Dridero Agolli
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Dridero Agolli  (Lexuar 13001 here)
pepsi-kola
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35

Nė fillim ishte Fjala...!

Respekt: 0

Profili
« : 17/05/07, 18:06 »
0




Vepra tė Autorit

Poezi

Nė Rrugė Dola - Shtėpia Botuese " naim Frashėri", 1958
Hapat e mia nė Asfalt, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri", 1961
Shtigje malesh e trotuare, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri" 1965

Mesditė, Shtėpia Botuese " naim Frashėri", 1969
Pleshti, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri", 1971
Nėnė Shqipėri, Shtėpia Botuese, " Naim Frashėri", 1974
Fjala Gdhend Gurin, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri" 1977
Udhėtoj i Menduar, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri" 1985
Pelegrini i Vonuar , Shtėpia Botuese " Progres", 1993
Lypėsi i Kohės, Shtėpia Botuese Enciklopedike, 1995
Vjen Njeriu i Ēuditshum, Shtėpia Botuese " Dritėro", 1996

TREGIME

Zhurma e Erėrave tė Dikurshme, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri", 1964
Njeriu i Mirė, Enti Botues "Rilindja" - Prishtinė 1973
Njerėz tė Krisur, Shtėpia Botuese " Apollonia", 1995

DRAMA

Mosha e Bardhė, Enti Botues " Rilindja" Prishtinė, 1974

ROMANE

Komisari memo, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri, 1970
Shkėlqimi dhė rėnia e shokut Zylo, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri" 1973
Njeriu me Top, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri", 1980
Dėshtaku, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri", 1991
Kalorėsi lakuriq, Shtėpia Botuese MĒM" Ēabej", 1996
Arka e Djallit, Shtėpia Botuese " Dritėro", 1997

VEPRA T!E AUTORIT TĖ BOTUARA JASHTĖ VENDIT

SHKĖLQIMI DHE rĖNIA E SHOKUT ZYLO
nJERIU ME TOP
NĖNĖ SHQIPĖRI
PELEGRINI I VONUAR
KOMISARI MEMO
etj etj...










Tė bėhem pėllumb?


A doni tė bėhem pėllumb mbi pėllumba,
Mė kini pėllumb qė tani;
Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla
dhe kthehem pėllumb nga njeri.

Filloj tė gugas si pėllumbat gugasin
Andej e kėtej kuturu:
Gu-gu mbi ballkonin, gu-gu mbi pullazin,
gu-gu nė dritaret, nėn strehėt gu-gu.

A doni tė bėhem pėllumb mbi pėllumba,
Mė kini pėllumb me gjithė mend,
T'ju cmendė gu-guja nga gusha me pupla,
Pastaj nė mėrzi tė mė vrisni nė vend.

(31 korrik 1998) Dritėro Agolli






Kohė mė vonė


Kohė mė vonė e ndofta mė shumė,
Kur tė kėtė bleruar njė dardhė
Dhe kur lumi nė prill tė zbresė me shkumė,
Unė e di, do vij me kalin e bardhė,

Para jush do shfaqem,-qė s'patėt fat tė mė njihni,
Se disa nga ju vėrtet u lindėn mė vonė
Dhe tė tjerėt mbase s'e dinin
Qė mes tyre jetoja diku nė njė dhomė

Dhe shkruaja librin e fundit
Tė vėshtirin, korrigjuar radhė mė radhė.-
Unė e di, do vij kur ju tė notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhė.

(12 shtator 1998-Dritėro Agolli)




Mos dil nė ballkon


Pėrse po kėndon i nėmuri gjon
Nė plepat e gjatė?
mos dil nė ballkon,
Nuk dihet se c'vjen nga kjo natė.

Ky gjon i vetmuar dicka tė hidhur po ndjell,
Dicka tė fshehtė e tė turbullt.
E sheh atė plak qė po vjell
Nėn shtyllėn e dritės sė purpurt?

S'e dimė nga erdhi ky plak fillikat,
pėshtetur nė shtyllė si konkė.
Po mbase pėrhumbur nė njė restorant
ka ngrėnė njė vezė a cironkė.

Cironka ka qenė ndofta me helm,
Me helm nga fermenti.
mos dil nė ballkon po tė them,
Sjell erėn e prishur qyteti.

(10 korrik 1998-Dritėro Agolli)




Ankimet

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe...






Do te me kujtosh

Une do shkruaj nje liber me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relike
Dhe duke qeruar patate te ardhura nga vjeshta
Gishtin do presesh me thike

Duke e vene gishtin ne goje
Mua do me kujtosh ne kuzhine
Dhe do te thuash para dollapit te lyer me boje
"Per pak e harrova ditezine!"

Dritero Agolli





Po ti nuk je



Nuk je kurrkund. Kjo ditė e nxehtė e gjatė
Mbuloi me pluhur rrugėn gjer nė fund.
Vėshtroj nė zheg nė pluhurin e thatė,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrėn time,
pastaj kėmishėn e rėnduar shkund,
Nga pluhuri pėrdhč rrėzohen thėrrime,
po ti nuk je kurrkund.

Jam gati tė kėrkoj cdo kokėer pluhuri
Dhe nė kėrkim si arkeolog tė humb,
Vec tė tė gjej, e humbura qėkuri,
Po ti nuk je kurrkund.

Dritėro Agolli









KUJDES ME FJALEN....!

Kujdes me fjalen zonjes me cante,
kudes me fjalen dhe ti zoteri
pushteti i fjales eshte i vecante
gatuan male dhe kakerdhi

Me fjalen rrjedhin perrenj me mjalte
pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen ,zonjez me cante
kujdes me fjalen edhe ti zoteri

Kur fjala nxirret nga buzet jashte
si dallendyshja s'vjen ne shtepi .
Kujdes me fjalen , zonjez me cante,
kujdes me fjalen edhe ti zoteri.





QEPA!

Une qepen e dua kur kam te ftohte
dhe pa e prere e ve ne pjate .
E prek me dore e kthej nga nje gote
Ia xhvesh xhaketen e kemishen e bardhe .

Dhe qepa lakuriqe si balerine
ne tryeze e vetmuar me mua mbetet ;
atehere lotet nga syte ne faqe me vijne
dhe larg veshtrimi me tretet

Degjoj si qepa nudo me thote :
" Ti qan per mua qe petkat m'i zhveshe
dhe krejt lakuriqe me le neper bote ,
krejt lakuriqe sic deshe "!




MOS MA KUJTO!

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto


KUR NJE MENGJES!

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"


NJE MENDIM VETETIMTHI!

I humba te gjitha, po lypes s'u ktheva,
S'ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta.
C'u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva?
Atyre doren me gaz mund t'ua mbaja.

Po te gjitha ato u plaken si une
Dhe bukurine e dikurshme s'e kane,
Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume
Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame.

I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat,
Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat.
Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat,
Gezohem se jane te gjitha te mijat


Dritero Agolli





Dritėro Agolli: PŹRTACI I MŹNGJESIT


Kur ngrihem nuk di se c'tė bėj nė mėngjes,
Nga ėndrrat ende s'jam shkundur aq mirė.
Nė lagje e kam zili njė kėndes,
Ai ėshtė i zoti dhe merret me punėn e pagdhirė:
Ia thotė njė kėnge dhe pulat i ndez.

Po unė i shkreti vėrtitem andej e kėtej
Dhe ngathėt sė koti vėshtroj nė pasqyrė,
Nė ballė mė tepėr tė dendura rrudha zė gjej
Dhe rrjepje lėkure zbuloj nė fytyrė,
nė kokė shoh qime tė rėna, mė shumė se dje.

Po fjalėn e kam, se s'bėj dot asgjė nė mėngjes
dhe sillem,-pėrtac i pandreqshėm, i kotė,-
Prandaj unė e kam aq zili njė kėndes,
Se merret me punė e njė kėnge ia thotė,
Tė paktėn e zgjon njė lagje dhe pulat i ndez.







Dritėro Agolli: LETRAT


Kur dashuroheshim nė kohėn tonė,
Kur tretesha dhe digjesha pėr ty,
Nga njėri-tjetri letrat vinin vonė,
Kalonte dhe njė muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallė,
Se zjarrin mbanin letrat nė udhėtim
Me bicikletė a mushkė apo me kalė
Nė vapė e shi, dėborė dhe thėllim.

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nėpėr dhomė telefonė
Dhe nė ėndėrr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatė mė mirė qė nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalė e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Njė dashuri tė vjetėr pėr njė cast





Dritėro Agolli: NJERIU NŹ GARŹ ME GOMARŹ



Njė ditėz tė diel
Njeriu me gomarė
U futėn nė garė:

Gomari nė diell
Filloi tė pėllasė,
Njeriu tė bėrtasė.

Gjykonte juria:
Kush bėnte mė shumė
potere dhe zhurmė.

Dhe tha Perėndia:
"Njeriu nga kjo garė
Fiton mbi gomarė."







Dritėro Agolli: NATŹN DUKE U MENDUAR


O njerėz tė lajthitur nėpėr natė,
U vratė nėn ballkonin tim pėr dokrra!
S'ka rėndėsi nga ishit ju tė ngratė,
nga Mati, nga Tropoja, a nga Mokrra.

Tek pi duhan mes tymit flas menduar:
Sikur me shekuj rron njė fis i marrė:
Pėrjetėsisht nė urrejtje i bashkuar,
Cuditėrisht nė dashuri i ndarė!


BOTA E SHKRUAR


Mė fėshfėrijnė fjalėt qė kam shkruar,
Po c'thonė ato, vėrtet s'e di as unė.
Njė botė e madhe kaq e ndėrlikuar,
Sa duhet pėr ta cndėrlikuar shumė.

Tė tjerėt ndofta mund ta cndėrlikojnė,
Megjithse pak besoj e s'jam i bindur.
Tani pullazit turtujt po kėndojnė,
Asgjė s'kuptoj dhe mbase kam lajthitur.


NUK KA CUDIRA


Vėrtet nuk cuditem kėtu nga kjo jetė,
Ku s'mburren aspak Muhameti me Krishtin,
S'habitem sikur dhe me sy ta shoh vetė
Tė shoqen e hoxhės tė puthet me priftin.

Njė gjė e zakonshme kjo puthje mė duket
Tani kur cudirat po ndodhėn tė gjitha,
Kur shiten dhe bėhen kurva dhe nuset
Pa hequr kurorėn nga kisha.






Dritėro Agolli: PASQYRA, MACJA DHE UNŹ


Mes meje dhe maces nė dhomė
Pasqyra qėndron mbi ca rraqe...
Vetveten ne bashkė e vėshtrojmė
Dhe macja dhe unė nė paqe.

Sa mirė qė qėnkemi unė e njė mace
Dhe shihemi drejt nė fytyra,
Po tė ishim dy njerėz, betohem, se paqe
S'do kishte kjo dhomė, do thyhej pasqyra...


UNŹ

Zili ma kanė ata lavdinė,
Ndaj pėshpėrisin dhe mė shajnė;
As ndaj talentit tim zilinė
S'e fshehin dot dhe s'e pėrmbajnė.

Mė nėmin miqtė dhe armiqtė,
Po tigėr jam, s'lėshoj pushtetin;
Lavdinė e kam tė dykuptimtė,
Tė njėkuptimtė e kam talentin.


MŹ VONŹ

Zakon e ka i riu tė mburret,
Tė bėjė zhurmė e bujė.
Dikur dhe unė i tundja muret,
S'mė mbytej ylli nė ujė.

Po koha shkoi, m'u mbyt dhe ylli,
Madje m'u mbyt anija
Dhe pak mė larg m'u dogj dhe pylli,
Pėr fat shpėtoi shtėpia.


NGA SKAJI NŹ SKAJ

Sa heshtnim dikur me plot verbėri
Dhe duart i puthnim nė gjunjė,
Aq shumė bėrtasim tani
Dhe aq kafshojmė me zhurmė.
Nuk kemi as turp nga njeri
As ky,
As ai,
As ti
Dhe as unė,
Cudi!...







Dritėro Agolli : ANTI-MONUMENT


I mbetur nė vetmi nė apartament
M'u shfaq nė gjumė i vrenjtur njė skulptor,
Mė la pa shpirt, mė ktheu nė monument,
Nė shesh mė bėri zot e madheshtor.

Dėrguan njė polic me revolver
Tė ruante mos mė vinin dinamit...
U zgjova dhe me duar nėpėr terr
E preka trupin. S'isha bronx, po mish.

Vėrtet u lehtėsova krejt nė shpirt...


S'me lenė asgjė

Trishtimi im cdo mėngjes ėshtė i madh
Dhe nervat tė prishura;
Kėrkoj corape tė pastra tė mbath,
I gjej tė grisura.

Ka shumė njerėz shtėpia ime kėtu
Dhe dera sa mbyllet, aq hapet,
S'mė lenė asgjė pa pėrdorur, nė lesh a nė dru,
Dhe vecanėrisht corapet.

Nė djall tė gjitha, s'mė duhet asgjė,
Jam plak dhe as ngrohem, as ftohem,
Ndaj hiqem mėnjanė e s'bėj zė,
Vec pėr corapet tėrbohem!...


Fjalė pėr barin

Njeriu me vrasje nuk vritet,-
Njė gjė e provuar prej kohėsh.-
Por fjalėn e kemi pėr barin qė rritet
Sado ta presėsh e korrėsh.
Njeriu me shpatė nuk pritet.

Por fjalėn e kemi pėr barin.
Ta thash tė gjithė, nuk thahet,
Me zjarr t'i vesh zjarrin
Nuk digjet, me vesė vec lahet.
Njeriu me zjarrin s'bėn varrin.

Po fjalėn e kemi pėr barin qė s'vdes.
Nga dolėt ju zogj valė-valė
Dhe ti madhėshtori kėndez,
Ti shtėrg e ti galė?
Njeriu zė rritet, zė sheh e mban vesh.

Por fjalėn e kemi pėr barin e gjallė.



Ta mburrim njėri-tjetrin

Pa ejani ta mburrim njeri-tjetrin
Dhe mos kursejmė as fjalė lavdėrimi,
T'ia bėjmė shoku-shokut komplimentin
Nė caste dashurie dhe pendimi.

Pa ejani dhe ciltėrisht tė qajmė
Kur vec e vec dhe ku me shoqėrinė,
Mėri pėr fjalėt sharėse mos mbajmė,
Se dashuria fqinje ka mėrinė.

Pa ejani, dhe gjysmė fjale qoftė
Pėr ne pendim, pajtim dhe marrėveshje:
Qė kush gaboi, mė tutje mos gaboftė,
Nese kupton se jeta ka njė vdekje.






DRITERO AGOLLI: Nė pyll me kafshėt e egra

Nėse dėshiron tė shpėtosh nga kafshėt e egra,
Mes pyllit kalo lakuriq, pa kėmishė e pa brekė,
Dhe bishat do binden qė s'ke synime tė rrepta,

S'ke armė me vete, hanxharė e dyfekė
Dhe je i sinqertė si ujku, cakalli dhe dhelpra,
I zhveshur sic janė ata nė pyje dhe bjeshkė.


Majtas dreqėr, djathtas djaj

Mė gjurmon dikush patjetėr
Dhe vėrtet s'di nga t'ia mbaj;
Majtas vrap mė dalin dreqėr,
Djathtas vijnė e presin djaj.

Nga dollapi nxjerr njė pjepėr,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmė e pjeprit plot me dreqėr,
Gjysma tjetėr mbushur djaj.

Mbreh njė laps e hap njė letėr,
Sytė e mi nga letra s'ndaj:
Sipėr letrės shtrihen dreqėr,
Pėrmbi lapsin hipėn djaj.

Ku tė futėm, s'gjej vend tjetėr,
Ku tė qesh e ku tė qaj?
Majtas vrap mė dalin dreqėr,
Djathtas vijnė e presin djaj...




Dritėro Agolli: Jevgjiti i djathtė


Unė e njoh kėtė jevgjit tė thatė,
Lagjja ime gjithashtu e njeh.
Sa mė sheh, mė thotė: "Jam i djathtė,
Mos humb kohėn, eja shpejt me ne!..."

E cuditshme! S'ka jevgjiti brekė,-
Me tė djathtėt puthet shesh mė shesh.
Vendi im, me drogė e me dyfekė,
Djathtas-majtas rri e bėn pėrshesh!...



Tek dera

Afrohem tek dera,
marr vesh disa gjėra,
S'kuptoj plot tė tjera,
Dhe kjo ėshtė e tėra
Tek dera...







Dritėro Agolli: Qyteti me shumė qen


Ky qytet ka ndofta mijėra qen,-
Vec rrugica ime ka dyzet!-
Po mėrzitem shumė e keq mė vjen,
Se ka qen dhe s'ka asnjė poet.

Ah, sikur nga qentė vec njė qen
Pėr cudi tė kthehej nė poet,
Sinqerisht, o miqtė e mi, ju them
S'do ta kishte shokun ky qytet!


Nga fshati

O fshat,
Asgjė s'mė ka mbetur prej teje,
As dhe kėpucėt qė shkela me to nė shkėmbenj,
As dhe xhaketa me leshin e trashė prej dele,
Qė shpinėn ma mbronte nga era nė male e lumenj,
As njė emblemė e rrallė kapele.
Madje s'mė kanė mbetur as dhėmbėt,
Qė i kisha tė bardhė e mjaft tė mėdhenj.
Po c'ėshtė e vėrteta, bart njė kujtim nė dy kėmbėt:
Dy shenja plage tė lėna dikur nga njė qen,
Tė tjerat kujtime janė tė fshehta nė zemėr,
Po unė kėtu pėr gjėrat konkrete pak fjalė them.






Dritėro Agolli: U cmend njė plak

Pardje u cmend njė plak nė mėhallė
Dhe mund t'ju thosha se s'paska mė keq!
Vėrtet kjo ngjarje s'ėshtė aq e rrallė,
Nė botė cmenden me mijėra pleq.

Ah, ndofta era e ditėve qė vijnė
Tė shkretėt i tund dhe i cmend,
A mbase cmenden se mbajnė mėrzinė
Tė lodhur nga mbetja nė vend.

Kali i tim eti u cmend dhe vdic se nuk ecte,
Vdic ditėn qė pela polli njė mėz.
C't'i thuash kėsaj? tė flasėsh me vete?
C'tė bėsh?...


Kėndon e vajton Gjoni

Nė gusht pėrnatė i shkreti Gjon
S'e di, kėndon apo vajton.

Dhe pas mesnate hesht ai,
Pastaj ngre zėrin pėrseri.

Ky zė tė ndjell e pas tė merr
Atje ku mplekset njė mister,

Ku s'gjen tė prekėsh hic asgjė,
Asgjė vec zbrazėsirė e zė,

Ku rėrė e yjeve nga lart
Thėrmohet poshtė e mbillet nė ankth.

Ku fshihet Gjoni, s'mirret vesh:
Nė lartėsirė, a breg, a shesh.

Po unė e di, dicka kėrkon,
Dicka tė fshehtė, i shkreti gjon,

Dicka qė s'mund t'ia japim dot
As ti as unė, as sot as mot.

Po ndofta fshehur tek njė pyll
Njė kokėrr rėre pret nga njė yll,

Se kokrrat qė thėrmohen lart,
I mbledh dikush e na spėrkat





NJE CAST I PAGJUME

Cdo gje ngarkohet-shkarkohet ne jete,
Ngarkohet-shkarkohet toka e madhe
Mbushet qielli nga rete e shkarkohet nga rete,
Mbushen pemet me flete e shkarkohen ne vjeshte.

Ngarkohen me bore malet e larte
E bora shkrihet ne vere,
Ngarkohet ajri me tym e me vape
E vapa shkarkohet ne dimer prape.

Ngarkohen lumenjte me uje nga shirat,
Lumenjte zbrazen ne motin e thate,
Ngarkohen arat me grure e vijne shirat
Dhe zbrazen e mbeten te lira.

E prape ngarkohen te gjitha, te gjitha,
Te gjitha c'jane mbi toke
Shkarkohen me gaz, me dhimbje e britma,
nga rrapi e madh e deri te hithra.

Ngarkohet njeriu me dhimbjen e rralle,
Nga dhimbja e rralle shkarkohet,
Por ndryshe cdo gjeje, mundohet, mundohet
Por ndryshe cdo gjeje shkarkohet ngadale
Dhe mbeten rrudhat e thella ne balle.


SHOK I DASHUR

Ti more pergjegjesira, i dashur shok,
Gezohem aq shume, gezohemaq shume!
Ne jemi rritur ne lagje tok,
Ti dhe une.
I dashur shok, i miri vella,
Eterit tane mbathnin opinga...
S'dua te flas me fjale te medha,
vetem, te lutem, mos me bej te liga!


DEBORA

Gjyshin kujtoj kur me thoshte nje fjale,
Kur bores i binim permes:
Debora hesht kur eshte gjalle,
Debora flet atehere kur des







D.Agolli - Lypesi i Kohes

NE HIRIN E GJYSHERVE TE MI


Ne hirin e gjysherve do ngreme shtepi te re.
Do therim nje dash ne themelet.
Te dy do shkojme te rrojme e te degjojme atje.
Zerat e gjysherve kur era te fryje zabelet.

Dhe do te mplakemi nen te njeten cati.
Pastaj do vdesim ne shtrat ne krah a ne shpine...
Ne vater do leme pak hi.
Ta gjejne ata qe pas nesh do vijne.

1993



NATE NE BREGDET

Une i vetmuar endem ne qytet
Si shkretetires tyte e nje dyfeku.
Tek-tuk feneret derdhen permbi det
Dhe nen feneret deti me vaj peshku.

Une endem tek vjen ere peshk e jod
Mes nates dhe mes gjembave te yjeve.
Dhe bej te dal nga nata e s'dal dot
Si nje femije i humbur thelle pyjeve.

Dhe enderroj te shfaqet nje vapor.
I bardhe e me te bardhe marinare.
Vapori si shtepia me oborr.
Te zgjate shkallet naten te me marre.

Po une e di, asnje vapor s'te nxjerr.
Nga nata, kur i hapur mbetet shtegu.
Ajo te ben me shenja me fener,
Tek nen fener vlon deti me vaj peshku.

1994


Plogeshtia

C'thua plakush.
Te pime e te thurrim varg?
Pija e shtrenjte, vargu i lire!
Sukir t'i zbonim mendimet me larg
Mos ishte me mire?

C'thua plakush?
Vargjet s'na ftohjne, rakia s'na deh!
Me goje te hapura clodhen kepucet.
I fundit qen rrugicave s'leh.
u majmen fjalet, u trashen gjuhet...

1993






ME NDERSHMERI

Nese njeriu nuk ndien as kenaqesi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidherim, as shprese...
Nje gje po jua them me ndershmeri dhe bindje,
Lereni te vdese...
« Ndryshimi I Fundit: 21/05/07, 18:06 nga pepsi-kola » Identifikuar

Nė fillim ishte Fjala...!
pepsi-kola
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35

Nė fillim ishte Fjala...!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 17/05/07, 19:07 »
0

TRE PLEQTE E LAJTHITUR

Vdiq pardje dhe mė e madhja putanė
Nė moshėn e thellė tė njė pleqėrie pak tė vėshtirė
Nė njė pijetore diku nė Tiranė,
Vdiq nga cironka e prishur, por vdiq duke pirė.
E qanė tre pleqtė, e mbetur ende gjallė,
Nė pijetoren me tym me emrin 'Omar Khajami'.
Kur ishin tė rinj i shkonin shpesh nė mėhallė,
Kėpucėn e saj me raki e mbushnin, e pinin dhe qanin.
Ndaj qajnė dhe sot tre pleqtė putanėn e ikur
Dhe flasin pėrēart: 'si s'la ndonjė ēupė t'i ngjante pak nėnės'!
Vėrtet, tre pleqtė e mėhallės mbetėn tė tre tė lajthitur
Nė pijetoren, ku xhamin e shpon briri i hėnės...
---------------------------------------------------------
PLEQTE E HYRJES SE PARE

Tri hyrje ka pallati ynė i lartė.
Nė hyrje u rralluan pleqtė e shkretė,
Disa nuk dalin dot nga shkallėt jashtė,
Disa u shuan si qirinj tė zbehtė.
Nė hyrjen fqinjė s'mbeti plak nė derė.
Kėtej kam mbetur unė dhe Jashari,
Takohemi veē rrallė e tek nė verė.
Nė dimėr s'dalim se na grin acari.
Dhe presim kush i pari tė largohet
Dhe cili nė arkivol tė vėrė krahėt;
Jashari ėshtė ushtar qė s'dorėzohet,
Ndėrsa dhe unė sheshit s'i hedh armėt..
Kėshtu, vėllezėr, jam pak mė i vėshtiri,
S'largohem po s'u nis andej Jashari,
Ta shoh si ndrit nė varr tė tij qiriri,
Tė kem dhe njė pėrvojė pėr sė mbari
---------------------------------------------------------

PAK NGA PAK

Kalojmė njė shteg, kapėrcejmė njė prag
Ēdo ditė udhėtojmė e vdesim nga pak.
Nga pak e nga pak, nė trup e nė shpirt.
Diku vetmitarė e diku bashkarisht.
-----------------------------------------

PERULJA E MADHE

S'gjen dhimbje mė tė madhe nė ke parė
Njerinė e ndershėm nė mjerim e vaj,
Tek lutet i pėrulur, zemėrvrarė
Dhe ndihmė e shpresė pret nga maskarai.
---------------------------------------------

DESHIRE PER HESHTJE

Tė heshtėsh fillikat diku nė kafe,
Tė ndjekėsh shushuritjet nė filxhanet
Pa njė mendim tė keq, pa zhurmė e llafe,
Tė shohėsh shiun tek kėrcen nė xhamet;
Tė heshtėsh nė ėndėrrim pėr diēka tjetėr
Diēka tė largėt mjegullit mbuluar
Si dorėshkrim a testament i vjetėr
Diku i fshehur, tretur e harruar;
Tė ngrihesh e tė ikėsh pėrsėri i heshtur
Nė trotuarin ku pėshtyjnė retė,
Nėn sqetull ēantėn viteve tė rrjepur,
Ku mban njė laps me dy-tri-katėr fletė;
Ti lutesh vetes rrugės duke ecur:
"Ah, mjaft fjalosėm, s'kemi ē'themi prapė!...'
Njė ēredhe zogu nė ballkon ka mbetur
Nga verė e shkuar plot me ankth e vapė.






DESHIRA IDEALE

Dėshira ideale

Ti je kaq e brishtė e kaq e mirė,
Ia kalon nė botė dhe mė tė bukurės,
Aq sa poezinė e kam dėshirė
Ta shėnoj pėr ty nė krah tė fluturės.
Futura pastaj tė marrė dhenė
Tu tregojė maleve dhe fushave:
"Shkruan vargje njė poet me penė
Edhe sikur krahėve tė fluturave..."
------------------------------------------------------------------------------

PO TI NUK JE

Nuk je kurrkund. Kjo ditė e nxehtė e gjate
Mbuloi me pluhur rrugėn gjer nė fund
Vėshtroi nė zheg, nė pluhurin e thatė,
Po ti nuk je kurrkund.
Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrėn time,
Pastaj kėmishėn e rėnduar shkund,
Nga pluhuri pėrdhe rrėzohen thėrrimt
Po ti nuk je kurrkund.
Jam gati tė kėrkoj ēdo kokėrr pluhuri
Dhe nė kėrkim si arkeolog tė humb,
Veē tė tė gjej, e humbura qėkuri,
Po ti nuk je kurrkund.
-------------------------------------------------------------

TE SHTHUR DICKA

Mė jepni diēka tė shthur,
Pėr shembull, njė xhoke prej plaku,
Njė torbė dervishi tė mbajtur dikur,
Apo njė qylaf tė gjatė shajaku.
Mjafton tė kem pėr tė shthurur diēka,
Diēka nė bodrum a nė guvė,
Pėr shembull, litarin e varur nė tra,
A brekėt qė mbathte njė edituarė.
Vėrtet, marimanga e fjetur nė mur
Ka thurur qė prej kohėsh njė rrjetė,
Ma lini rrjetėn e ndritur ta shthur,
Me fijet e saj tė bėj njė xhaketė.




HAMESIT E MEDHENJ

Ju futni dhėmbėt
Nė muskujt e kuq tė domates
Me sy tė ēaplyer plot neps e plot epsh
Nė sheshin e skuqur tė pjatės,
Ku bėhet kjo luftė e pėrgjaktė,
Kjo luftė agresive
Qė kurrė nuk hesht.
Prej buzėve tuaja
Dėgjoj lebetitjen e qėngjit tė butė,
Dėgjoj rėnkimin e viēit qyqar
Pa ngopur ende me jonxhė e me bar,
Dėgjoj nga mustaqet tuaja nė formėn e furēės
Tmerrin e pulės dhe lepurit tė fushės.
Kėtu, ku ju pėrpiqni krahė e buzė e gishtrinj,
S'vėshtroj tryezėn, po luftėn.
Nė muskujt e qėnieve tė gjalla dhėmbė e turinj
Tė pėrgjakur u futėn...
Ju shoh
Dhe dridhem si fletė e lofatės
Mė duket sikur i futni dhėmbėt
Nė muskujt e mi
Dhe jo nė muskujt e kuq tė domates,
Ju hamės,
Triumfatorė tė luftės me emrin lakmi







Dritero Agolli


TA MBURRIM NJRI TJETRIN

Pa ejani ta mburrim njeri tjetrin
Dhe mos kursejme as fjale lavderimi
T'ia bejme shoku-shokut komplimentin
Ne caste dashurie e pendimi

Pa ejani dhe cilterisht te qajme
Ku vec e vec dhe ku me shoqerine
Meri per fjalet sharese te mos mbajme,
Se dashuria fqinje ka merine

Pa ejani, dhe gjysem fjale qofte
Per nje pendim, pajtim dhe marreveshje;
Qe kush gaboi me tutje mos gabofte,
Nese kupton se jeta ka nje vdekje....

PSHERETIMA

Keto kembka c'te bukura jane,
Keto kembka ne fundet e shkurtra!
Cfare u bejne e me cfare i lajne
Keto kembka te bukura?

Te me vrisnin keto kembka te bukura
Te me shtrydhnin, s'desha gje tjeter,
Mjaft te kisha pak caste te lumtura
Qofte dhe i shtypur si pjeper.....


PASQYRA, MACJA DHE UNE

Mes meje dhe maces ne dhome
Pasqyra qendron mbi ca rraqe
Vetveten ne bashke e veshtrojme
Dhe macja dhe une ne paqe.

Sa mire qe qenkemi une e nje mace
Dhe shihemi drejt e ne fytyre
Po te ishin dy njerez, betohem, se paqe
S'do kishte kjo dhome, do thyhej pasqyra....


PER FEMIJE E PER TE RRITUR

Gjyshja gjyshit nje mengjes
I kanosej ne veture
"Po s'me bleve "Mercedes",
Marr nje tjeter gjysh per burre".





Identifikuar

Nė fillim ishte Fjala...!
pepsi-kola
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35

Nė fillim ishte Fjala...!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #2 : 17/05/07, 19:07 »
0

Mos ma kujto

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura,mos ma kujto.
Pershembull me pe me duar te lidhura,mos ma kujto.
Pershembull me pe ne rruge te pire,mos ma kujto,
te pire e te humbur me zemre te grire,mos ma kujto.
Pershembull me rrahen dy-tre vagabonde,mos ma kujto,
tek shihja nje grezer tek rrinte mbi gonxhe,mos ma kujto.
Pershembull pesova diku nje disfate,mos ma kujto
dhe gjumi s`me zinte me dite e me nate,mos ma kujto.
Pershembull me pe duke ecur e qare,mos ma kujto,
mbeshtetur pas murit me zemer te vrare,mos ma kujto.
Pershembull me pe duke ngrene e gjenyer,mos ma kujto,
te prishur ,te shthurur,te rene e te thyer,mos ma kujto.
Pershembull ne shtrat s`u bera burre,mos ma kujto,
i turpshem u drodha si qengj nen lekure,mos ma kujto.
E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto.
Ka drojte dhe heshtje kur lipsen te thirrura,mos ma kujto.

Dritero Agolli





PULEBARDHA

Pulebardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem
E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulebardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise,
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut e stuhise.

Jetoi pulebardha shume ne dhome,
Po humbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome,
Nje dite kur vinin stuhite...

Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur,
Kur era dhe rete renkonin,
Dhe gjeten pulebardhen te vdekur...

E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome,
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome.


O ANTROPOS

Ti s'ke se c'ben,
Gjithmone ske pasur c'te besh!
RRi numeron me rradhe kopsat e xhaketes.
Rri e mban vesh pardesyne: fesh-fesh,
Goja te hapet ne pragun e drekes
Ti s'ke se c'ben,
Gjithmone ske pasur c'te besh!

Bota rreth teje gjemon,
Pune e madhe se gjemon!
Ti gjuan nje qime me gisht ne supin e majte
Dhe hirin e cigares shkund e tavllen veshtron
Dhe si tymi i cigares dita te duket e gjate:
Bota rreth teje gjemon,
Pune e madhe nese gjemon!
Identifikuar

Nė fillim ishte Fjala...!
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #3 : 18/05/07, 09:09 »
0

Nje nder kryeveprat e Driteroit!!

Ketu s`do jem!!


Ketu s'do jem, do jem larguar
Ne toke i tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qipariz si murg i ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem i fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje


I Pėrndjekuri i Dashurisė

Unė jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qė ti mė ke vėnė
Po ēudi as qelia s'mė mbyt
Dhe s'mė mbyt as dritarja e zezė

Kur ti prangat m'i hodhe nė mish
Unė i putha duart e tua
Ėshtė rast i pashembullt ta dish
Qė xhelatin ta puth a ta dua

I pėrndjekuri yt erotik
I pėrndjekur tė mbetet gjithmonė
Erotim i mirė a i lig
Hidhmi duart nė fyt, torturomė

Ky burgim sa do zgjasė s'e di
I pėrjetshėm do kisha dėshirė
Veē ti eja mė shih nė qeli
Tė perndjekurit tėnd i vjen mirė.


Shiu i Marrė

Dikur na bridhte qiejve njė shi,
Qė veē poetėt ēmendte po t'i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerėzi,
Poetėt u lajthitėn pas njė nate.

Filluan tė kopjonin veē njė varg,
Tė kishin tė pėrbashkėt veē njė metaforė,
Pėr shembull: "Jam Homeri, jam bust nė park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorė.

Jam rrugė vetėtimash e rrufč,
Jam dhe kostelacion nė qiell,
Jam rrap me rrėnjėt pleksur nėpėr dhč,
Jam udhėtar qė kam nė sup njė diell…"

Po nga ky shi s'u lag veē njė poet,
Se ishte fshehur nė njė pyll tė dendur,
Poetėt e lajthitur nė qytet
E qeshnin dhe i thoshin: "Je i ēmendur!"

Dhe u mėrzit poeti nė vetmi,
Se talleshin tė ēmendurit, poetėt,
Dhe luste zotin qė tė binte prapė ky shi,
Qė dhe ai tė ēmendej si tė tjerėt.


Heshtje

Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri
Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė
Gatuan male dhe kakėrdhi.

Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė
Pikojnė ēezma me helm tė zi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Nga fjala humbėn Judė e Pilatė
Strategė e mbretėr me mbretėri
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Kur fjala nxiret nga buzėt jashtė
Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Unė fjalėn vetė e shtroj nė kartė
Dhe brenda syve se ē'ėshtė e di...
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!


Sikur S'jetoj nė Vendin Tim

Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim
Po nė njė vend tė huaj dhe tė largėt
Nė njė qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve tė rrjepur dhe tė lagėt.

Ēuditem pse kėshtu mė duket shpesh
Kur s'ka njeri shtėpia, kur jam vetėm
Kur shiu nė dimėr flluska ngre nė shesh
Dhe mua flluska flluska ma bėn jetėn

mė ngjan sikur dhe strehėt derdhin helm
Helmohemi ato ēaste me njėri-tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam ē'tė them
Veē shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend mė duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash nė themelet
Pastaj do tundet toka nė tėrmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgėrdheshet

I huaj jam nė vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerėz
Kjo mė lėndon dhe shpirtin ma gėrvish
mė bėn tė qaj si nxėnės prapa derės.


Ėndėrr e Prerė

Mos vdis, se pas shirave arėn e mbushi bari,
Ka rėnė nė ullishtė mizė e ullirit.
Hardhia duhet spėrkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dalė nga plisi kėrcelli i misrit

Ne ėndėrronim tė bėnim njė anije,
Kurkush s'e mendonte mė ē'dru do ta ngrinim,
Kishim ndėrmend ta ndėrtonim me degė hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poēe me verė
Dhe tė lundronim nė ishujt e Havajės;
Ta pinim verėn me vajzat e ishujve nė Belvedere,
Zezaku tė bėnte fresk me fletėn e palmės.

Mos vdis se kalit i ra nė vrapim njė patkua
Dhe nisi ta ngrejė nga dhimbja kėmbėn e parė;
Kėrkojmė patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejmė as nallbanin e marrė.

Ne ėndėrronim tė shkonim nė hipodrome,
nė vende tė lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali ēalon e s'na ha as barin e njomė;
me sy si gota na sheh si tė huaj...

Mos vdis, se dielli nė oborr e ka shtruar sofrėn e madhe
Dhe presim tė vijnė vajzat tė gjitha,
Tė gjitha ato qė ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet nė driza.

Mos vdis nė dhomėn e heshtur i shtrirė
Ėshtė turp kaq shpejt tė rrish e tė vdesėsh!
Ne ėndėrronim njė vdekje mė tė mirė:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim nė pikėn e vesės.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #4 : 18/05/07, 09:09 »
0

Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo (fragment)

Nuk kisha dėshirė tė shkoja nė asnjė zyrė. Isha lodhur duke ndenjur nė kolltuk para shokut Zylo. Veē kėsaj, mė pihej njė kafe. Kėshtu qė pas tij dola edhe unė. Hyra nė kafe "Tirana" dhe u ula nė njė tavolinė pėrballė dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova tė qeshja me vete: "Pėr mua shoku Zylo ėshtė fenomenal. Me shumė njerėz kam punuar. Shumė njerėzve ua di psikologjinė, karakterin, tekat. Por njerėzit qė kam njohur nuk mund tė krahasohen me shokun Zylo. Si do tė mė shkojė puna me tė, vallė? Mė duket se ky do t'i shkruajė vetė referatet dhe raportet.
Unė vetėm do t'i mbledh tė dhėna. Tė paktėn kėshtu do ta kem mė lehtė..." - mendova i ulur nė tavolinė. Pastaj, aty pėr aty, mė ndriti njė mendim: "Sikur tė shkruaj ēdo ditė nė njė fletore pjesė nga bisedat me shokun Zylo, pjesė nga fjalimet e tij nė telefon pjesė nga kuvendimet e tij me njerėzit, kjo do tė jetė diēka e rrallė. Po, unė do tė merrem pėrsėri me letėrsi! Ta shohė Zenepja se cilat do tė jenė, tregimet mė tė forta, ato qė shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me burra shpatullgjerė e me hoxhallarė, apo ato qė do tė shkruaj unė... "Prapė qesha, por kėtė radhė me zė. Por papritur, pas kėsaj qeshjeje, mė pushtoi njė trishtim i pakuptuar. Nė ndėrgjegjen time tė dytė vinte jehona e raporteve. Kjo jehonė gjithnjė kėshtu mė ndiqte. Edhe kur mė shfaqej ndonjė gėzim i turbullt, jehona e raporteve goditėse nė muret e ndėrgjegjes sime dhe ma shuante kėtė gėzim tė pandezur. Edhe te shoku Zylo, - mendova me vete, - nuk do tė shpėtoj nga raportet. Unė i duhem shokut Zylo, prandaj kėrkoi tė mė mbajė pranė. Ta zemė se pėr njė kohė ai do tė mė lėrė tė qetė. Pastaj? - pyeta veten. - Nė mos mė ngacmoftė shoku Zylo, do tė mė ngacmojė shoku Q. Edhe shokut Q i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkė, do t'i mbajė tė gjitha letrat e nxira tė futura nė dosje tė bardha!"
Pėrsėri qesha si psikopat: "jo, jo, mė duket se po lajthit..."
Nė tavolinė m'u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk i ka ardhur. Kot e pret. Ai e di qė nuk i vjen. Edhe sikur tė mos i ketė ardhur, do tė thotė se i erdhi, por nuk kishte qejf tė shkonte.... Shoku Q. ka rrezik ta lėrė mbrėmjen solemne dhe tė shkojė nė shtėpi tė shokut Zylo (sipas mendimit tė tij).
Mė erdhi keq pėr tė. Sikur tė kisha njė ftesė do t'ia jepja. Le tė shkonte...
Tek rrija nė tavolinė, pashė nga dritarja Bakirin, njė nga kolegėt e mi. Ai mė vuri re dhe u kthye.
- Ne thamė se do tė punoje nė zyrėn tonė; ti e paske punėn me shefat, - tha ai.
- U paraqita pėr herė tė parė.
- E, tė dha udhėzimet?
- Biseduam, - u pėrgjigja.
- T'i tregoi studimet e para nė "prizmin shkencor?" - qeshi ai.
- Folėm pėr gjėra tė tjera, - thashė, pasi nuk doja ta merrja nėpėr gojė shokun Zylo.
- Po partiturat e Diogjenit t'i tregoi? - pyeti ai pėrsėri.
- Jo.
- Ēudi! Ai i mban nė ēantė..., - tha Bakiri duke qeshur.
- Do tė merrni njė kafe? - e pyeta.
- Asgjė nuk do tė marr, - tha ai. - E njihnit mirė mė parė shokun Zylo? - shtoi.
- Pak.
- Unė e njoh mirė. Dikur kam pasur mjaft miqėsi. Ai kujton se unė tallem me tė dhe ėshtė larguar, - tha Bakiri.
- Keni qenė edhe mė parė bashkė nė ndonjė punė?
- Kemi qėnė nė njė klasė nė shkollė. Pastaj ai u ngrit nė pėrgjegjėsi. Megjithatė, pėrsėri vazhdoi miqėsia jonė. Edhe tani kemi njėfarė miqėsie.
Heshtėm pėr njė ēast. Nga dritarja frynte njė erė e ngrohtė. Perdja e hollė lėkundej dhe herė pas here mė binte nė fytyrė.
- Endrra e shokut Zylo ėshtė tė emėrohet ambasador nė ndonjė vend tė Evropės, - tha Bakiri.
- E kam dėgjuar, - thashė unė.
Bakiri qeshi.
- Na tha njė ditė se i ishin lutur ta emėronin ambasador nė njė shtet tė huaj, por e kishte refuzuar, sepse nuk i pėlqente jeta monotone, pa njerėz tė njohur, pa vende tė njohura... "jashtė shtetit ėshtė mėrzi pėr njerėzit qė janė mėsuar mes njė shoqėrie tė madhe", - na tha.
Edhe mua m'u qesh. Bakiri e imitonte zėrin e tii me pėrpikmėri tė madhe. Ai u jepte fjalėve intonacionet e shokut Zylo, ai bėnte tė njėjtat gjeste dhe tė njėjtat lėvizje. Ndofta prandaj shoku Zylo ishte ftohur nga Bakiri. Nuk ka gjė mė tė tmerrshme se ta vėsh njeriun nė pozita qesharake. E qeshura e ēarmatos njeriun. Aristofani me tė qeshurat i ēarmatosi perėnditė. Bakiri kishte njė zakon qė kur thoshte ndonjė fjalė me humor, qeshte me zė tė lartė dhe i binte gjunjėve me pėllėmbė, pastaj tė cėmblidhte nė krah pėr tė ta tėrhequr vėmendjen.
- Po nė shtėpi tė tij ke qenė? - pyeti ai dhe mė cėmbidhi nė krah.
- Jo.
-Do tė shkosh e do tė kėnaqesh, - tha Bakiri duke mbyllur njėrin sy.
- Pse?
- Nuk tė tregoj asgjė qė tė mos e humbasėsh kuriozitetin. Vetėm kur tė shkosh mė merr edhe mua, - tha dhe u ngrit.
- Rri! Shpejt ėshtė.
- Po dal, Demkė.
Mbeta vetėm nė tavolinė. Mendja mė shkoi pėrsėri te shėnimet qė duhet tė mbaja nga jeta e shokut Zylo. Por nė ēast m'u thye zemra. Kujtova "Tartarinin nga Taraskona" tė Alfons Dodesė dhe mendova se shėnimet e mia do t'u ngjanin atyre qė ishin shkruar nė atė libėr tė zgjuar. "Njerėzit do tė kujtojnė se unė kam imituar "Tartarinin nga Taraskona", - thashė me vete. Pastaj prapė u qetėsova. "Tartarini nga Taraskona" ėshtė shkruar shumė mė vonė nga "Don Kishoti" i Servantesit dhe "Panairi i kotėsive" i Tekerit, por Dodenė nuk e akuzojnė se ka imituar kėto dy romane tė famshme.
Pas kėtyre mendimeve u ngrita. Kishte kaluar mesi i ditės. Edhe gruaja duhej tė ishte kthyer nga puna, prandaj u nisa dalėngadalė pėr nė shtėpi.
Kur hyra nė dhomė, pashė nė tavolinė njė zarf, mbi tė cilin ishin shkruar: "Shoqes Zenepe".
E hapa dhe nxora qė andej njė letėr tė trashė tė lėmuar. Ishte njė ftesė.
Me ftesėn nė dorė hyra nė kuzhinė. Gruaja po hidhte gjellėn nė pjatė.
- Ftesė pėr nė mbrėmjen solemne? - pyeta.
- Pse ēuditesh? Vetėm ti qė shkruan raporte ke tė drejtė tė shkosh nėpėr mbrėmje solemne? tha ajo me njė buzėqeshje dhelpėrake.
- Ēuditem se si nuk i erdhi njė ftesė e tillė shokut Zylo, -thashė unė...
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #5 : 18/05/07, 09:09 »
0

Njeriu me Top (fragment)

Tregojnė se plaku Mere njėherė kishte vdekur e pastaj ishte ngjallur. Njerėzit betohen se kjo qė rrėfehet nė fshatin Arun, nuk ėshtė pėrrallė, por e vėrtetė si nata. Ai vdiq. Tė afėrmit e tij u mblodhėn, e qanė, e mbėshtollėn me qefin, e vunė nė tabut dhe e morėn pėr ta shpėnė nė varre. Binte dėborė dhe ishte ftohtė. Nė mes tė rrugės qė nga tabuti u dėgjua njė zė.
- Allah belaversėn! Ē'ėshtė ky kiamet e kjo e ftohtė kaq me llahtari! Allah, largoje prej meje Shimbėr Jezit Shimbėrllarin!
Ara qė e mbanin, kur dėgjuan zėrin e tė vdekurit, u llahtarisėn, e lėshuan dhe ia dhanė vrapit. Vetėm xherahu i fshatit Xheladin Durballia qė mbante njė gunė tė madhe, nuk lėvizi vendit.
- O i madhi i mė i madhit, ē'po kurdis me mua shejtan Mulahimi dhe Jeziti?, - thirri plaku Mere dhe u ngrit, duke shqyer qefinin.
Ai rrotulloi sytė nė bardhėsinė e ftohtė dhe vuri re vetėm xherah Xheladin Durballinė me kėmbė tė ngulura nė dėborė.
- O hak i madh! Cili ėshtė ky? Xherah Xheladin Durballia, apo vetė shejtan Mulahimi?
-Jam unė xherah Xheladin Durballia, i biri i Xhevatit dhe i nipi i Abdiresulavziut, - tha xherahu dhe ia hodhi me vrap gunėn nė supe.
Ashtu tė mbėshtjellė mė gunė e shpuri gjer nė shtėpi. E veshi me rrobat qė mbante kur ishte gjallė, i ndezi kandilin dhe e vuri nė dyshek qė tė vinte nė vete. Njerėzit e shtėpisė ishin zhdukur dhe kishin mbetur vetėm pleqtė e plakat, se kujtonin se gjyshi i madh ishte bėrė lugat.
Plakut Mere i shėrbente vetėm Xheladin Durballia. Ai i tregoi edhe pėr ata qė kishin ardhur nė shtėpi pėr ngushėllim, edhe pėr ata qė nuk e kishin ngushėlluar.
- Demek filani e filani nuk mė dashkan! - e ngriti kokėn nga jastėku plaku Mere.
- Ashtu del, - tha xherah Xheladin Durballia.
- Kush u gėzua me vdekjen time? - pyeti plaku Mere.
- Filani e filani, - tha xherah Xheladin Durballia.
- O hak i madh! T'i bėsh hi, e t'i heqėsh zvarė, e t'i shposh nė fytyrė e t'u lėsh vrima atyre qė s'mė duan! O hak i madh! - mallkoi plaku Mere.
Kėshtu tregojnė e kėto nuk janė pėrralla, po tė vėrteta si netėt.
Gjithė fshati Arun, e gjithė kazaja ē'merr mali i Kokallės e ē'zė lumi Krak u habitėn me kėtė ngjarje tė padėgjuar ndonjėherė dhe thamė se tani do t'i vinte fundi botės. Pastaj njerėzit mėsuan, se plaku Mere jetonte me kandil tė ndezur dhe pohuan se edhe fundi i botės nuk qenkėsh gjė! Prandaj ngritėn edhe njė kėngė qė nuk dlhet se kush e ka kėnduar i pari. Kėnga thotė:

Ty, mor plaku Mere,
nė tabut tė vunė,
tė xhumanė e zezė
nė varre tė shpunė.

Po ti seē u ngrite,
thirre nga tabuti,
gjilpėra-gjilpėra
ē'na u bė vuxhuti.

Nė tabut tė lanė,
kėmbėt dhč s'u zunė,
Xheladin xherahu,
tė futi nė gunė.

Xheladin Xherahu,
mė t'u thaftė dora,
s'e le plakun Mere
ta hante dėbora.

Xherah Xheladini,
Xheladin xherahu,
S'e solle lugatin,
mė t'u thaftė krahu!
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #6 : 25/06/07, 10:10 »
0

Si cdo vend tjeter me nje histori kaq te lashte si Shqiperia dhe me nje kulture te kultivuar ne shekuj nuk ka si te mos kete penat e saj te arta e sigurisht nje nga ata eshte i madhi Dritero Agolli.Veprat e tij shpalosin shume bote dhe te magjepsin saqe sa hap e mbyll syte gjendesh brenda nje bote mistike diku diku dhe sarkastike por e gjithcka e ndertuar ne menyre perfekte e ne detaj.
Poezia e tij ngjall ndjenje mjafton te marresh dy vargje:

Dhe kur te jesh merzitur shume ne raft te librave kerkome
atje i fshehur do jem un ne ndonje varg a ndonje shkronje
....
e une pas teje do vij.....

Nuk ka nevoje per koment pasi poezia flet vete.
Te ndjehemi krenar qe kemi te tilla perla.
Identifikuar

...........xXx............
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #7 : 01/11/07, 09:09 »
0

Poezitė e para tė Dritėroit i redaktova nė kanal
 
Ka qenė redaktori i parė i krijimeve poetike tė Dritėro Agollit. Jonuz Karaulli kujton ēastet kur poeti dhe shkrimtari, atėherė nxėnės i gjimnazit Asim Zeneli nė Gjirokastėr, i dha pėr t‘i lexuar krijimet e para, teksa po punonte si aksionist pėr hapje 
Jonuz Karaulli, nė prag tė tetėdhjetave, e fsheh moshėn e vėrtetė me shume dinjitet. Paksa rrondokop, por me fizik tė lidhur, i rrjedhshėm nė tė folur dhe me njė kujtesė perfekte, plotėson nė detaj portretin e njė burri simpatik. I tillė ėshtė dhe pėr jetėn e deritanishme, sė bashku me ngjarjet e kėndshme qė e kanė shoqėruar. Kėtė pasuri ia jep dhe tė qenit gjirokastrit me njė bashkėshorte shkodrane. Nė fushėn e letrave, Jonuz Karaulli ka firmėn e tij nė shumė libra dhe revista pėr fėmijė. Mik dhe bashkėpunėtor me dy emrat e mėdhenj tė kėtij lėmi, Odise Grillon dhe Dionis Bubanin, Karaulli iu pėrkushtua kėsaj gjinie ndėr vite, duke qenė anėtar kolegjiumi i revistės "Bota e fėmijės" dhe "Yllkat". Por nė jetėn e tij ka disa momente qė mbetėn tė pashlyeshme. Njė prej to ėshtė njohja me Dritėro Agollin, kur ai ishte nxėnės nė gjimnazin "Asim Zeneli" nė Gjirokastėr, si dhe kthimi mbrapsht qė i ka bėrė njė krijimi tė Ismail Kadaresė, duke e cilėsuar atė si tė dobėt, ndodhur nė vitin 1972.


Dritėroi

Januz Karaulli thotė se me krijimet e Dritėroit u njoh nė thellėsinė e nja kanali vaditės. Duket paksa e ēuditshme, por si tė gjitha aspektet e pazakonta tė jetės, ēudia nė tė tilla raste ėshtė e pashmangshme. Karaulli tregon se ishte viti 1949, kur si arsimtar i ri ishte ngarkuar nga seksioni i arsimit nė rreth dhe organizata e rinisė qė tė drejtonte njė kompani gjimnazistėsh nė aksionin pėr hapjen e njė kanali tė madh vaditės nė Guranxi tė Dropullit. Ishte sezon veror dhe aksione tė tilla nė atė kohė, lokale apo nacionale, ishin tė zakonshme. Dritėroin e njihte vetėm si nxėnės tė gjimnazit dhe nuk kishte asnjė dijeni pėr zellin e tij letrar. Njė ditė, rrėfen Karaulli, po ndiqja punimet (ndėrkohė qė punoja dhe vetė pėr normėn), si komandant i kompanisė sė tretė dhe nga thellėsia e kanalit nxėnėsi Dritėro mė fton tė zbres poshtė dhe mė nxjerr nga xhepi i pasmė i pantallonave njė fletore shkolle tė palosur, plot poezi. Mė tha t‘i lexoja, pasi dikush i kishte treguar pėr mua qė kisha dhe unė prirje pėr letėrsi. Ia lexova dhe mė pėlqyen, sidomos tabani kombėtar i shprehur nė to. Pėr momentin mendova thjesht qė ai djalė kishte njė talent tė madh letrar. Mė pas u binda pėr kėtė, pasi Dritėroi m‘i besonte gjithnjė mua krijimet e tij. Tė tillė talente ka nxjerrė shumė gjimnazi "Asim Zeneli" nė Gjirokastėr, ku jepnin mėsim profesorė me emėr si Thoma Papapano, Sokrat Kutra, Tare Kalo, Myzafer Xhaxhiu, Siri Shapllo, Zija Shapllo etj. Mė pas, Dritėroi u largua me studime pėr nė Bashkimin Sovjetik dhe pėr dhjetė vjet kontaktet tona u ndėrprenė. Pas kthimit nė atdhe unė u ritakova me Dritėroin, i cili mė nxiste qė tė shkruaja nė gazetėn "Zėri i Popullit", ku ishte emėruar. Ishin momente tė bukura kur kujtonim atė ēast tė njohjes sė parė nė kanal, ku u bė shkak poezia e tij.

Ismaili

Por ndryshe ka qenė eksperienca e Jonuzi Karaullit me tjetrėn "Penė" tė madhe tė letrave shqipe. Me Kadarenė, edhe pse qė tė dy gjirokastritė, nuk i ka pasur raportet aq vaj. Kujton se ėshtė detyruar t‘i kthejė njė krijim Ismailit, pėr shkak tė dobėsive tė shfaqura. Ishte viti 1972. Ishin shumė shkrimtarė tė njohur qė sillnin krijime edhe pėr organet e fėmijėve. Disa prej tyre dukshėm dalloheshin se kishin mė tepėr interes tė merrnin ndonjė honorar. Druhem ta them se nė rastin konkret dhe krijimi qė kishte sjellė Ismaili pėr revistėn "Bota e fėmijės" ishte i kėsaj kategorie. Ajo ishte njė pjesė pėr fėmijė me njė akt, por qė mua m‘u duk shumė e dobėt. Si anėtar kolegjiumi u shpreha pėr refuzimin e pjesės dhe ripunimin e saj. Kėshtu vendosėn dhe kolegėt e mi atė mbrėmje, gjė qė sigurisht e zemėroi Ismailin. Ai po mė priste te porta e Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr tė marrė njė shpjegim, duke mė kujtuar njėherėsh qė ishim dhe patriotė. Por unė i thashė se kthimin e pjesės e bėra pėr tė ruajtur dinjitetin e tij si shkrimtar cilėsor. I thashė qė nuk ishte e denjė qė ai, i cili kishte krijuar menjėherė profilin e njė mjeshtri nė fushėn e letrave, tė pėrfaqėsohej me krijime tė dobėta. Dhe besoj mė kuptoi.

Kėto janė kujtimet e Jonuz Karaullit pėr dy emrat mė tė mėdhenj tė letėrsisė shqipe tė pasluftės. Nga natyra dhe gazmendi qė ka, vėshtirė se do kishte kujtime pėr ngjarje tė trishta apo tė atilla qė e lidhin padukshėm me ndenja xhelozie dhe egoje. Ėshtė paqja vetė, e pėrēuar ndoshta nga krijimtaria e lidhur tėrėsisht me botėn fėminore.


Nga qindra poezi tė Dritėro Agollit u pėrzgjodh poezia "Berberi", pėr t‘i shėrbyer si ilustracion artistik kėtij shkrimi, ku flitet pėr njė aspekt tė krijimtarisė sė poetit e shkrimtarit tė njohur.

"Berberi" ėshtė ndėr ato poezi lapidare kushtuar kėsaj figure tė pashmangshme nė jetėn e ēdo njeriu.

 

Berberi


Shumė njerėz ka qethur berberi nė jetėn e gjatė

Atje nė floktoren e kthesės sė rrugės "Naimi",

Shumė vdiqėn fatmirė a tė ngratė,

Shumė u vranė, u burgosėn dhe jetėn u mori mėrgimi.


Qethi djaj e fisnikė e kusarė dhe mjaft deputetė,

Dijetarė e memurė, kapterė e plot gjeneralė,

Presidentė tė shkuar e tė ardhshėm, dramaturgė e poetė,

Kardiologė e xherahė e dentistė qė shkulin dhėmbė e dhėmballė.


Ah, nga gjithė mullarėt me koka, ē`na mbetėn!

Po tė bėnte berberi njė album me kokėt e qethura,

Sigurisht do t‘i hapej njė nam i madh gjithė jetėn

Si poetit tė shquar nė librin me vjersha tė zgjedhura:


"Ja, ky flok i takonte filan presidenti,

Filan presidenti qė vdiq, a mbaroi i burgosur.

Kėto balluke i mbante kusari mė i madh i qytetit,

Ndėrsa ato mė tutje i kishte njė pusht i brengosur"

Kėshtu do lexonim tė zgjedhurat flokė si libėr

Nga vetitė e prodhimit tė leshit nė kokat shqiptare.

Lėre, lėre! Berberi vėrtet do bėnte njė Bibėl,

Po tė kishte nė kokėn e tij dy-tri pare!


Kur punonte te "Zėri i Popullit", Dritėro Agolli do shkruante dhe pėr ish-redaktorin e parė tė krijimeve tė tij, e po ashtu do kėrkonte nga Jonuz Karaulli qė tė ishte aktiv me shkrime nė faqet e gazetės. Kujtojmė qė, nė atė kohė, tė tė dilte emri te "Zėri i Popullit", ishte njėsoj sikur sot tė ishe i preferuar si emėr nė faqet e "Uashington Post"!

Vargje qė kėndonin tė rinjtė aksionistė tė gjimnazit "Asim Zeneli", mes tė cilėve ishte dhe Dritėro Agolli
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #8 : 05/11/07, 22:10 »
0

Arka e Djallit (analizė)

Duke e lexuar me kėrkesat e njė estetike letrare kanonike, "Arka e djallit" nė kuptimin e plotė tė fjalės ėshtė njė vepėr e padisiplinuar. Ajo dėshmon dhe njė herė se personalitetet e fuqishme tė letėrsisė shqipe kanė qenė mė tė lirė se metoda e tyre krijuese, sikurse edhe e kundėrta: autorėt e patalentuar e kanė kufizuar edhe mė shumė veten se "parimet" e metodės.
Dritėro Agolli nisi ta shkruajė "Arkėn e djallit" nė fillim tė viteve '80, kur letėrsia shqipe i hidhte me shumė kujdes hapat e vet, duke njohur rreptėsinė e metodės dhe vėshtirėsitė "pėr t'ia hedhur" asaj. Romani u pėrfundua nė fillim tė viteve '90, kur nė jetėn shqiptare hyri njė kuptim tjetėr i lirisė sė mendimit dhe tė krijimit. Por, ndėrkaq, pėr autorin ishte shumė vonė t'i rikthehei veprės pėr ta rishkruar (gjė qė s'pėrputhej as me parimet e tij krijuese), sikurse ishte po aq e vėshtirė t'i paraqiste njė lexuesi tė lirė njė vepėr tė shkruar nė kushtet e kufizimeve tė pėrgjithshme tė shoqėrisė.
Njė nga pyetjet mė tė mprehta tė gjykimit tė librit "Arka e djallit" ėshtė pikėrisht ajo se ē'liri i ofron prej viteve '80 njė shkrimtar i talentuar si Dritėro Agolli brezit tė ri tė lexuesve tė viteve '90, qė hyri nė shoqėri me kėrkesa tjetėrsoj pėr lirinė dhe artin, pėr vlerat dhe gjymtimet? Ēėshtja mund tė shtrohet nė njė formė mė konkrete. Njė vepėr e shkruar nė ato vite, e llogaritur tė kishte pėr horizont tė pritjes lexuesin tradicional, qė realizmin e angazhuar e vlerėsonte si njė shkallė mė tė lartė tė realizmit, si do tė pritej pas ndryshimit me themel tė horizontit tė pritjes? Kjo ėshtė ēėshtja e lirisė krijuese. Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje ėshtė e nevoishme tė pohohet qė nė fillim se nė romanin "Arka e djallit" lexuesi gjen disa shkallė tė lirisė, tė cilat, ndonėse nuk kanė kufij tė pėrcaktuar ndėrmjet tyre, megjithatė janė tė dallueshme. Kjo e bėn atė njė "vepėr me liri shumėkatėshe".
Shkalla e parė e lirisė sė shpėrfaqur ėshtė ajo e shkrimtarit. Gjithė rruga krijuese e D.Agollit ėshtė njė zinxhir shmangiesh nga disiplina metodologjike. Romani "Arka e djallit" ka nė qendėr tė veprimit njė shkrimtar: Sherif Abecenė. Detyra e tij ėshtė tė zbulojė "arkėn e diallit", njė sėnduk ku ruhen dorėshkrimet e ndaluara tė njė autori qė "ka shkelur vljėn". "Djalli" qė duhet tė zbulojė shkrimtari s'ka tė bėjė me demonologjinė popullore, as me ndonjė qenie qė tundon njeriun pėr tė dalė nga rruga e perėndisė. "Djalli" ėshtė romani "Shakaja e ndaluar ose njeriu qė e ndaluan tė qeshė", nje vepėr e ndaluar e shkrimtarit tė dėnuar Bamkė Dynjaja, jeta e tė cilit ėshtė ndėrlikuar nė episode tė paqarta, qė mbeten enigmatike deri nė fund dhe qė lexuesi duhet t'i marrė me mend si shprehje disidence.
Shkrimtari Dritėro Agolli, duke vendosur nė qendėr tė romanit tė tij kėrkimin pėr tė zbuluar njė tabu, duke kėrkuar tė ndaluarėn, shfaqet me njė pėrmasė lirie qė gjendet mbi lirinė e shoqėrisė, mbi lirinė shtetėrore, mbi lirinė e qytetarėve tė zakonshėm, mbi lirinė qė ofronte metoda. Nė njė farė mėnyre, shkrimtari me kėtė zgjedhje merr vendimin "tė ulet nė karrigen e djallit" dhe tė bėhet avokat i tij, tė marrė nė mbrojtje sėndukun e drunjtė ku ėshtė ndryrė mendja dhe krijimtaria e njė shkrimtari qė kėrkonte ndryshime nė shoqėri.
Shkalla e dytė e lirisė shprehet nga shkrimtari Sherif Abeceja, i cili, si personazh i librit, ndėrmerr udhėtimin pėr nė fshatin e largėt Qershizė, me qėllim qė ta shpėtojė "arkėn e djallit", romanin e ndaluar tė Bamkės. Kjo ėshtė njė shkallė mė e lartė lirie, sepse, duke qenė njė alter-ego e autorit, D.Agollit, shkrimtari Sherif Abeceja, nė fund tė fundit njė hije, hero romani, ėshtė mė i lirė t'i pohojė idetė e rrezikshme, sepse njė hije nuk trembet as nga doktrinat, as nga ligjet, as nga kufizimet e njė metode, as nga nenet kushtetues tė ndalimeve, as nga gjyqi dhe dėnimi. Sherif Abeceja ia merr fjalėn nga goja shkrimtarit tė vėrtetė, D.Agollit, pėr tė mos e lėnė tė rrezikojė hapur, sepse ai ėshtė shtetas i njė vendi tė cilit duhet t'ia zbatojė ligjet, qofshin ato liberale apo restriktive.
Njė shkallė e tretė e lirisė krijuese gjendet nė "shthurjen" e Cute Babules, njė personazh qė gjithashtu shumė herė bėhet bartės i mendimeve tė autorit, sidomos nė filozofinė e tij pėr jetėn, pėr njeriun dhe botėn, pėr atdheun dhe planetin, pėr historinė dhe tė sotmen, pėr popullin dhe qeveritė. Cute Babulja, nė romanin "Arka e djallit", qysh nė fillim tė viteve '80-tė protestonte kundėr lėnies sė fshatarit pa bagėti, pa njė copė pronė tė vogėl. Kurse autori i romanit mundi t'i nyjėtonte pa ndėrmjetėsinė e personazhit tė tij kėto ide njė dekadė mė vonė.
Cute Babulja ėshtė paraqitur nė vepėr si njėfarė "sherr-budallal", qė pėrpiqet t'i bėjė tė pranueshme idetė e tij duke i fshehur pas njė shakaje, pas njė sofizmi, pas njė naiviteti. Ai ka arritur fitoren e madhe qė edhe "atje lart" tė mendojnė e tė thonė: "Kėshtu e ka Cutja!". Kjo ėshtė njė pėrparėsi e madhe pėr tė. Ai ėshtė i lirė tė pohojė mendime qė as shkrimtarit me famė botėrore Sherif Abeceja nuk i shkon nė mendje t'i shprehė. Cute Babulja ka dalė me kohė jashtė "kryqit" tė "njeriut tė ri" dhe i ka krijuar vetes njė hapėslrė lirie mbi tė tjerėt.
Shkrimtari arrin njė shkallė tė katėrt lirie me "romanin brenda romanit", me "arkėn e djallit", ku gjendet vepra e ndaluar e Bamkė Dynjasė. Ajo quhet "Shakaja e ndaluar", titull qė tė kujton romanin e njohur tė Kunderės "Shakaja". Kritikėt perėndimorė kanė shkruar se, po tė ishte pėrkthyer mė herėt "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo", ndoshta "Shakaja" e Kunderės do tė priste radhėn pėr tė zėnė ndonjė vend tjetėr nė vlerėsimet e opinioneve letrare. Nė romanin "Arka e djallit" gjendet pikėrisht njė vepėr qė mban si titull emrin e veprės sė Kunderės, i cili pėr rreth dy dekada u bė shenjėzim i disidencės letrare nė vendet e Lindjes. Nė kėtė shkallė tė lirisė krijuese D.Agolli ėshtė fare pranė disidencės. "Romani brenda romanit", siē e pėrcaktuam qysh nė fillim "Shakanė e ndaluar" tė Bamkė Dynjasė, qė lexuesi e gjen gati tė plotė nė faqet e "Arkės sė djallit", merret me mend se nuk ėshtė ndonjė zbulim i autorit, ajo ėshtė njė vepėr e shkruar nga i njėjti autor.

Njė nga dukuritė mė interesante qė vihen re nė romanin "Arka e djallit" ėshtė shprehja e vetvetes nė njė shumėsi emrash. Autori i veprės shihet i projektuar nė figurėn e shkrimtarit Sherif Abeceja nė sjelljet e tij tė serta, nė tiparin e tij tė kėmbėnguljes pėr tė zbuluar atė qė tė tjerėt pėrpiqen ta mbulojnė, nė heshtjen dhe dialogėt "me popullin". Ai shihet i projektuar tek figura e Cute Babules nė mėnyrėn si ndėrton humorin, si u heq cipėn mashtrimeve, si sillet shpenguar nė marrėdhėniet me tė huajt, si i mund komplekset e veta dhe gjen shtigje e rrugėdalje edhe nė situata tė vėshtira, si i ndėrton bisedat dhe lidhjet me fshatin dhe fshatarėt, si preket e ligėshtohet pas gabimeve dhe qortimeve. Nė figurėn e Bamkė Dynjasė ėshtė njė pjesė e fatit real tė vetė shkrimtarit. Eshtė fakt se D.Agolli pati nisur ta botonte "Arkėn e djallit" nė formėn e fragmenteve, por fundi i saj qe ndalimi, njė sėnduk njėsoj si ai i "Shakasė sė ndaluar" tė Bamkės.
Nuk ėshtė e rastit qė D.Agolli, duke e quajtur romanin e tij "Arka e djallit", qė nėnkupton sėndukun ku mbahet e kyēur vepra e ndaluar e Bamkė Dynjasė, i ka paralaimėruar atij njė fund tė trishtuar. Ndoshta autorėsia e shumėfishtė (unė s'jam as Bamka, as Cutja, as Sherif Abeceja; ata janė personazhe tė njė vepre, ku shkrimtari ka qėndrimin e tij tė qartė) mund tė mos funksiononte si lehtėsi dhe hile pėr tė thėnė atė qė ishte e zorshme tė thuhej. Ndoshta edhe romani i Agollit mund tė pėrfundonte pikėrisht nė njė sėnduk tė frikshėm, tė cilin mė pas dikush do tė duhej ta zbulonte.
Duke mundur "vetėkufizimin", me "Arkėn e djallit" D.Agolli e ēliroi letėrsinė shqipe nga njė prej pengesave mė tė mėdha. Deri mė sot ėshtė e zorshme tė gjendet njė vepėr tjetėr ku autori tė ketė arritur vetėshfaqjen jo vetėm nė atė qė ia ndalojnė tė tjerėt, por deri nė atė qė ia ndalon ai vetvetes.

Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #9 : 05/11/07, 22:10 »
0

Arka e Djallit (fragment)

Anthulla, pasi dėgjoi njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė pėrshkrimit tė udhėtimit nėpėr Greqi dhe pjesėrisht nė Turqi, filloi tė lexojė me vete.
-Jo, lexo me zė! - urdhėroi Sherif Abeceja dhe u ul larg saj, nė njė karrige nė rrėzė tė verandės.
"Hyrja e Cute Babules nė vallen e dervishėve mevlevinj, o Hyskė, bėri njė jehonė aq tė madhe nė mes tė shkencėtarėve, sa me fjalėn qė na ka dhėnė natyra e gjuhės nuk mund tė tregohet. Por kjo jehonė vetėm fillimin e kishte nė gjirin e shkencėtarėve. Tė nesėrmen u bė ortek, qė vėrshoi me uturimė nė mbarė Konian. Po tė pasnesėrmen? Tė pasnesėrmen u bė uragan, qė u soll dhe u mbėshtoll, u vėrvit dhe u rrotullua anembanė Turqisė. Si i thonė nė kėngė?

Kėtu duhet thėnė: "Hajde Cute Kapedani"! Ti e di mirė, o Hyskė, se dikur, nė kohėt e shkuara namin ta hapte kėnga! Po tė hyje nė kėngė, edhe sikur tė mos ishe shumė trim, apo shumė i zgjuar, fama rritej, pasi emri qė kalonte gojė mė gojė dhe ēdo kėngėtar shtonte nga njė fjalė e nga njė epitet. Kurse sot famėn ta hapin mjete tė tjera: gazetat, revistat, librat, radioja, televizioni, filmi, telefoni, telegrami, kompjuteri... Edhe fama e Cute Babules vėrtet e zuri fillin nė gjirin e shkencėtarėve, por pastaj ē'ndodhi se!... Tė pasnesėrmen gazeta mė e shquar e Konias "Bytyn dynja" botoi njė artikull tė shoqėruar me tri fotografi: njėra qė paraqiste Cute Babulen duke u nisur drejt valles, tjetra nė valle dhe e treta nė pėrqafim me dervishėt nė mbyllje tė manifestimit. Nė artikullin e "Bytyn dynjasė" gazetarė qė mund tė krahasohet me "Le Monde" tė Francės, se "dynja", ashtu si "monde", do tė thotė "botė", shkruhej: "E mahnitshme! E paimagjinueshme!" Nė vallen e dervishėve nė Sema mė e njohur nga gjithė bota, qė u dha nga mevlevinjtė pėr nder tė shkencėtarėve, hyri papritur dijetari marksist shqiptar, studiuesi i kulturave popullore, Maksut Babulja, qė zakonisht i thėrrasin Cute, dhe me mjeshtėri, ndoshta mė tė pėrsosur se tė dervishėve dhe me njohuri fetaro-filozofike mbase mė tė mėdha se semazeni, udhėheqėsi i Sema-sė, kėrceu e luajti deri nė mbyllje tė ceremonisė, dhe nė fund i pėrqafoi me radhė tė gjithė valltarėt e shenjtė nėn breshėrinė e duartrokitjeve tė njerėzve tė shkencės. Njė fenomen i tillė, qė tė hynte nė vallen e dervishėve njė i jashtėm, qoftė turk e qoftė kaur, ka 722 vjet qė nuk ėshtė pėrsėritur, qė kur ishte gjallė hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, nė njė ceremoni dervishėsh, u fut papritur mes valles njė sarhosh dhe filloi tė kėrcejė. Nė kėrcim e sipėr i shtynte me bėrryl dervishėt, duke ua penguar rrotullimin! Atėherė semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky ėshtė i pirė dhe duhet ta pėrzemė nga vallja!" Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu pėrgjigj: "Ai ka pirė hyjninė, ju po silleni me tė si me njė pijanec". Kjo frazė qė ka mbetur si ese, nė frėngjisht shprehet: "Lui, il a bu divin, vous agissez en ivrogne!". Edhe pėr Cute Babulen kur hyri nė vallen e dervishėve, disa thanė se gjoja ishte i pirė dhe kėrkuan tė zbohej nga andej. Dhe kėta qė e thanė, fatkeqėsisht, ishin turq dhe francezė. Po tė jetonte Mevlania, do t'u pėrgjigjej: "ju silleni me tė si me tė pirė!" ose "Vous vous agissez ivrogne!"
"Habia jonė, vazhdonte artikulli, pėr hyrjen e marksist-leninistit Cute Babulja nė vallen e dervishėve, ėshtė gjetiu... Njė shkencėtar shqiptar, qė jeton nė kėshtjellėn mė tė fortifikuar tė marksizmit, del nga andej dhe rrėzon muret dhe vallėzon, duke u sjellur rrotull vetes dhe rreth dervishėve. Dhe jo vetėm kaq! Ai nė fund tė valles puthet me dervishėt! Ėshtė me tė vėrtetė paradossale, kur dihet se nė Vendin e Shqiponjave, qė janė nė fakt shqiponja me krahė tė lidhura, ndalohet feja dhe institucionet e saj, ndalohen dhe dėnohen ata qė takohen me hoxhallarė, dervishė, baballarė, shehlerė, priftėrinj, murgjėr e murgesha. Kurse shqiptari marksist-leninist-stalinist, Maksut Babulja, i mbiquajturi Cute, qė ndodhet kėto ditė midis nesh nė Turqi dhe qė po na sjell njė gėzim tė mahnitshėm, me veprimin e tij human, shprehu haptazi nostalgjinė dhe dashurinė pėr mevlevinjtė nė veēanti dhe, nė pėrgjithėsi, pėr islamizmin, tė cilit i takon e ardhmja. Mos vallė kjo ėshtė njė shenjė qė nė Shqipėrinė tonė mike, po ndryshojnė gjėrat? Apo Cute Babulja kėtė gjest fisnik e bėri pėr hir tė forcimit tė miqėsisė tradizionale shqiptaro-turke pa pyetur autoritetet shqiptare? Nuk e besojmė qė kjo tė jetė njė shaka, megjithėse, sa dimė, Cute Babulja ėshtė njė shakaxhi, qė i kalon kufinjtė e Vendit tė Shqiponjave. Dhe madje temėn e kumtesės, qė do tė mbajė sot nė Konferencėn, nė ora 10.00, e ka: "Folklori shqiptar dhe Nastradini". Dihet se qendra e Nastradinit, pas zbimit tė tij nga Buharaja, u bė qyteti ynė i lashtė Konia. Mund tė bėhet edhe njė supozim tjetėr, Cute Babulja, si materialist, duke hyrė nė valle, shpreh lėvizjen universale, lėvizjen e molekulave, atomeve, protoneve dhe neutroneve. Njė dervish qė rrotullohet rreth vetes dhe rreth tė tjerėve, simbolizon lėvizjen e atomit. Marksistė-leninistėt lėvizjen e quajnė si njė nga format mė tė rėndėsishme tė materies. Mos vallė Cute Babulja nga gjithė vallja ka marrė vetėm thelbin, lėvlzjen, qė atij i intereson? Edhe ky mund tė jetė njė arsyetim... E mahnitshme dhe fantastike! "Me kėtė thirrje mbyllej artikulli".
-----------------------------------
Njė nga vlerat mė tė rėndėsishme tė romanit "Arka e djallit" ėshtė qėndrimi i autorit ndaj botės kulturore tė Orientit. Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė zbuluar disa tė vėrteta tė thjeshta, qė kanė tė bėjnė me kuptimin e universit njerėzor nė tėrėsinė dhe ekuilibret e tij. Dritėro Agolli, pėrmes "Arkės sė djallit", e dėshmon veten si njė njohės tė shkėlqyer tė kulturave tradizionale tė popujve tė Lindjes, tė letėrsisė sė tyre tė mirėnjohur, tė riteve dhe zakoneve tė jetesės,tė ngjashmėrive dhe ndryshimeve kulturore me ato tė popullit tė tij. Nė mėnyrė figurative, pėr lehtėsi tė krijimit tė simetrisė sė mendimit, autori ka marrė gazetėn turke "Bytyn dynja", tė cilėn e krahason me "Le Monde", tė dyja me kuptimin "bota". Ndėrmjet Parisit tė gazetės "Le Monde" dhe Stambollit tė "Bytyn dynjasė" gjendet vendi i vogėl i autorit, i cili, i ngatėrruar nė hallet e tij, nuk ngurron t'ia bėjė me sy Perėndimit, pa e ditur se ē'ka nė anėn tjetėr tė botės. Shkrimtari ėshtė i kujdesshėm nė zgjedhjen e emėrtimeve, me qėllim qė tė ndikojė tek lexuesi pėr tė forcuar bindjen se qytetėrimi perėndimor dhe ai lindor janė dy pamje tė sė njėjtės kulturė njerėzore. Konia, vendbanim antik i qytetėrimit helen (nga gr. "Ikonia"), vendi ku zhvillohet festivali ndėrkombėtar i valleve dhe i riteve tė Sema-sė bektashiane, dhe jepen ēmime tė nderuar pėr fituesit, tė kujton qysh nė emėr Kanėn, ku konkurrojnė artistėt e kinematografisė botėrore. Vallja e Sema-sė, ku hyn tė luajė edhe njėri nga personazhet e romanit, paraqitet si njė kryevlerė mė vete, qė pėr shekuj ka magjepsur breza njerėzorė.
Qėllimi i shkrimtarit pėr tė ndikuar nė opinionet letrare pėr njė ekuilibėr tė vėrtetė vlerash shihet jo vetėm nė admirimin e vlerave kulturore lindore, nė adhurimin e figurave tė ndritura tė kėtyre kulturave, si Xhelal-ed-din Ruumi, por dhe nė formėn stilistikore si e ndėrton frazėn. Ja njė paragraf tipik, ku, edhe pėrmes stilit ndikohet pėr tė pėrfytyruar botėn si njė tė tėrė:
"Njė fenomen i tillė, qė tė hynte nė vallen e dervishėve njė i jashtėm, qoftė turk e qoftė kaur, ka 722 vjet qė nuk ėshtė pėrsėritur, qė kur ishte gjallė hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, nė njė ceremoni dervishėsh, u fut papritur mes valles njė sarhosh dhe filloi tė kėrcejė. Nė kėrcim e sipėr i shtynte me bėrryl dervishėt, duke ua penguar rrotullimin. Atėherė semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky ėshtė i pirė dhe duhet ta pėrzėmė nga vallja!". Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu pėrgjigj: "Ai ka pirė hyjninė, ju po silieni me tė si me njė pijanec!"
Identifikuar

...........xXx............
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #10 : 13/06/08, 11:11 »
0

TRISHTIMI

   Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di, vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
Me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #11 : 13/06/08, 13:01 »
0

ZUSKA BOTE

Do ndahem shpejt nga zuska bote,
por keq me vjen per zusken.
Ndaj mblidhuni tju jap nje gote,
Se keq me vjen per zusken...

Sa keq me vjen per veten time,
Aq keq me vjen per zusken.
Te dy ne jemi prej nje therrime,
Me boten time, zusken!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #12 : 13/06/08, 13:01 »
0

ZUSKA BOTE2

Ma do qejfi shkoj drejt dhimbjes
dhe prej dhimbjes ik serish;
Nisem plot me inat mes grindjes,
kthehem zbutur si dervish.

I kanosem ashper fisit,
dhe perlotur fisin fal;
I penduar shkoj drejt Krishtit,
iki nga Krishti, behem djall.

Hesht ne prehje, rend ne lodhje,
njeren ndreq dhe tjetren prish;
Kur mbledh lule dua rrodhe,
Guve e jetes,-Jude e Krisht.
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
DIABOLIQUE
Edhe ARMIKU i te gjithve.. Mund te jet MIK i dikujt!!!!
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 12792

GOTIKA

Respekt: +3

Profili WWW
« Pergjigju #13 : 13/06/08, 13:01 »
0

   NJE SHKREPESE

Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?

 
Identifikuar

<3<3<3
DIABOLIQUE
Edhe ARMIKU i te gjithve.. Mund te jet MIK i dikujt!!!!
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 12792

GOTIKA

Respekt: +3

Profili WWW
« Pergjigju #14 : 13/06/08, 13:01 »
0

Mos ma kujto


E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!

 

Identifikuar

<3<3<3
bert
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1474


Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #15 : 25/05/09, 23:11 »
0

eshte kriminel i kuq
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: