INDI-Ka shkuar në 164 numri i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet në Shtetin e Kerala, në jug të Indisë.

Forcat e emergjencës po përdorin helikopterët dhe barkat për të evakuuar qindra persona të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre.

Shirat e furishëm që kanë përfshirë prej tetë ditësh pa ndalim zonën janë ndërprerë.

Në kampet e ngritura nga autoritetet për t’i ardhur në ndihmë banorëve janë vendosur rreth 150 mijë njerëz.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb