TIRANE-Pak ditë pas atentatit ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha në Lushnjë, si dhe u plagosën dy të tjerë, të afërmit e viktimave rrëfejnë për “BalkanWeb” se ata janë vrarë gabimisht.

Gjyshja e Zamir Latifit rrëfen se nuk është vrarë objektivi, por nipi i saj gabimisht. Ndërkohë edhe xhaxhai i Jurgen Hoxhës kërkon drejtësi.

“Kërkojmë drejtësi, pasi djali ynë nuk është përfshirë në trafiqe”- tha xhaxhai. Ngjarja ndodhi para 3 ditësh në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje.

Pasi kryen vrasjet autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa kanë djegur edhe mjetin në aksin rrugor Lushnje–Berat në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’. Policia ka shpallur në kërkim Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin si autorë të dyshuar.

Policia po heton disa pista për ngjarjen, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi dy personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedentë penalë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb