Kriza ka prekur edhe rrjetin social më të madh në botë, Facebook. Aksionet e Facebook janë ulur ndjeshëm sot, pasi rrjeti i medias sociale paralajmëroi investitorët për ngadalësimin e fitimeve dhe rritjen e shpenzimeve.

Aksionet e rrjetit social ranë sot me 20%, një rënie që përkthehet në 100 miliardë dollarë të humbura në vlerën e tregut të Facebook, shkruan BBC. Humbjet lidhen me kritikat që ka marrë rrjeti social për privatësinë dhe skandalin politik të zgjedhjeve Amerikane, ku të dhënat e përdoruesve u përdoren për qëllime politike.

Kompania tha se pritet të rrisë shpenzimet me 50% ose më shumë, pasi përpiqet të përmirësojë mënyrën se si monitoron përmbajtjen, ndjek reklamuesit dhe trajton të dhënat e përdoruesit.
Aktualisht Facebook vlerësohet me 629.6 miliardë dollarë. Plot 2.5 miliardë njerëz përdorin familjen e aplikacioneve të Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: