Sulmet ndaj Ukrainës që bota ka dëshmuar gjatë natës janë pjesë e një “faze fillestare” të një pushtimi rus, tha të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes.

“Ka të ngjarë që ju do ta shihni këtë të shpalosur në faza të shumta, sa kohë nuk e dimë, por ajo që po shohim janë fazat fillestare të një pushtimi në shkallë të gjerë,” tha zyrtari i lartë i mbrojtjes. “Ata janë duke bërë një lëvizje në Kiev,” tha zyrtari.

Sulmi, i cili filloi me lëshimin e raketave në Ukrainë mbrëmë rreth orës 21:30, ora lokale, përfshin “tre akset kryesore të sulmit,” tha zyrtari.

Ka një sulm nga jugu në veri “në thelb nga Krimea në një qytet të quajtur Kherson”, ka një sulm tjetër nga veriu i Ukrainës qendrore “nga Bjellorusia në Kiev”, dhe ka një sulm të tretë “vetëm në veriperëndim dhe verilindje të Kievit,” tha zyrtari.

“Ne besojmë se ata kanë çdo qëllim që në thelb të “presin kokat” e qeverisë dhe të instalojnë metodën e tyre të qeverisjes, e cila do të shpjegonte këto lëvizje të hershme drejt Kievit,” shtoi zyrtari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb