TIRANE- Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji me anë të një statusi në Facebook, komenton lëvizjet e 4 ministrave të qeverisë Rama, duke thënë se ndodhën për të mbajtur partinë.

Sipas tij, frika për prishjen e koalicionit e detyroi Ramën të vendoste në krye të Ministrisë së Brendshme, një tjetër ministër me lidhje të forta me bandat.

“Rama ka renë, lëvizjet e ministrave janë veprime të çoroditura për të mbajtur në kontroll partinë edhe pas humbjes së pushtetit. Frika nga Meta dhe prishja e koalicionit të tij me LSI e detyruan të vendosë një tjetër ministër me lidhje të forta me bandat!

Salianji shtoi se e gjithë kjo çoroditje vjen nga qëndresa e opozitës. “Lëvizja qytetare dhe qëndresa jo vetëm që legjitimoi në publik kauzat e opozitës si dekriminalizimi, dekanabizimi, reformë konsensuale në drejtësi dhe reformë e plotë zgjedhore që të mundësohen zgjedhje të lira e të ndershme, por po çorodit dhe Rilindjen”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: