Gjatë vizitës që zhvilloi sot në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane Colleen Hyland ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së ka shtrënguar duart me kreun e SPAK, duke i shprehur mbështetjen e plotë për institucionin e pavarur.
Ambasada amerikane ka konfirmuar sot takimin e mbajtur, duke dhënë edhe detaje për atë që është diskutuar.
View this post on Instagram
“Zonja Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi, në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në njoftim.
(Balkanweb)