Pas vendosjes së institucioneve të reja në Prishtinë, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, pritet që të vazhdojë dialogu për normalizimi të raporteve me Beogradin. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, pas takimeve që ka pasur me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiçin.

Ajo që mbetet problematika kryesore e negociatave është zgjidhja përfundimtare. Kosova insiston në një finale me njohje reciproke, derisa zyrtarë të shtetit serb përmendin vetëm kompromisin dhe jo njohjen.

Megjithatë njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Naim Leo Beshiri, i ka thënë “Deutche Welle” në gjuhën serbe se aktualisht qëllimi kryesor i dialogut është gjetje e një modeli, sipas të cilit Beogradi do ta njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë implicite apo eksplicite.

Beshiri thotë se ka një kohë që Vuçiç po përpiqet që të përgatitë terrenin për një gjë të tillë përmes institucioneve që vazhdimisht e kanë kundërshtuar njohjen.

“Unë mendoj se Vuçiç është përpjekur për disa vjet që të përgatitë terrenin për atë [njohjen e Kosovës] përmes institucioneve të ndryshme që e kanë kundërshtuar deri më tani, si Kisha, ushtria ose Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve”, ka thënë Beshiri.

Megjithatë, Beshiri shton se çështja e njohjes reciproke është paksa konfuze, meqë Serbia nuk ka nevojë për njohjen nga Kosova, ndërsa kjo e fundit ka nevojë me qëllim të sigurimit të shumë njohjeve të tjera.

 

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb