Deputeti ukrainas Oleksii Honcharenko ka dënuar vizitën e mbrëmshme të Vladimir Putin në qytetin e Mariupolit, i cili është marrë nga forcat ruse.

“Krimineli i luftës erdhi për të parë me sytë e tij gjenocidin që kreu në Mariupol”, u shpreh ai përmes një deklarate në Telegram.

Mariupoli u bë një simbol i qëndresës ukrainase pasi forcat e Kievit qëndruan në një fabrikë çeliku atje për rreth tre muaj përpara se Moska të merrte më në fund kontrollin e zonës në maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: