TIRANE – Gazetari Artan Hoxha i ftuar sot në emisionin ‘Opinion’ foli në lidhje me temën “Kush po përgjon politikën?”.

Gazetari ka treguar mbi disa pajisje regjistrimi audio dhe video në formë të një çelsi BMW X5, kopsash, vidash, orash etj e tha se këto pajisje përgjuese janë përdorur privatisht në qarqe politike.

“Ky që është si çels BMW-je, ka brenda një kartë telefoni. Dhe nga personi që ka këtë çelës, i çon një zile kësaj karte, ajo hapet njëkohësisht. Derisa asaj t’i bjerë bateria e dëgjon nga çdo cep i botës me cilësi shumë të mirë. Ajo ka dy muaj bateri” tregoi ai në emision.

Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: