Kukësi ka siguruar kualifikimin në fazën e dytë eliminatore të “Champions League” pasi sot ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Valleta-s në transfertë.

Skuadra e drejtuar nga Cungu pas një pjesë të parë të dobët, në fraksionin e dytë të lojës e pa veten ne disavantazh. Ekzaktësisht në minutën e 67-t Piciollo zhbllokoi për skuadrën malteze.

Kur dukej se Kukësi ishte farë pranë eliminimit, pak minuta nga fundi, në të 84-n, Dzaria shënoi golin e barazimit që i dhuroi Kukësit kalimin në fazën tjetër.

Kujtojmë që takimi i parë i luajtur javën e kaluar në “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Në raundin tjetër Kukësi do të luajë me fituesin e çftit NK Olimpija Ljubljana-Qarabag. Në ndeshjen e parë skuadra azere ku luan shqiptari Ansi Agolli ka fituar minimalisht 0-1.

Valleta 1-1 Kukësi

Komenti i ndeshjes

90+5′ Përfundon takimi

84′ Dzaria shënon një gol shumë të rëndësishëm për Kukësin

67′ Piciolla kalon në avantazh skuadrën vendase, vështirësohen punët për Kukësin

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë, Valeta-Kukësi 0-0. Dominim i skuadrës malteze, e cila ka arritur të ekzekutojë 10 korne por pa gjetur golin.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Përsëri maltezët me Fontanelën, por Frashëri tregohet pozicional duke mos lejuar golin.

42′ Valeta provon të shënojë me Santiagon. Gjuajtja e mesfushorit ndalet nga Stivi Frashëri.

39′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Pena.

34′ Saleh ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Donjet Shkodrës. Goditje dënimi për Kukësin. Është Shkodra ai që e ekzekuton, por jashtë kuadratit.

27′ Më në fund një shans i mirë për Kukësin. Zguro kroson nga goditja e dënimit, topi shkon te Shameti, i cili ishte shumë pranë golit të avantazhit, por nuk ka mundur të shënojë.

24′ Kukësi në vështirësi, maltezët dominojnë minutat e para të lojës. Edhe pse asnjë goditje në portë, skuadra e Valetës e kërkon golin nga krahët teksa ka fituar 6 korne në 25 minuta.

10′ Lojë e luftuar me shumë faulle në mesfushë nga të dyja skuadrat.

8′ Zerafa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çyrbes.

4′ Saleh provon me një goditje, topi bllokohet nga mbrojtësit dhe shkon në këndore e cila ekzekutohet nga Alba.

1′ Ka nisur takimi

Formacionet zyrtare

Valleta: Benollo, Borg, Pena Beltre, Zerafa, Alba, Santiago, Muskat, Piciolo, Saleh, Fontanela.

Kukësi: Frashëri, Shameti, Alla, Rumbullaku, Melo, Dzaria, Musolli, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Plaku.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb