Rreth 8,000 të burgosur lufte ukrainas po mbahen në Luhansk, krahinë e vetëshpallur pro Ruse dhe në Donetsk. Deklarata në fjalë u bë nga Sipas një zyrtari i rajonit separatist pro-Kremlinit, Luhansk.

“Ka shumë të burgosur. Natyrisht ka shumë më shumë në territorin e Donetskut dhe numri total është diku rreth 8000”, ka raportuar agjencia e lajmeve Tass.
Po ashtu BBC ka raportuar se ka numër të madh të robërve duke nënkuptuar se qindra të tillë po shtohen çdo ditë.

Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet e Donbasit dhe Luhanskut derisa po shtohen forcat që të merret i tërë kontrolli i Donetskut dhe Luhanskut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb