Polica e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vdekjen e 61-vjeçarit në një motel në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta tha për Telegrafin, se i moshuari ishte në motel me një 21 vjeçare.

“Mosha e tij është 61 vjeçar, rasti është raportuar nga dëshmitarja femër, e cila është e moshës 21-vjeç. Ajo ka raportuar se fillimisht ai është alivanos. Ekipet mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

Graishta pohoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion, dhe se rasti është duke u hetuar. Ndërkohë, 61-vjeçari ishte shtetasi me inicialet Gj.B., punëtor i Qendrës për Pajisje me Dokumente në Komunën e Gjakovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb