Tashmë është zyrtare, Italia dhe Argjentina do të ndeshen së bashku në një finale ku do të përcaktohet kombëtarja më e mirë në botë. Kjo ide u hodh pasi Italia u shpall kampione Europe duke mundur në finale Anglinë në korrik të këtij viti, ndërsa Argjentina triumfoi në “Copa America” duke mposhtur në finale Brazilin.

Lajmi e bëri të ditur vetë CONMEBOL, duke njoftuar se sfida do të luhet në qershor të vitit 2022, por nuk është përcaktuar ende vendi.

“Organizimi i kësaj ndeshje është pjesë e zgjerimit të bashkëpunimit mes CONMEBOL dhe UEFA, i cili përfshin në veçanti kategoritë e futbollit për femra, futsal dhe të rinj, shkëmbimin e gjyqtarëve dhe programet e trajnimit teknik.

Marrëveshja e arritur nga të dy organizatat aktualisht mbulon tre edicione midis fituesve kontinentalë, dhe gjithashtu parashikon hapjen e një zyre të përbashkët në Londër, e cila do të ketë detyrën e koordinimit të projekteve me interes të përbashkët”, – shkruhet në deklaratën e federatës së futbollit në Amerikën e Jugut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb