Aventura e Emre Can te Juventus ka përfunduar. Mesfushori gjerman do të largohet nga “Zonja e Vjetër” në merkaton e janarit, ndërsa destinacioni i ardhshëm pritet te jetë Bundesliga. I transferuar nga Liverpool në verën e vitit 2018 me parametra zero, futbollisti nuk arriti t’i krijojë hapësira vetes në fomacionin e kampionëve të Serie A, ndërsa situata e tij u vështirësua me uljen në pankinë të Maurizio Sarri. Ai u la jashtë listës së Champions, ndërsa edhe aktivizimet e tij në kampionat janë me pikatore. Në prag të Euro 2020, Emre Can kërkon një skuadër ku të luajë me vazhdimësi. Ofertat janë të shumta, por mesfushori preferon Borussia Dortmund, e cila është prezantuar me një propozim konkret.

16 13
16 13

Klubi gjerman është gati të paguajë 18 milion euro për kartonin e tij, por Juventus “gjuan lart”, duke pretenduar 30 milion euro. Sipas mediave italiane, dy klubet vijojnë tratativat për të zbutur diferencat financiare. Gjatë orëve të fundit kontaktet kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa për të përfituar sa më shumë nga largimi i Emre Can, Juventus mund të propozojë edhe një formulë huazimi. Duke parë interesin e palëve për të gjetur një marrëveshje, mediat italiane shprehen të sigurta se largimi i Emre Can nga Serie A është vetëm çështje orësh.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb