Pasditen e sotme vjen në Tiranë Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ku pritet të takohet nesër me zyrtarë të lartë.
Në axhendën e zyrtares së lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit është përcaktuar se ajo si fillim do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me përfaqësues të opozitës.

BalkanWeb mëson se fokusi i bashkëbisedimit me Ramën do të jetë politika e jashtme dhe integrimi në BE, kriza në Ukrainë apo Integrimi në Bashkimin Europian, por edhe zhvillimet politike në vend, si reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

Pas takimit me Ramën, zyrtarja e DASH do të takohet në Kryesinë e Kuvendit me deputetët e PD-së, Enklejed Alibeaj, Jorida Tabaku si dhe Gazment Bardhin. Kujtojmë se sot në Tiranë vjen edhe komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: