Fjalorėt terminologjikė dhe termat ushtarake nė gjuhėn shqipe
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Fjalorėt terminologjikė dhe termat ushtarake nė gjuhėn shqipe  (Lexuar 5620 here)
kadrifusha
Vizitor
« : 09/01/08, 05:05 »
0

 
Leksiku dhe terminologjia ushtarake nė gjuhė tė ndryshme kanė shoqėruar nė tė gjitha epokat zhvillimet e shkencės e tė teknikės ushtarake, tėrė dukuritė ushtarake dhe janė pasqyruar nė fjalorėt pėrkatės. Si fjalor i parė i kėtij tipi vėshtrohet fjalori i botuar nė Londėr mė 1557 me autor Xhorxh Polmen me deēiturė: “tė gjitha betejat mė tė dėgjuara qė janė zhvilluar nė shekullin tonė nė gjithė botėn si nė det, ashtu edhe nė tokė ….”. Pas kėtij botimi numri i fjalorėve terminologjikė ushtarakė nė gjuhė tė ndryshme erdhi gjithnjė duke u shtuar.
Nė rrjedhėn e kohės termat ushtarakė kanė pėsuar ndryshime tė vijueshme nga njė epokė nė tjetrėn, nė pėrputhje me dialektikėn e zhvillimit tė kėtyre shkencave nė kushte tė caktuara politike dhe ekonomike-shoqėrore. Nė kėtė rrugė ėshtė zhvilluar edhe terminilogjia ushtarake e gjuhės shqipe. Megjithatė, ajo ka veēoritė e saj. Vendi ynė ėshtė shkelur pėr njė kohė tė gjatė nga armiq tė shumtė e nga mė tė egrit qė ka njohur historia, si romakėt, bizantinėt, osmanėt, serbėt, grekėt, austrohungarezėt, italianėt, gjermanėt etj. Tė gjithė kėta pushtues kanė synuar ta zhduknin kombin tonė nga faqja e dheut dhe, pėr tė realizuar kėtė objektiv, nė radhė tė pare janė munduar tė zhduknin gjuhėn tonė amėtare, nė kėtė kuadėr edhe leksikun e terminologjinė ushtarake, pėr tė shuar ēdo traditė luftarake tė popullit shqiptar. Aq mė tepėr qė nė kushtet e pushtimit tek ne nuk ekzistonte ushtria e rregullt, institucionet e saj dhe letėrsia ushtarake nė gjuhėn shqipe.
Si pasojė, nė gjuhėn tonė hynė mjaft fjalė dhe terma ushtarakė tė pushtuesve, veēanėrisht termat ushtarakė tė turqishtes dhe, nėpėrmjet saj, edhe tė arabishtes e persishtes. U desh puna e madhe dhe qėndresa e paepur e rilindėsve dhe e brezave tė mėvonshėm qė tė nxirreshin jashtė gjuhės sonė kėta terma dhe tė pėrtėriheshin termat ushtarakė shqip. Nė rrugėn e tyre shumė tė vėshtirė, por tė lavdishme rilindėsit hodhėn themelet e para tė terminologjisė ushtarake nė gjuhėn shqipe. Pėr kėtė ata u mbėshtetėn nė gjuhėn e gjallė e tė pasur tė popullit dhe nė mundėsitė e gjera tė shqipes pėr tė formuar fjalė-terma me mjetet e veta.
Megjithse edhe sot e kėsaj dite ka ende ndonjė orientalizėm, qė pėrdoret nė terminologjinė ushtarake tė shqipes, si bori, borizan, ēizme, dylbi, fishek, fitil, hendeklidhje, top, xhep zjarri etj., nė ndryshim me terminologjitė ushtarake tė disa gjuhėve tė tjera ballkanike, nė gjuhėn shqipe ata janė tė papėrfillshėm, ndonėse kanė qenė nga huazimet mė tė hershme e mė tė shumtat. Ato janė zėvendėsuar me fjalė nga brumi i shqipes dhe pjesėrisht me terma neolatinė.
Pas Shpalljes sė Pavarsisė mė 28 nėntor 1912, kur u krijua shteti i ri shqiptar dhe Ushtria Kombėtare Shqiptare, nė Shtabin Madhor tė saj u ngrit pėr herė tė parė nė historinė e Forcave tona tė Armatosura dhe nė ato vite tė vėshtira lufte e pėrpjekjesh, Komisioni i Terminologjisė Ushtarake. Ky komision nė tė cilin u aktivizuan personalitete me kulturė tė gjerė ushtarake e gjuhėsore, qė zotėronin disa gjuhė tė huaja dhe qė njihnin mirė edhe gjuhėn shqipe, si Mustafa Maksuti (Shehu), Kamber Sejdini etj., bėri pėrpjekje serioze dhe punė tė lavdėrueshme pėr krijimin e termave ushtarakė shqip dhe pėr shqipėrimin e kufizave tė ushtrisė, siē i quanin ata, sepse momenti historik e kėrkonte qė edhe nė fushėn e termave tė kishin origjinalitet, mėvetėsi, rilindje. Me pėrpjekjet e kėtyre forcave filluan tė hidhen bazat e njė terminologjie tė re ushtarake tė gjuhės shqipe nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Nė vargun e termave tė krijuara prej tyre bėjnė pjesė komanda ushtarake,
emėrtime tė pjesėve tė armėve, tė veprimeve me zjarr dhe tė organizimit ushtarak si: gatitu!, qetėsohu!, eja nė radhė!, tetėsh (pėr skuadėr), tog(ė), tubė, trumbė (pėr kompani), griq (pėr batalion), sogoriė (pėr regjiment), ushtrer (pėr gjeneral), deter (pėr admiral), epror, depror, gjilpėrė, kėmbėz (e shkrepjes), shėnjestėr, siguresė, klith (pėr bori) e klithtar (borizan) e dhjetėra tė tjera.
Nė gazetėn “Liria e Shqipėrisė”, qė botohej nė Sofje, mė 29 korrik 1913, nė artikullin “Kufizat e ushtrisė” u botua njė listė me 26 terma shqip-turqisht. Ndėrsa nė revistėn “Zgjimi” tė Korēės, nė numrat 2 e 3 tė vitit 1913, u botua njė listė me 315 terma e togfajlėsha terminologjikė ushtarakė. Nė vitin 1916 nė Konstanca (Rumani) u punua Fjalori i ushtrimeve ushtarake tė emėrtuar “Pėrvuajtjet vetmore” me 315 komanda dhe ushtrime stėrvitore.
Nė Ushtrinė Mbretėrore vijuan pėrpjekjet pėr pasurimin e mėtejshėm dhe kodifikimin e termonologjisė ushtarake. U botuan dy fjalorė tė emėrtuar: “Terminellogji ushtarake” (shqip-shpjegues-italisht dhe italisht-shqip) me 700 terma (Tiranė, 1932) dhe “Manual bisedimi me landė ushtarake” (shqip-italisht-jugosllavisht) me 1350 fjalė e shprehje (Tiranė, 1933). Gjithashtu nė rregulloret dhe botimet ushtarake bashkėngjiteshin edhe lista termash ushtarakė.
Nė periudhėn 1939-1944 nė terminologjinė ushtarake u futėn edhe terma tė huaj, sidomos italianizma, qė kanė tė bėjnė me administratėn, organizimin, teknikėn, armatimin, detarinė etj., p.sh. akostim (pėr bregėzim), arrest (pėr ndalim), dragaminė (pėr minaheqėse), inkuadrohem (pėr rreshtohem), inkursion (pėr sulm i befasishėm), karikator (pėr krehėr fishekėsh), kolpo (pėr goditje), komanda tapa (pėr komandė e grumbullim-shpėndarjes sė ushtarakėve), salutoj (pėr pėrshėndes), salva (pėr pėrshėndetje artilerie), korrier (pėr lajmėtar) etj.
Por lindja e njė ushtrie tė re dhe e njė arti tė ri ushtarak nė zjarrin e LANĒ-it solli edhe lindjen e zhvillimin e njė terminologjie tė re ushtarake. Nė dokumentet e SHP dhe KP tė UNĒSH, qė kanė tė bėjnė me drejtimin e veprimeve luftarake tė formacioneve partizane, u pėrdorėn shumė terma tė rinj si nga forma dhe pėrmbajtja, sepse ata emėrtonin dhe shprehnin nocione tė reja tė njė ushtrie popullore revolucionare, krejt tė kundėrt me ushtritė pushtuese fashiste. Nga ana tjetėr, angazhimi i gjerė i masave popullore nė luftė pėr ēlirimin e Atdheut dhe tė pėrjetuarit e situatave luftarake prej tyre, bėri, si tė thuash, qė “gjuha” e UNĒSH tė pėrvetėsohej pėr pak kohė nga i gjithė populli ynė. Kėshtu hynė nė lidhje terminologjike-semantike sistemore, u pėrhapėn shpejt dhe u bėnė masiv termat: aradhe partizane, bazė partizane, brigadė sulmuese, grup vullnetar, Komandė e Pėrgjithshme e Shtabit Madhor, luftim nate, luftim nė qytet, zonė operative, plan operativ, rojė
partizane, shiprt sulmues etj.
Pas ēlirimit UNĒSH u shndėrrua nė njė ushtri bashkėkohore. Ajo u zgjerua me lloje forcash, armėsh e shėrbimesh tė reja dhe u pajis me teknikė dhe armatime tė kohės. U krijuan institucione ushtarake, shkolla e kurse kualifikimi pėr oficerė, u dėrguan me qindra oficerė nė ish-BS pėr t’u specializuar nė profile tė ndryshme, filloi botimi nė shkallė tė gjerė i letėrsisė ushtarake, si rregullore, tekste mėsimore, udhėzues, albume, revista, gazeta etj. Nė vijim tė traditės sė mėparshme, u zgjerua shumė sasia e nocioneve dhe e emėrtimeve ushtarake me terma qė shėnojnė: nocione tė pėrgjithshme ushtarake, si: art ushtarak, betejė vendimtare, doktrinė ushtarake, e drejta e luftės, ligjet e luftės, mėsymje e pėrgjithshme etj.; nocione dhe emėrtime tė organizimit ushtarak tė FA: armatė, artileri tokėsore (bregdetare, kundėrajrore), bateri, batalion, brigadė, grupim, korpus etj.; mjete luftarake, armatime e municione tė ndryshme: aeroplan, anije, automatik, autoblindė,
flakėhedhėse, granatėhedhėse, nėndetėse, obus, raketė, silur etj.; njeriu qė kryen njė punė a funksion tė caktuar nė ushtri ose qė pėrdor njė armė a mjet tė dhėnė: anijedrejtues, aviodrejtues, fluturues, kufitar, nėnujės, zhytės etj.; mjete teknike, pjesė tė mekanizmave tė armėve ose procese tė ndryshme: antenė, bashkues, busull, djep luajtės, dhėmb ndalues, flakėshuese, mosshkrepje etj.; format ose mėnyrat e ndryshme tė luftimit: dinamikė e luftimit, dyluftim, kundėrgoditje, kundėrmėsymje, kthesė luftarake, lidhje zjarri etj.; vendin e pėrqendrimit tė forcave, e vendosjes sė komandave: bazė nisjeje, brez mbrojtjeje, kryeurė, nyjė kundėrtanke, pikėmbėshtetje, vendkomandė etj.; komanda e raportime ushtarake, pėrshėndetje ushtarake: armė mbush!, eja nė radhė!, tek armėt! etj.; cilėsi e dinamizėm tė veprimeve luftarake: aftėsi mbrojtėse, befasi, dinakėri luftarake, manovrueshmėri etj.
Terminologjia jonė ushtarake tashmė ėshtė formuar e funksionon si sistem. Qartėsimi, diferencimi dhe saktėsimi i nocioneve nė kėtė sistem ėshtė bėrė shkallė-shkallė, nga njė periudhė nė tjetrėn, nė pėrputhje me zhvillimin e mendimit dhe tė praktikės ushtarake shqiptare. Veēanėrisht nė fillim tė viteve ’60-tė tė shekullit tė kaluar u ndie e nevojshme tė rivėshtrohej mė gjerė dhe nė mėnyrėn mė tėrėsore gjendja e saj, madje nga autorė tė veēantė u bėnė pėrpjekje edhe pėr kodifikimin e pjesshėm tė saj, duke hartuar dhe botuar dy fjalorė shpjegues pėr termat e artilerisė dhe termat taktiko-operativė. Kėto pėrpjekje vijuan pa ndėrprerje sidomos nė vitet ‘80-tė e nė vazhdim. Krahas studimeve teorike nė kėtė fushė, nė Akademinė e Mbrojtjes filloi puna e organizuar shkencore pėr pėrpunimin sistemor, shqipėrimin dhe kodifikimin tėrėsor tė terminologjisė ushtarake, duke i dhėnė asaj fytyrė kombėtare. Pėr kėtė qėllim u vol letėrsia ushtarake nga rilindja deri nė ditėt tona dhe u
ndėrtua njė kartotekė shkencore me rreth 200.000 skeda. Mbi kėtė bazė, me komisione specialistėsh e gjuhėtarėsh, qoftė edhe nga autorė tė veēantė, janė hartuar deri tani 25 fjalorė dy e shumėgjuhėsh, qė rrokin rreth 67.000 njėsi terminologjike, prej tė cilėve 22 janė nė dorė tė lexuesit ushtarak (shih listėn) dhe 3 ende nuk janė botuar. Ndėrkohė ėshtė punuar pėr hartimin e serisė sė fjalorėve shpjegues tė termave ushtarakė, por ende nuk kanė gjetur dritėn e botimit pėr shkaqe financiare. Ky fond termash pėrbėn njė rezervė tė konsiderueshme pėr pasurimin e mėtejshėm tė Fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe nė njė ribotim tė ardhshėm, sidomos me shkurtesa. Nė Fjalorin e shqipes sė sotme (2002) nga fusha e leksikut dhe e terminologjisė ushtarake janė pėrfshirė mbi 2.000 fjalė e terma, nga tė cilat 700 fjalė shėnuese dhe 1300 togfjalėsha. Po ashtu janė botuar njė varg artikujsh shkencorė pėr problemet e terminologjisė ushtarake nė Revistat: “Gjuha Jonė”, “Studime
filologjike”, “Perla”, ”Mbrojtja”, “Detaria”, nė Revistėn Ushtarake dhe nė gazeta. Kėsaj pune i ka prirė edhe studimi monografik “Terminologjia ushtarake e shqipes”, botuar nė vitin 1993.
Si rrjedhim i kėsaj pune tė kryer, mund tė themi me bindje se termimologjia ushtarake e shqipes ka marrė fizonomi tė plotė kombėtare dhe pasqyron nė vetvete tė gjitha zhvillimet qė kanė ndodhur nė fushėn e mbrojtjes dhe tė modernizimit tė FA. Megjithatė, puna e bėrė deri tani pėr shqipėrimin e saj nuk duhet vėshtruar si detyrė e pėrfunduar. Terminologjia jonė ushtarake ka ende nė pėrbėrje terma tė huaj tė panevojshėm, qė vijojnė tė pėrdoren si sinonime tė termave tė rinj tė shqipėruar; ka gjithashtu edhe ndonjė term tė papėrshtatshėm. Aty-kėtu vihen re edhe ngurrime nga disa organe e kuadro tė veēantė pėr tė pėrdorur terminologjinė ushtarake shqipe dhe normėn e njėsuar tė saj.
Pastaj, krahas huazimeve tė mėparshme tė panevojshme e plotėsisht tė zėvendėsueshme me fjalė tė shqipes, vitet e fundit nė terminologjinė tonė ushtarake vėrehet depėrtimi i anglicizmave vend e pa vend dhe prirja e shtimit tė tyre (si fusha mė e ndikueshme nė kuadrin e NATO-s), madje edhe e neolatinizmave tė tjerė nėpėrmjet anglishtes. Tė tillė janė, p.sh. brifing (pėr instruktim, trajtesė informim), fidbek (pėr 1. rikthim, 2. lidhje e kundėrt), impakt (pėr 1. ndikim, 2. goditje), lidership (pėr udhėheqje, drejtim), lider (pėr drejtues, udhėheqės), kamping (pėr fushim), menaxhim e menaxher (pėr administrim e administrator), staf (pėr shtab, organ, ekip), implementoj (pėr zbatoj, realizoj, pėrmbush), task force (pėr forcė operative), e shumė tė tjerė, si dhe tė neolatinizmave: interaktivitet e interoperativitet (pėr ndėrveprim), komunalitet (pėr pėrbashkėsim a njėsim i modeleve tė armatimit), obligim(pėr detyrim), primar (pėr parėsor a nė plan tė parė), operacional
(pėr operativ), aset (pėr mjete e pajisje), atraktiv (pėr joshės, tėrheqės), alokim (pėr ndarje e fondeve), prioritete (pėr pėrparėsi), duel (pėr dyluftim), prezencė e prezent (pėr prani e i pranishėm), komponent (pėr pėrbėrės), superioritet (pėr epėrsi), konfuzion (pėr pėshtjellim, rrėmujė), rezistencė (pėr qėndresė), influencoj (pėr ndikoj), marr nė konsideratė (pėr marr parasysh), fleksibėl (pėr elastik), multinacional (pėr shumėkombėsh-e), inflitrim (pėr depėrtim, ndėrfutje), eksfiltrim (pėr dalje nga rendimi i luftimit) etj.
Kėta terma e shumė tė tjerė qė po futen pa kriter nė ligjėrimin e pėrditshėm, nė dokumentet e rėndėsishme zyrtare e sidomos nė organet e shtypit ushtarak, nuk janė as ndėrkombėtarizma, as tė karakterit teknik e teknologjik pėr tė cilat do tė mund tė ndihej nevoja nė terminologji, si b.f. radar, sonar, lazer, kompjuter, internet, bit etj.. Kjo dukuri shpegohet me faktin se oficerėt shqiptarė vitet e fundit kanė kryer nė nėnyrė masive dhe vazhdojnė tė kryejnė nė kuadrin e NATO-s akademitė e shtabeve tė larta dhe kurse disamujore tė anglishtes nė SHBA, Kanada, Angli, Francė, Holandė, Itali, Greqi dhe Turqi. Tė ndikuar nga trysnia e anglishtes, tė cilėn oficerėt tanė e pėrdorin dendur nė takimet e shpeshta dhe nė stėrvitjet e parbashkėta tė NATO-s nė territorin shqiptar dhe nė shtetet partnere, dhe duke mos njohur mirė gjuhėn shqipe, ata futin nė masė anglicizma nė terminologjinė ushtarake tė shqipes (shumė mė tepėr nga ē’qenė futur dikur rusizmat nė vitet ’50, ’60-tė tė
shek. XX) dhe ushtrojnė trysni pėr pėrdorimin e tyre me pretekste nga mė tė ndryshmet. Kjo trysni dhe konceptet e shtrembra lidhur me terminologjinė ushtarake kombėtare, ēka ėshtė njė hap prapa lidhur me punėn e bėrė, siē u referua mė lart, pėrbėjnė njė dukuri negative, qė duhet mėnjanuar sa mė parė nga institucionet mėsimore, shkencore dhe administrative tė Ushtrisė sonė.
Kėrkesa pėr njė normė tė pėrcaktuar e tė njėsuar ėshtė themelore pėr terminologjinė ushtarake. Nė kohėn tonė terminologjia ushtarake e shqipes po merr gjithjnjė e mė shumė karakter tė qėndrueshėm, tė pėrcaktuar. Megjithatė, nė disa raste ajo paraqitet ende e lėkundshme, e panjėsuar. Kjo ėshtė njė dukuri krejt e papėlqyeshme nė terminologji, veēanėrisht nė terminologjinė ushtarake, ku kėrkohet pėrpikėri e lartė nė tė gjitha format e komunikimit. Ēdo luhatje nė kėtė fushė ėshtė me pasoja. Prandaj ajo duhet ngulitur e zbatuar me rreptėsi nė tėrė veprimtarinė ushtarake tė FA. Pėr t’u dhėnė zgjidhje problemeve dhe pyetjeve qė lindin nė kėtė fushė tė terminologjisė dhe pėr tė mbikėqyrur zbatimin e normės termiologjike nė tė gjitha botimet ushtarake, njė rol tė rėndėsishėm ka luajtur edhe shėrbimi kėshillimor terminologjik i Ushtrisė.
Prania e njė sasie mjaft tė madhe njėsish leksikore tė shkurtuara pėrbėn njė nga tiparet mė karakteristike tė leksikut dhe tė terminologjisė ushtarake. Shkurtesat gjejnė njė pėrdorim tė gjerė nė ligjėrimin e ushtarakėve, sidomos nė dokumentet qė hartojnė, ku kėrkesa e shkurtesisė dhe e ngjeshjes (dendėsimit) sė informacionit ėshtė mbizotėruese. Kjo shpjegohet si me zhvillimin e lartė tė teknikės sė informacionit nė kohėn tonė, ashtu edhe me vetė natyrėn e karakterit dinamik tė veprimeve luftarake, tė cilat zhvillohen me shpejtėsi tė madhe e tė rrufeshme, ku ekonomizimi i kohės dhe fshehtėsia e drejtimit dhe e zhvillimit tė tyre marrin rėndėsi tė veēantė. Prandaj mbledhja, sistemimi dhe studimi i ligjėsive tė ndėrtimit dhe funksionimit tė shkurtesave ushtarake ėshtė domosdoshmėri nė kėtė fushė. Tė gjithė fjalorėt terminologjikė ushtarakė qė janė botuar gjer tani, janė pajisur me shtojca tė shkurtesave pėrkatėse. Gjithashtu ėshtė botuar njė fjalor i shkurtesave dhe i
akronimeve tė NATO-s nė gjuhėn shqipe (1999) me 8.000 shkurtesa e akronime.
Nisur nga dinamika e zhvillimit tė fondit leksikor, e ndryshimeve nė pėrmbajtjen kuptimore tė termave, e mėnyrave dhe e mjeteve tė formimit tė tyre, e klasifikimit tė termave tė huazuar dhe e rrugėve tė ndjekura pėr shqipėrimin e tyre, mund tė pėrcaktojmė edhe prirjet kryesore nė zhvillimin e sistemit tė terminologjisė ushtarake nė kohėn tonė, siē janė: prirja drejt pėrsosjes sė sistemit tė tanishėm tė kėsaj terminologjie, e cila nė rrafshin gjuhėsor ēon nė kufizimin e mėtejshėm tė dukurive negative tė shumėkuptimėsisė (polisemisė) dhe tė sinonimisė, d.m.th. tė dysorėve terminologjikė; prirja e forcimit tė simetrisė nė mes tė tipave fjalėformues; kjo duket mjaft mirė nė fushėn e formimeve me parashtesa tė kundėrkuptimshme e mohuese dhe me temat pėrbėrėse antonimike (p.sh. gjoksmbrojtėse-shpinėmbrojtėse, flakėhedhėse-flakėshuese etj.); prirja drejt sintetizmit, qė pasqyrohet sidomos nė formimet me ndajshtesim (me parashtesa e prapashtesa) dhe me kompozim (bashkim
temash) qė janė rrugėt kryesore pėr pasurimin e terminologjisė ushtarake me vetė mjetet e shqipes; prirja pėr tė ngritur nė terma fjalė tė leksikut tė pėrgjithshėm dhe, anasjelltas, kalimi i shumė termave ushtarakė nė leksikun e pėrgjithshėm si rezultat i pėrdorimit tė tyre edhe jashtė sferės ushtarake, ēka flet mė sė miri pėr bashkėveprimin dhe lidhjet e ngushta tė terminologjisė ushtarake me gjuhėn e pėrgjithshme letrare.
Nga analiza e bėrė pėr terminologjinė ushtarake dhe nxjerrja e pėrfundimeve tė pėrgjthshme pėr gjendjen e tanishme e prirjet e zhvillimit tė mėtejshėm tė saj, mund tė pėrcaktojmė edhe disa detyra pėr tė ardhmen, siē janė:
-Tė thellohet puna pėr pastrimin e vijueshėm tė kėsaj terminologjie, sidomos nga anglicizmat, duke vijuar hartimin e fjalorėve terminologjikė tė llojeve tė forcave, tė armėve dhe shėrbimeve dhe duke bėrė pėrpjekje sistematike pėr tė ngritur mė tej cilėsinė e tyre.
-T’i kushtohet vėmendje e veēantė studimit tė problemeve teorike qė dalin lidhur me njėsimin (standardizimin), bashkėrendimimin dhe shqipėrimin e termave, me ndėrtimin e funksionimin e sistemit tė shkurtesave dhe hartimin e fjalorėve pėrkatės, me ballafaqimin e sistemeve terminologjike etj.
-Puna pėr terminologjinė ushtarake duhet tė vijojė pa ndėrprerje. Model pėr kėtė na shėrben veprimtaria praktike e Agjencisė sė Terminologjisė Ushtarake tė NATO-s nė Bruksel, ku pėr ēdo miratim termi tė ri bėhet mbledhje plenare e Komitetit tė Pėrfaqėsuesve tė tė gjitha shteteve pjesėmarrėse nė NATO dhe pastaj pothuaj ēdo vit bėhet njotimi zyrtar nė formė broshure pėr heqjen e termave tė papėrshtatshėm dhe vendosjen e termave tė rinj. Si nė ēdo fushė tjetėr tė jetės, tė shkencės dhe tė teknikės, edhe nė ushtri ndodhin vazhdimisht ndryshime, futen nė zbatim metoda, teknika e taktika tė reja, prodhohen armė e mjete luftarake tė sofistikuara e nga mė tė pėrkryerat, tė cilat kanė terminologjitė e tyre. E kjo terminilogji e re qė do tė futet nė ushtri dhe qė do tė zgerojė mė tej sistemin e nėnsistemet e saj, ėshtė e nevojshme tė ndiqet, tė skedohet, tė studiohet dhe tė futėt nė fjalorėt pėrkatės terminologjikė, tė cilėt do tė pasurohen e do tė ribotohen pėrsėri nė tė
ardhmen. Prandaj ėshtė detyrė e pėrhershme e organeve dhe e institucioneve ushtarake qė, nė bashkėpunim tė ngushtė me sektorėt pėrkatės tė Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė, tė ndjekin hap pas hapi dinamikėn e zhvillimeve nė kėtė sferė tė terminlogjisė sė sotme shqipe.
-Tė vijojė si edhe deri tani ndjekja e kurseve dhe e seminareve tė pėrvitshme tė terminologjisė sė NATO-s, ku ne jemi tė ftuar vazhdimisht, si dhe dhėnia e leksioneve tė termonologjisė sonė ushtarake nė institucionet mėsimore e shkencore tė Ushtrisė.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: