Një kolonë evakuimi nga qyteti i rrethuar juglindor i Mariupolit është planifikuar për të shtunën, sipas Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit.

“Sot në orën 11:00 (lokale), evakuimi i banorëve të Mariupolit për në Zaporizhzhia do të fillojë nga qendra tregtare ‘Port City’”, tha ai në Telegram. “Nisja e kolonës është planifikuar në orën 12:00 në itinerarin: Mariupol-Manhush-Berdiansk-Tokmak-Orikhiv-Zaporizhzhia.”
Andriushchenko tha se automjetet private mund t’i bashkohen rrugës, por vetëm gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të mund të hipin në autobus.

Zyrtarët kanë thënë se 100,000 civilë ende kërkojnë evakuim nga qyteti, i cili është goditur nga bombardimet ruse me javë të tëra. Udhëheqësit ukrainas kanë bërë thirrje që pala ruse të garantojë kalim të sigurt për civilët, por disa përpjekje të mëparshme evakuimi kanë dështuar për shkak të granatimeve dhe rrezikut në rrugë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: