VLORË– Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre të rinj që kanë kundërshtuar efektivët gjatë një kontrolli rutinë ndaj tyre.

Sipas të dhënave zyrtare janë ndaluar nga policia tre shtetasit:
1- Olsi Hajno 26 vjeç, banues në Vlorë.
2- Aleko Rustemaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
3- Henea Kamberaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Po kështu është shpallur në kërkim shtetasi K.G.
Më 23 gusht, katër të rinjtë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Aleksandrisë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar ata të ushtrojnë detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 236 dhe 25 të K.Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb