Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, tha të hënën se raketat ruse kishin goditur infrastrukturën hekurudhore, duke shkaktuar dëme serioze.

“Një ditë e trazuar me alarme të pafundme,” tha Reznichenko në Telegram. Raketat goditën infrastrukturën hekurudhore në rrethet Pavlograd dhe Synelnykiv. Ka dëmtime serioze në shinën hekurudhore dhe linjat ajrore. Është e paqartë se kur do të rifillojmë lëvizjen atje.”

Forcat ruse kanë shënjestruar infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës në një përpjekje të dukshme për të ndërprerë furnizimin e forcave ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb