Zyrtarizimi do të vijë brenda 48 orësh, por tashmë gjithçka është e vendosur. Mauricio Pochetino ka firmosur me Chelsean një kontratë e cila pritet të zgjasë për 3 sezone.

Sipas Telegraf, klubi londinez dhe trajneri argjentinas kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Për Pochetinon kampionati anglez është mjaft i njohur pasi ka drejtuar më parë Southampton dhe Tottenham.

Tashmë radhën e ka një eksperiencë tjetër, po në Londër, por në krahun tjetër. Synimi i 51-vjeçarit është rikthimi i skuadrës në nivel kompetitiv, duke lënë mbrapa këtë sezon mjaft negativ, ku ekipi nuk ka mundur dot të kualifikohet as në Europë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: