merren “në masë” për “edukim patriotik”.

Ai shtoi se tashmë kishte më shumë se 100 raste të ngjashme të adoleshentëve të dëbuar në territorin rus.

Më herët, Qendra e Rezistencës Kombëtare të Ukrainës pretendoi se 15,000 fëmijë i ishin nënshtruar ekzaminimeve të thella mjekësore nga autoritetet pro-ruse në Luhansk.

Ai tha se autoritetet kishin përcaktuar atëherë se 70% e këtyre fëmijëve kishin nevojë për “kujdes të veçantë mjekësor” dhe pretendohej se kjo po përdorej për të “mbuluar” dëbimin e fëmijëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: