DURRËS- Një familje e tërë, prindërit dhe 4 fëmijë kanë shpëtuar mrekullisht ndërsa janë shtyrë përreth 100 metra nga treni.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku treni i udhëtarëve i linjës Durrës-Elbasan është përplasur me një mjet tip “Volvo”.
Makina me targa angleze drejtohej nga shtetasi me iniciale B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.
Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(m.k/BalkanWeb)