TIRANE– Një ditë pasi deputeti socialist Taulant Balla i nxori në Kuvend foton me vëllain e një prej personave të shpallur në kërkim si porositësit e makinave “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 mln euro, ka reaguar kryedemokrati Basha.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se me këtë veprim, deputeti socialist ka treguar se është kapondanda, ndërsa tregon edhe se e ku e ka gjetur Balla këtë foto.

“Parashtrimi i fotos vërteton vetëm se Balla është kapobanda, dhe e ka marrë atë foto nga banda e Elbasanit. Nuk e mbaj mend, dhe as nuk më ka prezantuar njëri me atë person. Një gjë mund të them, nëse është ai, ta marrin ta arrestojnë tani në këtë moment. Nuk e mbaj mend momentin e takimit. Disa thonë se mund të ketë qenë në kuadër të një fushate në Dibër, por s’e mbaj mend. Unë takoj mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë gjë. Policia është njoftuar nga partnerët dhe ato janë para droge që pastrohen me garancinë e kupolës socialiste. Në këtë rast nga Balla. Sepse Taulant Balla është garantuesi i eurove”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Paditë, por edhe foton e publikuar një ditë më parë nga Taulant Balla, Lulzim Basha e cilëson si përpjekje të këtij të fundit për t’ju shpëtuar përgjegjësive ligjore

“Paratë janë të një prej bandave të Elbasanit, garantuesi quhet Taulant Balla të tjerat janë 5 me hiç, përpjeke që t’i shpëtojë konsekuencave ligjore. Policia është për tu marrë me denoncuesit dhe jo me krimin. Ne do vazhdojmë të denoncojmë krimin dhe korrupsionin”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb