Drejtori i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj deklaron se aktualisht sipërfaqja e mbjellë me kanabis në të gjithë vendin është në nivele shumë të ulëta.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Dervishaj tha se pas menaxhimit të zgjedhjeve të 25 qershorit policia ka si primare në punën e saj luftën ndaj kultivimit të kanabisit.

“Rezulton se aktualisht ka shumë pak bimë kanabis të mbjella në vende shumë të larta që janë të papërfillshme e megjithatë policia është e angazhuar për ta mos pasur asnjë parcelë dhe po kontrollon territorin me përgjegjshmëri”, tha Dervishaj. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që policia deklaron se në vend nuk ekzistojnë parcela me kanabis

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb