Teoria e Evolucionit
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Teoria e Evolucionit  (Lexuar 27655 here)
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« : 09/01/08, 05:05 »
0

Teoria e Darwin'it (shqip. Darvinit) mbi pėrzgjedhjen natyrore nuk ka qenė kurrė shumė e mirė pėr tė shpjeguar risinė apo kompleksitetin e organizmave tė gjallė. Sidoqoftė, njė teori e re e "variacionit tė lehtėsuar", premton tė mbushė tė ēarat.


Marc Kirschner (shqip. Mark Kirshner) themeluesi si dhe mbajtėsi i postit drejtues tė fakultetit tė biologjisė sė sistemeve nė Harvard Medical School (Shkollėn Mjekėsore tė Harvardit) dhe John Gerhart (shqip. Xhon Gerhart), njė profesor nė shkollėn e lartė pėr studime pasuniversitare nė University of California at Berkeley (Universitetin e Kalifornisė nė Berkeley, shqip. Berkėli), qė tė dy nė ShBA, kanė qenė prej kohėsh tė shqetėsuar nga njė paradoks nė teorinė e Darwin'it mbi pėrzgjedhjen natyrore, tė cilėn krijimistėt dhe ithtarėt e Dizenjos Inteligjente (Intelligent Design) e kanė pėrdorur pėr tė hedhur dyshime mbi evolucionin si tė tėrė: Si ėshtė e mundur qė ky kompleksitet ka evoluuar nga shtimi i ndryshesave tė vockla, si ē'thuhet tė rastėsishme ?


Pėrgjigja, tė paktėn e pjesshme, ėshtė se ndryshimet nuk janė aq tė rastėsishme sa duken. "Ndonėse shkenca ka treguar se ndryshesa gjenetike ėshtė e rastėsishme, ndryshesa fenotipike nuk mund tė jetė e rastėsishme - sepse mund tė ndryshohet vetėm ajo qė tashmė ekziston" thotė Kirschner."Nuk ka kėrbishtorė me gjashtė gjymtyrė, ndonjė farė mekanizmi kufizon numrin e gjymtyrėve nė katėr, dhe atė tė gishtave nė pesė. Prapėseprapė nuk mund tė thuhet se kėto kufizime janė shumė shtrėnguese duke nxjerrė gjithēka qė nga pendėn e notimit tė balenės deri te dorėn e Artur Rubenstein'it".

Shtrėngesa e ndryshesės fenotipike, "nė vend qė tė kufizojė, mundėson me tė madhe ndryshimin evolucionar," tha Kirschner.

Si dokumentacion, Kirschner nisi tė pėrshkruajė dy shtigjet e ndryshme qė biologjia po merrte pėrreth kohės sė botimit tė The Origin of Species (shqip Prejardhja e Llojeve) tė Darwin'it: magjepsja me variacionin qė ēoi tek kopshtet zoologjike dhe muzeumet e historisė sė natyrės tė fundit tė shekullit tė 19-tė dhe fillimit tė shekullit tė 20-tė; dhe ndėrgjegjėsimin e njėkohshėm, me zhvillimin e biologjisė sė qelizave dhe embriologjisė, se shumė nga jeta nuk ėshtė e karakterizuar nga ndryshimet, por nga ngjasimet.

Tradicionalisht, tha Kirschner, biologėt e kanė krahasuar jetėn me njė kokėl argjile modelimi, "jashtėzakonisht plastike, dhe e aftė - nė sajė tė prurjeve tė shumė ndryshimeve tė vogla - tė marrė cilindo drejtim." Por kjo ėshtė njė metaforė e gabuar. Nė tė vėrtetė, jeta ėshtė mė tepėr si njė grupazh blloqesh legoje. Ashtu si me legot, blloqet themelore ndėrtuese nė biologji janė tė ngurtė dhe fare tė ngjashėm me njėri-tjetrin, por "njė variacion i gjerė strukturash mund tė ngrihen nga pjesė tė ngjashme."

Njė mėnyrė tjetėr pėr tė parė kėtė ėshtė pėrfytyrosh tė pėrpiqesh tė bėsh njė majmun tė shkruajė fjalėn "MAJMUN". Kėtė mund ta bėsh duke i dhėnė majmunit njė laps dhe njė letėr, por nuk do tė funksiononte kurrė - e gjitha qė mund tė merrje prej tij do tė ishin disa "vija dhe gėrvishtje". Por nėse do t'i jepnim njė makinė shkrimi, atėherė mund tė mbėrrije diku. Do tė merrte shumė kohė, rreth dhjetė vjet duke shtypur me ritmin e njė shtypje taste pėr sekondė njėzet e katėr orė nė ditė, por majmuni do tė mundej pėrfundimisht tė shtypte tė gjashtė germat nė radhitjen e duhur, pasi qė makina e shkrimit kufizon rezultatet e veprimeve tė tij fizike - gjithnjė germa nė vend tė shkarravitje-gėrvishtjeve. Germat kanė tė paktėn njė gjasė tė jenė tė dobishme, pjesa mė e madhe e gėrvishtjeve tė lapsit jo.

Nėse, nė vend tė njė makine shkrimi, majmuni do tė qėllonte mbi tastierėn e njė kompjuteri tė programuar me njė korrigjues automatik tė drejtshkrimit, koha qė do t'i merrte atij tė nxirrte fjalėn "MAJMUN" do tė pakėsohej me themel, prej dhjetė vjetėsh nė mbas gjase mė pak se njė ditė tė vetme. "Mė shumė shtrėngim ėshtė baras me pėrfundime mė tė dobishme," tha Kirschner. 

Gjithēka ėshtė tek koordinimi
Thelbi i sa mė sipėr ėshtė se diēka e ngjashme duket tė veprojė nė natyrė. Variacioni i lehtėsuar vepron si ai korrigjuesi automatik i drejtshkrimit nė kompjuter, duke ēuar tek "njė koordinim procesesh tė konservuara tė cilat janė shumė tė afta pėr t'u pėrshtatur dhe tė lehta nė rrethana qė kėrkojnė ndryshim".

Kėqyr evolucionin e gjymtyrėve. Ndėr kėrbishtorė, thotė Kirschner, gjymtyrėt mund tė jenė "aq tė ndryshuar sa  flatrat e njė albatrosi, thundrat e njė antilope, dhe kthetrat e njė tigri." Si mund tė evoluonte njė mori e tillė nga variacione tė vogla e tė rastėsishme ? Duke pasur njėfarė logjike nė variacion, thotė Kirschner, diēka "gjeniale, tė thjeshtė dhe qė fal."

Kompleksiteti nė organizmat shumėqelizorė - ndryshimet dhe pėrsosja e formės sė sqepit, pigmentimit, strukturės sė nofullės, formimit tė gjymtyrėve - mund tė shpjegohet, thotė ai, pėrmes forcave tė pėrfshira nė "ndryshimin e kohės dhe shtrirjes sė njė procesi mė tepėr se sa nė krijimin e njė procesi tė ri. Forcat janė ato qė janė zbuluar kohėt e fundit nė fushėn e biologjisė molekulare, si nė frenimin e prapaveprimit tė gjeneve, dhe nė fushėn e biologjisė sė zhvillimit, si nė morfogjenezėn e indeve. Ato ndihmojnė pėr tė shpjeguar faktin befasues qė gjenoma njerėzore nuk ėshtė shumė mė e madhe se gjenoma e njė bretkose apo e njė mize frutash. Ndryshimet e mėdha midis kėtyre organizmave nuk shpjegohen me numrin e gjeneve por nga si kėto janė formuluar.

"Nė organizmat shumėqelizorė, ca gjene tė njėjta pėrdoren nė ndėrvarėsi tė ndryshme. Organizmi e ka ēliruar veten nga ndonjė kėrkesė qė ēdo gjen tė duhej tė vepronte nė tė njėjtėn mėnyrė nė cilindo rajon anatomik", thotė Kirschner. Pėr teorinė e evolucionit kjo do tė thotė se ndonėse variacionet nė gjene mund tė jenė tė vockla, ato mund tė ēojnė nė ndryshime tė mėdha nė fenotip - dhe ndryshime tė mėdha nė pamjen dhe sjelljen e organizmave tė ndėrlikuar.

Kirschner thotė se kuptimi modern i zhvillimit embrional mund tė ndihmojė nė shpjegimin e sesi funksionon variacioni i lehtėsuar. "Zhvillimi embrional ėshtė i mbushur me lloje qelizash qė kanė mundėsi dhe hapėsira tė shumėfishta zgjedhjeje, si kreshta nervore qė mund tė formojė kėrce, nerv, dhe pigment. Kėshtu, ndryshimet nė formėn e sqepit, pigment apo strukturėn e nofullės mund tė ndodhin lehtė duke ndryshuar kohėzgjatjen dhe shtrirjen e njė procesi mė tepėr se sa nė krijimin e njė procesi tė ri" thotė ai. Me fjalė tė tjera, gjeni vetė nuk ka nevojė tė jetė i ndryshėm; ajo qė ndryshon ėshtė koordinimi kohor ose pozicioni i formulimit tė gjeneve.
Teoria e variacionit tė lehtėsuar, si ē'pėrvijohet nė librin The Plausibility of Life: Resolving Darwin's Dilemma (shqip Gjasa e jetės: Duke zgjidhur dilemėn e Darvinit) tė Marc Kirschner dhe John Gerhart, ėshtė njė mėnyrė e re e strukturimit tė dy shtyllave tė teorisė sė evolucionit tė Darvinit, pėrzgjedhjes natyrore dhe gjenetikės, sipas Kirschner.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 09/01/08, 05:05 »
0

Formimi i jetės: Gara e armėve biologjike


Pas formave dhe ngjyrave tė bukura tė guaskave gjendet historia e sesi njė grup kafshėsh tė quajtura butakė evoluuan nė mėnyrė qė tė mbijetonin. Shumėllojshmėria e gjerė e butakėve pėrfshin gocat e detit, stridhat, kėrmijtė, midhjet, kallamarėt dhe tetėkėmbėshat.



Guaska (foto Miva Merchant)
 
Fjala butak vjen nga fjala "butė", njė pėrshkrim i mirė i trupave tė tultė tė kėtij grupi. Natyrisht, nė njė oqean tė mbushur me grabitqarė, njė trup i butė hahet kollaj. Butakėt e parė qė zhvilluan njė guall tė fortė jo vetėm qė arritėn tė mbijetonin por gjithashtu arritėn tė nisnin njė betejė gjithnjė e nė rritje, tė vjetėr 500 milionė vjeēare, midis atyre vetė dhe grabitqarėve tė tyre.

(vijon nga Formimi i jetės: Nga uji nė tokė)



Oklonjė (foto manandmollusc.net)
 
Butakėt kanė mbijetuar pėrmes mijėvjeēarėve duke pasur njė plan trupor me aftėsi jashtėzakonisht pėrshtatėse. Njė shembull janė oklonjat (nautilusit) e sotshėm. Tė parėt e oklonjave evoluuan guaska pluskuese, njė veēori qė i lejoi ata tė ngrihen nga fundi i detit dhe tė bėhen grabitqarė notues tė njohur si kėmbėkokėsa (cefalopodė). Para miliona vjetėsh kėta nautiloidė tė mėdhenj mbizotėronin oqeanet. Sot, kanė mbetur vetėm disa lloje pasardhėsish tė tyre.



Kallamar (fig. casabloga.com)
 
Ndėrsa ēdo brez luftonte kundėr grabitqarėsh gjithnjė e mė tė zgjuar si kėrbishtorėt, kėmbėkokėsit mblodhėn gjithnjė e mė tepėr risi tė stėrholluara pėrgjatė evolucionit. Njė pėrshtatje ishte nė shpejtėsinė. Nė krijesa si kallamarėt, guaska u bė mė e vogėl, u zhvendos brenda trupit dhe gati u zhduk.



Sepje (foto Nodi Marinari)
 
Njė pėrshtatje tjetėr u bė nė fuqinė trunore. Tetėkėmbėshat dhe sepjet mendojnė, mėsojnė dhe kundėrveprojnė ne mjediset e tyre nė mėnyra tė tilla nė tė cilat vetėm kėrbishtorėt mund t'ua kalojnė. Nėse ke njė trup tė butė pa zhguall nė mes tė oqeanit, ėshtė e qartė qė tė jesh i zgjuar ėshtė njė strategji qė ia vlen pėr tė mbijetuar.

"Tė gjithė organizmat i nėnshtrohen njė gare armėsh. Kemi bakteret dhe antibiotikėt, kjo ėshtė njė lloj gare armėsh. Kemi guaska dhe grabitqarė guaska-thyes, kjo ėshtė njė garė klasike armėsh. Ēdo gjė nė biologji ėshtė nė tė vėrtetė njė garė armėsh" thotė biologu i evolucionit Geerat Vermeij.

Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #2 : 09/01/08, 05:05 »
0

Formimi i jetės: Nga uji nė tokė


Para qindra milionė vjetėsh, jeta kafshėrore ishte e pranishme vetėm nė oqeane. Pastaj, rreth 400 milionė vjet mė parė, tragėt fosilore na sugjerojnė se njė kafshė e quajtur euripterid (eurypterid) la ujin pėr tė ecur nė tokė. Ndoshta po u ikte armiqve, ndoshta po kėrkonte pėr ndonjė ushqim tė kollajtė, ose ndoshta po kėrkonte pėr njė vend tė sigurt ku tė lėshonte vezėt e saj.

(Vijon nga Gjuetari i parė)


Euripterid, fig. unmc.edu
Euripteridėt ishin anėtarė tė njė grupi mė tė madh qė do tė pushtonte tokėn herė pas here -- njė grup i njohur si nyjorė (artropodė). Karakterizuar nga trupa tė segmentuar, gjymtyrė tė lidhura me kyēe dhe guall tė fortė, nyjorėt pėrbėjnė 80% tė llojeve tė kafshėve qė jetojnė sot. Shumė prej tyre i njohim, si gaforret, karavidhet dhe natyrisht, kandrrat.

Paleontologjistėt kanė zbuluar kohėt e fundit se nyjorėt pushtuan tokėn jo njė herė por shumė herė. Dėshmitė fosilore tregojnė se grupe tė ndryshme tė kandrrave, shumėkėmbėshave dhe njėqindkėmbėshave, merimangave dhe akrepave -- tė gjithė zbritėn vetė nė breg nė kohė tė pangjashme.

Me shtojca tė pėrshtatura pėr tė ecur, marrė frymė, ndukur, ndjerė dhe sė fundi fluturuar, nyjorėt kanė arritur suksese mahnitėse nė stere. Vėrtetė, krijimi i fluturimit ishte njė akt i shkėlqyeshėm heroik i nyjorėve tė degės sė kandrrave dhe ndoshta pėrshtatja mė e rėndėsishme qė i lejoi ata tė mbizotėronin pėrfundimisht ēdo sistem tė banueshėm ekologjik mbi Tokė.

I ndėrtuar pėr tė lėvizur

Nė laboratorin e tij nė Universitetin e Kalifornisė, Bėrkli (University of California, Berkeley), biologu Robert Full pėrdor pajisje qė shpesh zbatohen pėr tė studiuar lėvizjen e atletėve tė Lojėrave Olimpike. Duke pasur pėr subjekt nyjorėt nė vend tė atletėve Full ka vėzhguar se kėto tė parėt janė mjeshtėr nė lėvizje. Ata vrapojnė me tė shpejtė nėpėr terrene tė vėshtira, dhe disa lėvizin jashtėzakonisht shpejt. (Laboratori i tij zbuloi se kacabuni amerikan ėshtė njėri prej kandrrave me tė shpejtė tė botės.)

Pasi analizoi lėvizjet e kėtyre kafshėve, Full zbuloi se plani trupor i nyjorit ėshtė i paracaktuar pėr lėvizje tė frytshme dhe tė ekuilibruara. Gjymtyrėt e ndara nė segmente tė lidhura me kyēe shėrbejnė si susta, mbajtėse dhe tronditjeshues pėr kafshėn. Kur ecin apo vrapojnė, shumė nyjorė mbajnė tre kėmbė nė tokė njėherazi, gjė qė i bėn ata tė jenė nė mėnyrė tė posaēme tė ekuilibruar. (Njė stol tre-kėmbėsh nuk tundet kurrė).
Ai zbuloi gjithashtu se lėvizja kėrkon shumė pak fuqi mendore, duke i lejuar sistemit tė thjeshtė nervor tė kėsaj krijese aftėsinė pėr t'u pėrqendruar nė detyra mė tė ndėrlikuara.
Full ka ndihmuar gjithashtu vizatuesit e filmit vizatimor A Bug's Life (Jetė kandrre) tė Disney't (Diznit) t'i bėjnė lėvizjet e karaktereve tė tyre tė duken sa mė tė gjalla. Dhe inxhinierėt kanė shfrytėzuar hulumtimet e Full'it pėr tė ndėrtuar robotė nėnujorė qė lėvizin si nyjorėt.

Mė tej: Formimi i jetės: Gara e armėve biologjike
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #3 : 09/01/08, 05:05 »
0

Formimi i jetės: Gjuetari i parė


Mėnyra mė e mirė pėr tė gjetur ushqim ėshtė tė dalėsh e tė gjuash pėr tė. Por qė tė gjuash duhet mė parė tė jesh nė gjendje tė lėvizėsh pėrpara. Dhe qė tė lėvizėsh pėrpara duhet zakonisht njė kokė me organe shqisore dy e nga dy pėr tė ditur se ku po shkon, kjo bashkėngjitur njė trupi simetrik pėr tė tė ēuar atje ku don.

(vijon nga I pari qė lėvizi)


Shkencėtarėt besojnė se njė kafshė e ngjashme me krimbin petashuq ishte krijesa e parė qė zhvilloi njė kokė, tru, shqisa ēifte dhe njė bisht, i pari qė lėvizi pėrpara dhe kėshtu i pari qė gjuajti pėr ushqim dhe pėr partner. Ky pėrparim i madh nė formėn trupore iu dhuroi kėtyre krijesave pėrparėsi tė mėdha ndaj kafshėve tė cilat nuk mund tė bėnin mė tepėr se tė rrinin e tė prisnin qė ushqimi tė pluskonte pėr tek to, si p.sh. sfungjerėt dhe polipėt, ose thjeshtė duke rrahur ujin pa planifikim nė kėrkim tė ushqimit, si p.sh. kandili i detit.



Pėrfaqėsuesit modernė tė kėtij kompozimi tė lashtė udhėhapės janė krimbat petashuqė - njė grup kafshėsh tė phylum Platyhelminthe. Ky grup i palavdėruar pėrfshin kafshė tė tilla si planaria e ujėrave tė ėmbla, polikladėt psikodelikė tė detit dhe shiritat parazitė e krimbat parazitė tė mėlēisė. Platihelmintėt ndoshta nuk janė me famė por ato nuk janė aspak tė rrallė. Sot jetojnė e ja ēojnė mirė rreth 20 000 lloje krimbash petashuqė, nė mjedise me ujė tė ėmbėl dhe tė kripur si dhe nė rrėza tė tjera me lagėshtirė, si brenda kafshėsh tė tjera.



Fosile krimbash petashuqė


Fatmirėsisht pėr shkencėtarin Whitey Hagadorn (shqip. Uiti Hegėdorn), tabani i detit i 540 milionė vjetėve mė parė ėshtė hasur nė malet Inyo (Inyo Mountains) nė California (Kalifornia) tė SHBA-sė, midis parqeve kombėtare tė Kings Canyon (Kings Kenjon = Gryka e Thiktė e Mbretit) dhe Death Valley (Deth Velli = Lugina e Vdekur). Hagadon kėrkon pėr gjurmė tė imėta nė shkėmbinj, qė mendon tė jenė dėshmi e disa kafshėve tė hershme qė ishin nė gjendje tė bėnin pėrpara -- kafshė tė ngjashme me krimbat e sotėm petashuqė.





Fosile tragje krimbash (fig. PBS, Sea Studios Foundation)
 
"Para rreth 565 milionė vjetėsh ka pasur njė farė revolucioni nė planin trupor tė kafshėve. Organizmat pėr herė tė parė u bėnė tė afta pėr tė lėvizur me pėlqimin e vet sipas njė mėnyre me synim tė caktuar. Kėtė e dimė pasi mund ta shohim nė fosilet e gjurmėve tė tyre. Duke parė kėtė tragė, mund tė themi me siguri qė cilado qoftė ajo qė e la atė, ka pasur aftėsinė tė zhvendosė fundėrri. Pėrpara kėsaj kohe, nuk ka pasur shumė gjėra qė mund ta bėnin kėtė."


Nėse krimbi i lashtė e dinte se po lėvizte, Hagadon'i dhe shokėt e tij shkencėtarė vijnė nė pėrfundimin se atėherė ka shumė tė ngjarė qė ai kishte nė zotėrim njė ballė apo kokė, ishte i pajisur me shqisa tė fiksuara nė kokė duke lehtėsuar lėvizjen pėrpara, dhe ka shumė gjasa tė na paraqiste trurin e parė primitiv.


Vijon me: Nga uji nė tokė
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #4 : 09/01/08, 05:05 »
0

Formimi i jetės: I pari qė lėvizi


Kur ne sjellim ndėrmend kafshėt, kemi parasysh lėvizjen. Nė mėnyrė tė paparamendueshme, baleti i gjithfarė dhe i hijshėm i kafshės mund tė ketė nisur me knidarianėt (lat. fam. Cnidaria), njė grup qė pėrfshin koralet, fillikatet e detit, pendat e detit dhe kandilėt e detit. Tė gjithė kėto kafshė, me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, kanė nerva dhe muskuj. Meqėnėse knidarianėt janė kafshėt mė tė thjeshta qė zotėrojnė kėtė kompleksitet atėherė ka shumė tė ngjarė qė stėrgjyshėrit e tyre tė drejtpėrdrejtė duhet tė kenė qenė kafshėt e para ndonjėherė qė kanė lidhur fuqinė e nervave dhe muskujve sė bashku, duke i lejuar ata tė lėviznin dhe tė shfaqnin njė mėnyrė tė sjelluri qė tė binte ndėr sy.

(Vijon nga Kafsha e parė)

Knidarianėt janė kafshėt e para me njė trup tė vėrtetė me njė formė dhe kallėp tė pėrcaktuar. Pjesa mė e madhe e tyre pėrmbajnė kėmbėnofuj me qeliza thumbuese tė pėrdorura pėr tė kapur preun. Thumbimi i knidarianėve vjen nga fuzhnja tė imėta, shpesh helmuese tė quajtura nematoēiste. Tė shkrehura nga prekja apo disa lloj kimikalesh, nematoēistet shtiejnė si vetėtimė qelizat thumbuese.





Kandil deti
 
Biologu Jack Costello (Xhek Kostelo) i Providence College (Kolegji i Largpamjes) nė SHBA ka shpenzuar vite duke studiuar kandilin e detit. Ai ka gjetur se pavarėsisht nga fakti se kandilėt e detit lėvizin pothuajse vazhdimisht, ata nuk duken tė shkojnė gjėkundi. Kandilėt e detit harxhojnė njė sasi tė pamasė energjie duke krijuar vetėm rrahje. Pastaj, pėrse duhet tė notonin tėrė kohės?


Costello pyeste gjithashtu veten se pėrse kėto krijesa zotėrojnė njė formė qė duket kaq joefikase pėr tė notuar. "Ajo formė disku tė rrumbullakėt ėshtė ndoshta mė tepėr joefikase pėr tė ecur pėrpara nga se ē'mund ta marrim me mend."


Pastaj atij i erdhi ndėr mend -- mos ndoshta ka tė bėjė mė tepėr me rrahje se me forcė tė thjeshtė shtytėse. Duke shtuar rruaza tė imėta pluskuese qė nuk shkaktonin ndonjė dėm nė njė akuarium kandilėsh tė rinj deti, Costello gjurmoi dhe videoregjistroi mostrėn rrjedhėse tė ujit pėrqark kėtyre kafshėve qė kryenin rrahje. Ai zbuloi se rrjedha e krijuar nė tė vėrtetė i tėrhiqte tė gjitha rruazat drejt e pėr nė sipėrfaqet kapėse dhe gojė. "Ky trup tė cilin ne e mendojmė si tė keq apo joefikas pėr tė ecur pėrparara ėshtė, nė tė vėrtetė, tepėr efikas pėr tė krijuar rrjedhėn qė i lejon kėto kafshė tė ushqehen."
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #5 : 09/01/08, 05:05 »
0

Formimi i jetės: Kafsha e parė

Pėr herė tė parė fare, shkencėtarėt besojnė se kanė mbledhur dėshmi tė konsiderueshme qė tė drejtonė tek njė grup i vetėm krijesash kafshore prej tė cilave rrodhėn tė gjithė kafshėt, pėrfshirė edhe njerėzit. Studiues si Cristina Diaz dhe Mitch Sogin mendojnė se ky grup janė sfungjerėt.

Sfungjerėt, anėtarė tė phylum (trungut) Porifera, konsiderohen sot si trungu mė i vjetėr kafshėsh qė jetojnė akoma. Emri Porifera do tė thotė "porepasės" latinisht.

Dikur tė konsideruara si bimė, sfungjerėt nxjerrin nė pah tipare tė veēanta "kafshėrore" -- si qeliza sportive tė shumėfishspecializuara qė punojnė sė bashku dhe komunikojnė me njėra-tjetrėn nė njė mėnyrė tė veēantė kafshėrore. Ata janė kafshėt e vetme tė cilat nėse copėtohen deri nė nivelin e hojėzave tė tyre janė nė gjendje qė nė mėnyrė mrekullore tė ngjisin sėrish vetveten dhe tė kthehen sėrish nė jetė. Kėto krijesa qė nė pamje duken tė pajetė janė gjithashtu pompa tė shkėlqyera qė filtrojnė tonelata me ujė vetėm pėr tė vjelur disa grima ushqimi mikroskopik.






 
Po nga e dimė ne se sfungjerėt janė stėrgjyshėrit tanė ? Ka dalur qė tė gjithė organizmat nė gjenet e tyre bartin tė dhėna mbi historinė e tyre evolucionare -- njė grupazh tė veēantė ndryshimesh tė pėrvetėsuara gjenetike tė pėrcjellura pėrmes brezash tė panumėrt. Ky fakt lejoi Mitch Sogin tė krahasojė dhe ballafaqojė grupazhe tė caktuara diferencash gjenetike ndėr kafshė.


Sogin e kreu zbulimin e tij duke shkėputur DNA nga njė sfungjer dhe hetuar njė gjen tė pėrbashkėt pėr tė gjithė kafshėt. Pas sekuencimit me kujdes tė kėtij gjeni, ai krahasoi sekuencėn e nukleotideve tė tij (tė pėrfaqėsuar nga germa) me atė tė tė njėjtit gjen nė kafshėt e tjera si krimbat, gjitarėt, insektet etj.. Njė ndryshesė e vogėl e kėtij gjeni ndėr grupe tė ndryshme kafshėsh do tė thonte se kėto grupe kanė lidhje tė afėrta ndėrsa ndryshesat e mėdha do tė pėrfaqėsonin njė lidhje mė tė largėt. Pasi i krahasoi tė gjitha grupet, Sogin piketoi njė pemė familjeje tė evolucionit, duke ditur qė kafshėt nė bazėn e pemės do tė ishin stėrgjyshėrit tanė mė tė vjetėr. Ai zbuloi se sfungjerėt me tė vėrtetė, ishin grupi mė bazor qė duhet tė kenė hedhur themelet pėr tėrė jetėn kafshore qė ndoqi. "Sfungjeri ishte kafsha e parė e skicuar gjenetikisht pėr t'u pėrhapur," thotė Sogin. "Tė gjithė kafshėt janė tė bazuara nė tė njėjtėn skicė."
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #6 : 09/01/08, 05:05 »
0

Rrymat fetare mohojnė shkencėn bashkėkohore. Para sė gjithash nė SHBA po forcohet gjithnjė e mė tepėr njė lėvizje, pėr tė cilėn njė teori mbi njė histori tė ndėrlikuar zhvillimi tė jetės - Teoria e Evolucionit - nuk vlen dy lekė. Kjo lėvizje bėn propagandė tė madhe mbi krijimin nė mėnyrė tė planifikuar tė jetės, brenda pak ditėsh, nga Krijuesi.

Nė vend tė njė zhvillimi disa miliona vjeēar, njeriu qenka krijuar brenda njė dite tė vetme.



Charles Darwin sharlatan ?

Edhe qeniet e tjera tė gjalla, sipas kėsaj teze fetare, u krijuan sa mbyll e ēel sytė. Pėr shembull trajtat e shumėllojshme tė kandrrave, sipas tyre, nuk janė pasoja tė pėrshtatjes dhe pėrzgjedhjes.
Citate fjalė pėr fjalė nga interpretime tė Biblės apo Kuranit na u dashka tė zėvendėsojnė librin e biologjisė. Tregimi mbi Krijmin e jetės dhe tė botės brenda shtatė ditėve na qenka njė pėrshkrim me pėrpikmėri tė madhe.
Gjysma e amerikanėve janė tė bindur se Teoria e Evolucionit ėshtė shejtanķ dhe se Charles Darwin'i ėshtė njė sharlatan.


Nėse u besohet krijimistėve atėherė Toka u krijua si prodhim i gatshėm para rreth 6 000 vjetėsh. Planeti ynė nuk paska ndryshuar aspak qė nga krijimi, as kontinentet dhe oqeanet. Ndonjė rrjedhė gjeologjike nuk paska pasur. Nė kundėrshtim me njohuritė e shkencave tė Tokės, Alpeve nuk iu deshėn miliona vjet pėr tė marrė trajtėn e sotme por vetėm disa orė. Nė botėn e krijimistėve tė gjithė kafshėt janė krijuar nė tė njėjtėn kohė. Edhe kjo e pambėshtetur nga njohuritė shkencore. Vetė njeriu paska jetuar nė tė njėjtėn kohė me gjigandėt parahistorikė si dinozaurėt.


Fosilet si dėshmitarė tė Pėrmbytjes sė Botės


Por idili nuk zgjati pėrgjithmonė. Banorėt mėkatarė tė Tokės ngjallėn zemėrimin e Krijuesit dhe duhej tė dėnoheshin me njė gjėmė shkretuese. Por po tė interpretojmė fjalė pėr fjalė Biblėn, u arrit tė shpėtohej nga njė ēift prej secilit lloj kafshėsh. Arka e Nuės i paska ofruar shpėtim edhe vetė dinozaurėve, tė cilėt janė mbartur si vezė. Pastaj erdhi Vėrshimi i Ujit. Ky bėri pamėshirshėm kėrdinė dhe ndryshoi pėrgjithmonė faqen e dheut. Vetėm nėn mbrojtjen e Arkės arriti jeta tė ia dalė tejetej. Pėrveē Arkės, gjithēka tjetėr u asgjėsua.


Kėshtu krijimistėt i shpjegojnė fosilet, gjetjet kockore nga kohėt parahistorike; si dėshmitarė tė kėsaj gjėme. Kockat qenkan kthyer nė gurė pėrbrenda 4 000 vjetėsh qė nga Pėrmbytja e Botės. Sipas bindjeve shkencore kjo merr tė paktėn 10 000 vjet, shpesh mė tepėr. Kockat e dinozaurėve, nė thelb dėshmi tė qarta tė evolucionit, shndėrrohen nė dėshmitarė tė Pėrmbytjes sė Botės. Njė skenar qė t'i ngre qimet e kokės pėrpjetė, i cili shpėrfill njohuritė themelore tė gjeologjisė dhe biologjisė. Ajo qė mbetet ėshtė njė bindje armiqėsore ndaj shkencės, e cila duhet ngulitur me tė gjitha mjetet nė kokat e njerėzve.


Manipulime nėpėr shkolla e nė internet


Manipulime nė vend tė shqyrtimeve dhe njohjeve - njė shtjellim qė kishim menduar se e kishim lėnė pas.
Apologjetėt myslimanė pėrpiqen si e si t'u mbushin mendjen njerėzve se si Kurani na qenka shkencė dhe shkojnė deri aty sa thonė se pėr tė bėrė shkencė nuk ėshtė nevoja tė bėsh studime, hulumtime dhe eksperimente por do tė mjaftonte tė studioje Kuranin pasi tė gjitha pėrgjigjet na qenkan aty.
Propaganda e kėsaj lėvizjeje tė re apologjetėsh myslimanė ėshtė pėrhapur mė tė madhe edhe nė atė pjesė tė internetit qė flet shqip. Pėrveēse kanė bėrė plot faqe shqipe nė internet, apologjetėt nuk kanė lėnė vend e kuvend pa u futur, konkretisht kėtu tek revista Rruzull kanė dhėnė njė sėrė pėrgjigjesh nė Kuvendin e revistės si dhe pas shkrimeve qė bien ndesh me botėkuptimin e tyre apo qė nuk u shkojnė pėr shtat, si ē'ėshtė rasti i kėtij shkrimi. Shumė tė tillė nuk ngurojnė tė kėrcėnojnė edhe nė emėr tė Zotit. Kėta apologjetė myslimano-shqiptarė kanė nė dispozicion njė burim jo tė vogėl propagandik shkrimesh tė pėrkthyera nė shqip nga arabishtja apo turqishtja.


Meqėnėse nuk kam mundur tė vėj re akoma ndonjė konflikt tė hapur midis kėsaj lėvizjeje tė re apologjetėsh dhe rrjedhės tradicionale myslimane, nuk di tė them nėse bėhet fjalė pėr ndonjė lėvizje qė kėrkon tė shkėputet nga myslimanizmi tradicional pėr tė krijuar njė degė tė re fetare, nė po tė njėjtėn mėnyrė si protestanizmi. Vlen tė thuhet se lėvizja e apologjetėve myslimanė mund tė sjellė njė pėrparim pėr myslimanin e bindur pasi pėrpiqet tė shpjegojė arritjet shkencore pėrmes Kuranit, pra tė paktėn e njeh myslimanin e bindur me arritjet shkencore. Jashtė kėtij kuadri, ajo pėrbėn njė kėrcėnim pėr qytetėrimin pasi pėrpiqet ta kthejė njerėzimin edhe njėherė nė Mesjetėn e errėt fetare.


Para sė gjithash nė SHBA po shtohet trysnia politike qė krijmizmi tė pranohet gjithnjė e sa mė tepėr nė planin mėsimor tė shkollave. Pėrpjekje tė tilla janė bėrė para pak kohėsh edhe nė Itali ndėrsa nė Gjermani, krijimistėt pėrpiqen tė bėjnė pėrpara pėrmes librash qė janė bėrė gati pėr t'u futur fshehurazi nėpėr shkolla. Ēfarė po ndodhė vallė nė Shqipėri e Kosovė ?


Kemi plot shembuj nga koha e komunizmit nė Shqipėri qė tregojnė se ēfarė ndodh kur njė ideologji kthehet nė ekstremizėm.
Sidoqoftė, nė njė shkrim pasues tė kėsaj teme do tė tregohet njė shembull nga era staliniste qė tregon se ēfarė zhvillimi dramatik mund tė marrin gjėrat kur politika pėrpiqet tė ndikojė pėrfundimet shkencore pėr t'i shfrytėzuar pėr qėllimet e veta.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #7 : 09/01/08, 05:05 »
0

Dėshmi mbi evolucionin


Pėrshtatja e qenieve tė gjalla ndaj rrethanave tė reja ngjet pėrmes luhatjeve nė masėn e trashėgimisė. Kėshtuqė gjenetika mund tė na japė dėshmitė mė tė rėndėsishme pėr Teorinė e Evolucionit.

Para 400 milionė vjetėsh ngjau njė revolucion nė zhvillimin e kėrbishtorėve: Peshqit pushtojnė steren.




Evolucioni i kėrbishtorėve


Ky ishte njė proces qė rrodhi krahasimisht shpejt, pasiqė zgjati vetėm 14 milionė vjet deri nė shfaqjen e amfibėve, prej tė cilėve u mbrujtėn mė vonė zvarranikėt.


Gjetja e njė peshku me kėmbė do tė ishte njė dėshmi tjetėr e Teorisė sė Evolucionit. Gjetjet fosile kanė treguar se ka pasur me tė vėrtetė njė gjendje tė tillė tė ndėrmjetme. Zhvillimi i kėmbėve pati pasoja me ndikim tė gjerė. Tė gjithė kėrbishtorėt qė jetojnė nė stere bartin nė trupat e tyre edhe sot kėtė trashėgimi: Janė katėr gjymtyrė qė nė parim bėjnė pjesė nė strukturėn e tyre trupore.



Balena vrasėse (foto:dpa)
 
Edhe tek balenat dhe delfinėt gjymtyrėt e prapme kanė mbetur si mbeturina tė vogla brenda trupit. Zhvillimi i gjitarėve tė detit nxjerr nė shesh tė papritura tė tjera. Balenat vrasėse janė njė shembulli i mirė mbi se si vepron evolucioni. Balenat vrasėse mbahen si ujqėrit e oqeanit, njė titull qė nuk i takon vetėm pėr shkak tė sjelljeve tė sotme grabitqare por pasiqė stėrgjyshėt e tyre para miliona vjetėsh ishin gjahtarė tė ngjashėm me ujqėrit. Hapėsira e tyre e jetesės u ngushtua gjithnjė e mė tepėr, gjė qė i detyroi kėto kafshė tė ktheheshin pėrsėri nė ujė. Ata iu pėrshtatėn nė pėrgjithėsi jetės nė det dhe mbrujtėn pamjen e tyre tė jashtme tipike.


Ngjashmėri nė lėvizje


Pamja e sotme e balenave vrasėse dhe delfinėve nuk tė lė aspak tė gjesh me mend tė kaluarėn e tyre plot ngjarje. Nė shikim tė parė pamja e tyre e jashtme i ngjan krejt asaj tė njė peshku. Por nė tė vėrtetė ka shumė ndryshim. P.sh. peshqit notojnė ndryshe, ata gjarpėrojnė mespėrmes ujit. Nėse vėzhgojmė lėvizjet e notimit tė delfinit, do tė vihen re ngjashmėri shtangėse nė lėvizje me kafshėt qė jetojnė nė stere, si tek vidra.






Vidėr
Teknika e notimit e vidrės i ngjan asaj tė balenave dhe delfinėve. Nė vend tė gjarpėrimit pėrmes ujit, arrihet tė kryhet lėvizja nėpėrmjet ngritjes dhe uljes sė krejt trupit dhe tė pėrkuljes sė shtyllės kurrizore, njė metodė, tė cilėn e ka ruajtur edhe gjatė zhvendosjes nė stere. Kėtė teknikė e kanė ruajtur gjitarėt e detit qė nga koha qė bėnė hapin prapa pėr brenda nė ujė. Kėshtu, stili i notimit i balenave vrasėse ėshtė njė shembull ndėr shumė, tek i cili mund tė shquhen edhe sot e kėsaj dite gjurmėt e evolucionit.


Molekula e trashėgimisė tregon njė prejardhje tė pėrbashkėt





DNA
 
Ka njė lidhje mė tė qartė qė hallkėzon qeniet e gjalla me njėra-tjetrėn. Kafshėt nga mė tė ndryshmet, bota e madhe e bimėve dhe vetė bakteriet shfaqin njė shenjė dalluese tė prejardhjes sė tyre tė pėrbashkėt nė DNA, molekulėn e trashėgimisė. Pavarėsisht nga qenia e gjallė, nė tė cilėn ndodhet DNA, ajo ėshtė e pėrbėrė gjithnjė nga katėr elementė ndėrtimi. Mėnyra e renditjes sė kėtyre pėrbėrėsve e bėn qenien e gjallė tė jetė ajo qė ėshtė. Ndryshimet mė tė vogla nė kodin gjenetik mund tė sillnin ndryshime tė mėdha nė ndėrtimin trupor tė saj. Nga variacionet e renditjeve tė elementėve tė ndėrtimit ėshtė pėrftuar shumėllojshmėria e jetės. Nėn sundimin e kushteve tė mjedisit morėn trajtė forma jete tė cilat munden tė mbijetojnė nė njė qoshe tė ngrohtė tė Tokės sonė. Sė fundi, edhe njeriu ėshtė prodhim i kėtij evolucioni.


Krijimistėt


Para sė gjithash nė SHBA po forcohet gjithnjė e mė tepėr njė lėvizje, pėr tė cilėn njė teori mbi njė histori tė ndėrlikuar zhvillimi tė jetės si Teoria e Evolucionit nuk vlen dy lekė. Kjo lėvizje bėn propagandė tė madhe mbi krijimin nė mėnyrė tė planifikuar tė jetės, brenda pak ditėsh, nga Krijuesi
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #8 : 09/01/08, 05:05 »
0

Evolucioni dhe shumėllojshmėria

Tė kollofisėsh apo tė kollofitesh: jeta ėshtė njė luftė pėr tė mbijetuar. Tė gjitha mundėsitė shfrytėzohen plotėsisht pėr tė gjetur njė qoshe tė ngrohtė qė do tė mundėsonte ekzistencėn e vetė qenies. Ngadhėnjimtar del ai organizėm qė i ėshtė pėrshtatur mė sė miri mjedisit ku jeton.

Por kjo nuk do tė thotė se mbijetesa e individėve mė tė suksesshėm ėshtė e garantuar pėrgjithmonė, pasiqė rrethanat ndryshojnė tėrė kohės.



Pėrshtatja si mundėsi pėr tė fituar

Disa kafshė kanė zhvilluar ndėrkėmbyeshmėri gjithnjė e mė tė efektshme nė mėnyrė qė t'i bėjnė ballė rrugės sė jetės. Kėshtu pilivesa shfrytėzon njėra pas tjetrės dy hapėsira jetike. Pas njė shndėrrimi me themel pilivesa e sapokrijuar del nga krizalida, lė pas hapėsirėn jetike ujė dhe pushton ajrin. As organizmat e tjerė nuk lėnė ndonjė mundėsi shndėrrimi pa e shfrytėzuar. Shumėllojshmėria e natyrės ka pėr shkas pikėrisht kėtė ndryshim tė vazhdueshėm. Pėrftimi i kėsaj begatie jete ka ngjarė pėrgjatė njė kohe tė gjatė. Nga forma krahasimisht tė thjeshta jete janė zhvilluar pėrgjatė njė rrjedhe prej miliona vjetėsh organizma gjithnjė e mė tė ndėrlikuar.




Llojet e kafshėve qė jetojnė sot janė fryt i kėtij evolucioni. Disave iu desh pėrgjatė rrjedhės kohore tė ndryshonin vetėm pak, nė mėnyrė qė t'iu pėrshtateshin kushteve gjithnjė e nė ndryshim. Disa tė tjerė iu nėnshtruan kthesave rrėnjėsore. Po kėshtu edhe njeriu: Zhvillimi nga qenie tė ngjashme me majmunin nė njeri ėshtė pėr ne pa dyshim ngjarja mė mahnitėse e evolucionit. Disa pėrtėritje vendimtare tė dorės dhe tė trurit u dhanė njerėzve tė parė aftėsinė pėr t'i dhėnė vetė formė mjedisit ku jetonin. Kjo i hapi rrugėn shkallares tjetėr - njeriut tė sotėm. Para rreth 150 000 vjetėsh u pėrftuan paraardhėsit tanė tė drejtpėrdrejtė.




Evolucioni


Nocioni evolucion rrjedh nga folja latine evolvere "shpalos, shpėshtjelloj, shpėrdredh, zhvilloj" e pėrbėrė prej fjalėve e°x- 'jashtė (prej)' dhe volve°re 'pėshtjellė, pėrdredhje'.


Vėzhgimet qė hulumtuesi i natyrės Charles Darwin (Darvini 1809 - 1882) i bėri natyrės ēuan nė Teorinė e Evolucionit Biologjik. Ajo thotė se qeniet qė jetojnė sot i janė nėnshtruar njė evolucioni duke e zhvilluar pėrkatėsisht veten nga vetvetja.




Gjenet kyēe si dėshmi


Nė tėrė Tokėn iu desh jetės t'i bėjė ballė sfidave gjithnjė e mė tė reja si dhe t'i pėrshtatet kushteve nga mė tė skajshmet. Kėto ujdisje pėrcaktohen nė fund tė fundit nga ajo qė ėshtė trashėguar nė qeliza, pra nga gjenet. Janė vetėm pak ato gjene qė drejtojnė tė tėrė rrjedhėn, duke qenė pėrgjegjėse pėr zhvillimin e trajtės sė jashtme. Ky parim ndodhet brenda tė gjithė organizmave qė gjenden nė natyrė. Ky ėshtė njė tregues i qartė i njė burimi tė pėrbashkėt tė jetės.





Lemurėt kanė njė gisht tė veēantė tepėr tė hollė 
Nėn sundimin e rrethanave mund tė shfaqen kallupe tė ndryshme trupore. Njė pėrshtatje mahnitėse ėshtė ngulitur nė masėn e trashėgimisė sė njė lloji lemure nga Madagaskari: Dora ka mbrujtur njė mjet ndihmės me rendiment tė lartė pėr tė rrėmuar pėr ushqim. Njė gisht i gjatė e i posaēėm ndėrmerr njė detyrė, e cila pėrmes kėtij sqepi shpie nė lėfyt dhe gjuhė. Me anė tė kėtij gishti mundet t'i bjerė nė gjurmė preut tė tij tė parapėlqyer - vemjeve tė majme - nė brendėsi tė pemėve dhe t'i nxjerrė nga trungu i kėtyre.




Gjenetika mbėshtet Teorinė e Evolucionit


Pėrshtatja e qenieve ndaj rrethanave, si nė rastin e lemureve ngjet pėrmes luhatjeve nė masėn e trashėgimisė. Kėshtuqė gjenetika mund tė na japė dėshmitė mė tė rėndėsishme pėr Teorinė e Evolucionit.

Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #9 : 09/01/08, 14:02 »
0

Do ju duhet nja 3 dite per ta lexuar, po he se do e mbaroni ndonje dite  :D :D :D :D
Futesh per ta lexuar pa syze dhe del me syze  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
kondrapedal pa frena
Zoti pėr tė gjithė. Secili pėr vete.
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2520


Kaloi dhe kjo natė,tu bo gallatė

Respekt: -122

Profili
« Pergjigju #10 : 31/10/08, 00:12 »
0

Po si ka evolu, Mutambo, dhe osht bo ky qė sot e njofim Edi?
 
Identifikuar

http://i319.photobucket.com/albums/mm445/POSEY_DION/gardenfairy.jpg
Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere.

Me mire te rrosh nje dite dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa nje jete i roberuar dhe si nje DELE. MUSOLIN
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #11 : 01/11/08, 00:12 »
0

I KA EVOLUAR ZORRA E GJATE  DHE I ESHTE KTHYER NE RUDIMENT Buzeqesh) Buzeqesh)
Identifikuar
~SunShine~
*Königin der Sonne*
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 1933


Respekt: +6

Profili
« Pergjigju #12 : 24/05/09, 23:11 »
0

Teorine e Darvinit shume shkenctare nuk e pranojne...Personalisht e respektoj kete teori,perderisa nuk mund te vertetohet me fakte te bindeshme e kunderta e saj...
Identifikuar

Nese deshiron te kesh dicka qe kurre nuk e ke pasur, bej dicka qe kurre nuk e ke bere!
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #13 : 24/05/09, 23:11 »
0

Teorine e Darvinit shume shkenctare nuk e pranojne...Personalisht e respektoj kete teori,perderisa nuk mund te vertetohet me fakte te bindeshme e kunderta e saj...

teoria e darvinit jo se nuk pranohet, teoria e darvinit evolon dhe ndryshon ( ka goxha diference)
Identifikuar
~SunShine~
*Königin der Sonne*
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 1933


Respekt: +6

Profili
« Pergjigju #14 : 25/05/09, 00:12 »
0

Teoria e Darvinit eshte nje...as ndryshon as eshte ne ndryshim te sipert Buzeqesh teoria e Darvinit thote,qe njeriu ka avoluar nga majmuni,pra kjo eshte ajo qe ka ndryshuar deri tek qenia "njeri" ....po te ndryshojme tani nga njeri ne "kafshe" apo dicka "tjeter" Zgerdhihem  atehere kjo mé s'do quhej Teoria e Evolucionit te Darvinit Buzeqesh

Identifikuar

Nese deshiron te kesh dicka qe kurre nuk e ke pasur, bej dicka qe kurre nuk e ke bere!
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #15 : 25/05/09, 00:12 »
0

Teoria e Darvinit eshte nje...as ndryshon as eshte ne ndryshim te sipert Buzeqesh teoria e Darvinit thote,qe njeriu ka avoluar nga majmuni,pra kjo eshte ajo qe ka ndryshuar deri tek qenia "njeri" ....po te ndryshojme tani nga njeri ne "kafshe" apo dicka "tjeter" Zgerdhihem  atehere kjo mé s'do quhej Teoria e Evolucionit te Darvinit Buzeqesh



teoria e darvinit nuk thote vetem kete. kjo eshte derivat e teorise se darvinit. lexoje njehere pastaj flasim.
Identifikuar
~SunShine~
*Königin der Sonne*
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 1933


Respekt: +6

Profili
« Pergjigju #16 : 25/05/09, 00:12 »
0

Kadri,nuk e lexoj mo,se do filloj t'a mesoj permendesh Zgerdhihem
une shkeputa vetem nje pjese te asaj qe thote darvini..pastaj,kjo eshte vetem nje Teori dhe si e tille mbetet vetem nje Vizion perderisa deri me sot nuk eshte vertetuar ndryshe ...
Identifikuar

Nese deshiron te kesh dicka qe kurre nuk e ke pasur, bej dicka qe kurre nuk e ke bere!
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #17 : 25/05/09, 00:12 »
0

Kadri,nuk e lexoj mo,se do filloj t'a mesoj permendesh Zgerdhihem
une shkeputa vetem nje pjese te asaj qe thote darvini..pastaj,kjo eshte vetem nje Teori dhe si e tille mbetet vetem nje Vizion perderisa deri me sot nuk eshte vertetuar ndryshe ...

eshte nje teori teper e nderlikuar. e luftojne shume dhe vazhdojne ta luftojne, kane dobesuar besimin ne te por nuke kane hedhur dot poshte
Identifikuar
kondrapedal pa frena
Zoti pėr tė gjithė. Secili pėr vete.
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2520


Kaloi dhe kjo natė,tu bo gallatė

Respekt: -122

Profili
« Pergjigju #18 : 25/05/09, 02:02 »
0

hahahaaaaaaaaaaaaaa. ti hane mender pordhet, se teoria teori ngel edhe sikur ta hedhin poshte.

Pastaj na hapen barkun me teorite e kuranit e bibles, dhe akoma se kane vertetuar se si e qysh jo me per kete qe i vine anash.
Identifikuar

http://i319.photobucket.com/albums/mm445/POSEY_DION/gardenfairy.jpg
Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere.

Me mire te rrosh nje dite dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa nje jete i roberuar dhe si nje DELE. MUSOLIN
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #19 : 25/05/09, 02:02 »
0

hahahaaaaaaaaaaaaaa. ti hane mender pordhet, se teoria teori ngel edhe sikur ta hedhin poshte.

Pastaj na hapen barkun me teorite e kuranit e bibles, dhe akoma se kane vertetuar se si e qysh jo me per kete qe i vine anash.

une e di se kurani dhe bibla jane vellime me perralla. qe kur i paskan bere teori??
Identifikuar
kondrapedal pa frena
Zoti pėr tė gjithė. Secili pėr vete.
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2520


Kaloi dhe kjo natė,tu bo gallatė

Respekt: -122

Profili
« Pergjigju #20 : 25/05/09, 02:02 »
0

Deri sa nuk jane vertetu ashtu jane
Identifikuar

http://i319.photobucket.com/albums/mm445/POSEY_DION/gardenfairy.jpg
Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere.

Me mire te rrosh nje dite dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa nje jete i roberuar dhe si nje DELE. MUSOLIN
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #21 : 25/05/09, 02:02 »
0

Deri sa nuk jane vertetu ashtu jane


pse ke rre menja se do vertetohen?? Gjuha Gjuha
Identifikuar
kondrapedal pa frena
Zoti pėr tė gjithė. Secili pėr vete.
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2520


Kaloi dhe kjo natė,tu bo gallatė

Respekt: -122

Profili
« Pergjigju #22 : 25/05/09, 02:02 »
0

Po ka ca qe i rre menja. madje jon shtu shume.


I kom pa aty ke rruga e Kavajes, ene me ka hik petlla fare, se ceri maluketrish jone, qe ju bofte allahu brekushe se ju ftofen kavilet (nyjet e qetes) "besimtareve"
Identifikuar

http://i319.photobucket.com/albums/mm445/POSEY_DION/gardenfairy.jpg
Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere.

Me mire te rrosh nje dite dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa nje jete i roberuar dhe si nje DELE. MUSOLIN
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #23 : 25/05/09, 03:03 »
0

rruga kavajes eshte bo cerdhe grerezash. lloj e soj kopili sheh aty tere horrat e tirones kane lene mjeker ene deklarohen myslimane
Identifikuar
~SunShine~
*Königin der Sonne*
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 1933


Respekt: +6

Profili
« Pergjigju #24 : 25/05/09, 10:10 »
0

Ne fakt teoria e evolucionit edhe pse nuk vertetohet plotesishte si teori eshte nja nga ato me te besueshme.
une i ngre kapelen Carls Darvinit, sepse me vetem veshtrime e bera ne ishullin Galapagos, arriti te ngreje nje teori e cila mbeti nje teori...
mund te them,se ishte i vetmi shkenctare i asaj kohe(pse jo dhe i koheve te sodit) qe pranoj ekzistencen e perendise,perderisa e dime mire qe shkenca dhe feja kan qene armike te njera-tjetres...
Identifikuar

Nese deshiron te kesh dicka qe kurre nuk e ke pasur, bej dicka qe kurre nuk e ke bere!
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: