Operacioni ushtarak i Moskës do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë, tha Alexey Polishchuk, një zyrtar i lartë në ministrinë e jashtme të Rusisë, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, raporton CNN.

“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga Vendet e NATO-s”, tha Polischuk.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po kërcënonte Rusinë nga territori i Ukrainës. Diplomati shtoi se operacioni “po shkonte siç ishte planifikuar” dhe se “të gjitha qëllimet e tij do të arrihen”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb