TIRANË – Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Elisabeth Millard ka mbërritur në Shqipëri,  për një vizitë tre ditore. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në facebook, përmes të cilit i uron mirëseardhjen znj. Millard. Gjatë qëndrimit tre ditor në Tiranë, zyrtarja amerikane do të takohet me krerët e shtetit si edhe do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare.

“Mirëseerdhe në Shqipëri, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard! Gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare. Ndiqni #MillardinAlbaniapër lajmet më të fundit.” – shkruhet në postimin e ambasades amerikane

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb