NGA: Maresla Karapanco
Jo vetëm deti, por edhe toka është pjese e bisedimeve me Greqinë. Këtu nuk bëhet fjale për ndryshime të kufijve tokësore, siç u fol pas deklaratës së komisionerit Hahn dhe kryeministrit grek Alexis Tsipras pak ditë më parë. Bëhet fjale për mirëmbajtjen dhe shenjave markuese të kufijve tokësorë. Kufijtë mes Shqipërisë e Greqisë janë të përcaktuara tashmë në bazë të protokollit të Firences, ndërsa shenjat dalluese te vendosura ne natyre, njihen si piramida. Ato janë objekte në natyrë në forme blloqesh guri te markuara dhe të shënjuara, në njërën atë të të cilave shkruhet republika e Shqipërisë dhe në tjetrën republika e Greqisë dhe kjo ndodh në të gjithë vijën kufitare të vendit.

‘News 24’ pyeti profesor Myslym Pashajin, ish-drejtuesin e Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë ne lidhje me vendosjen e këtyre piramidave dhe se çfarë parashikon marrëveshja e re për to. “Piramidat, apo gurët me shenja dalluese janë të vendosura përgjatë gjithë vijës kufitare me shtetin fqinjë. Në njërën anë të tyre shkruhet “Shqipëri” në anën tjetër “Greqi”. Ka një marrëveshje për rregullimin mirëmbajtjen e këtyre shenjave markuese te vijës kufitare dhe një dokumentacion të saktë për piramidat, por ka ardhur koha që marrëveshja të ripërcaktohet në mënyrë që piramidat të mirëmbahen”, tha profesor Pashaj.

Më herët edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, sqaroi se marrëveshja që po diskutohet me Greqinë, ka të bëjë me kufizimin e zonave detare dhe atë të mirëmbajtjes së kufijve tokësorë për mirëmbajtjen e piramidave. Sipas Bushatit po diskutohen këto pika pasi të dyja vendet duan që të shmangin incidentet e të shkuarës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb