VLORE– Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë përpjekjes së policisë së Vlorës për të arrestuar 38-vjeçar, Gaqo Gjini, i cili rezultonte person në kërkim.

Pas informacioneve se 38-vjeçari jetonte në një shtëpi që e kishte marrë me qira në Radhimë, uniformat blu kishin shkuar për ta arrestuar. Por ai kishte bërë rezistencë, duke tentuar të godasë me thikë një nga policët.

Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar, duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi Gaqo Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se në këtë periudhë në zonën e Radhimës ka një numër të madh pushuesish, të cilët janë shqetësuar kur kanë dëgjuar të shtënat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb