TIRANE- Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth në emër të qeverisë gjermane shprehu vlerësime për reformat e ndërmarra në Shqipëri, në kuadër të integrimit të vendin në BE.

Roth theksoi se një ngjarje thelbësore për Shqipërinë është miratimi i reformës në drejtësi. Nga ana tjetër ai shtoi se pavarësisht faktit që populli shqiptar mund të jetë i lodhur apo i zhgënjyer nga BE për pritjen e gjatë, pohoi se vendi po ecën në drejt të duhur.

“Është bukur të ndodhem në Tiranë. Unë ndodhem sot këtu për të shprehur vlerësimet e mia për sukseset që ka bërë Shqipëria drejt Integrimit të BE. Reforma në drejtësi është një ngjarje thelbësore dhe ligji i vettingut është sukses për vendet e BE. Unë jam mëse i bindur që shumë prej qytetarëve të vendit tuaj ndihen të lodhur dhe zhgënjyer nga BE. Por reformat që keni bërë këtë vit janë të qarta dhe tregojnë se jeni duke ecur në drejtim të duhur. Të gjitha këto suksese që ka bërë Shqipëria i shërbejnë qytetarëve të vendit tuja. Nuk janë ndërmarrë për të kënaqur dikë në Berlin apo Bruksel. Unë shpresoj shumë që pikërisht zhvillimi dhe konsolidimi i demokracisë në vendin tuaj dhe fuqizimi i shtetit ligjor janë në interes të forcave politike që qeverisin vendin dhe forcave që ndodhen në Parlament.”, tha Roth.

Zyrtari gjerman vlerësoi reformat duke thënë se përveçse afrojnë Shqipërinë me BE-në i shërbejnë edhe brezave dhe zhvillimit të vendit.
“Reformat e ndërmarra kohët e fundit sigurisht që e sjellin Shqipërinë më afër BE-së por ato i shërbejnë edhe brezave të ardhshëm dhe progresit demokratik e ekonomik. Ne të gjithë jemi në dijeni të provave që i është dashur të përshkojë BE-ja kohët e fundit. Në gjithë këto kriza dhe probleme që duhet të kapërcejmë, dëshiroj të theksoj se procesi i përafrimit të vendit tuaj dhe vendeve të Ballkanit është ndër temat kryesore të Brukselit. Ne sigurisht bashkëpunojmë me besim të plotë me kryeministrin Rama, ministrin e jashtëm Bushati dhe përgëzojmë për atë që është bërë por mbetet ende shumë për të bërë. Unë uroj që bisedimet e anëtarësimit të hapen sa më shpejt dhe në këtë rrugë të tyre mund të mbështeten në bashkëpunimin dhe në ndihmën e Gjermanisë”, tha Roth. E në fund nuk ka munguar as urimi i tij. “Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, iu tha ai gazetarëve dhe të pranishmëve të tjerë.

BUSHATI: GJERMANIA MBËSHTETJE EDHE PËR REFORMES NË DREJTËSI
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij ministri Bushati i shprehu mirënjohje Gjermanisë për ndihëm që i ka ofruar Shqipërisë sa i takon rrugës për integrimin e saj drejt BE-së. Shqipëria do zbatojë ligjin e Vettingut. E sigurova për gatishmërinë tonë si shtet dhe plotësimin e 5 prioriteteve kyçe. I jam mirënjohjes Gjermanisë si një vend kyç që i ka dhënë Shqipërisë mbështetje. i jam mirënjohës qeverisë gjermanë për të nxitur KE për integrimin e Shqipërisë në vend. Dera e BE për Shqipërinë mbetet e hapur. Ligji i Vettingut që prite të kalojë në sitë gjyqtarë dhe prokurorë, do jetë një reformë spirale për luftën kundër krimit të organizuar. E falënderova Michael-in dhe për progresin që kemi bërë sëbashku për vulën, për komunitetin tonë që jeton në Gjermani. Kemi plotësuar disa kritere dhe standarde për të konsullatën gjermane.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb