Balsa Radoviç është afrimi më i fundit i Luftëtarit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se lojtari ka mbërritur sot (të enjten) në qytetin e gurtë dhe menjëherë ka dalë në stërvitje, por veçmas grupit.

Klubi nuk ka dashur të japë sqarime, por gazeta mëson se bëhet fjalë për ish-mesfushorin e krahut që ka luajtur me Flamurtarin në sezonin 2016-2017. Pritet që gjatë së premtes malazezi të zyrtarizojë kontratën me presidentin Grigor Tavo, duke u konfirmuar si afrimi më i fundit.

Ndërkohë, në vazhdën e kontratave me lojtarët e rinj, gjirokastritët firmosën edhe me Elian Çelaj, fantazistin që ka dalë nga akademia e Partizanit.

Skeda:
Balsa Radoviç
Datëlindja: 04.01.1991
Vendlindja: Podgoricë (Mal i Zi)

Pozicioni: Mesfushor-sulmues
Gjatësia: 1.73 metra

Karriera:
Interblok (2009-2010)
Lovcen (2010-2014)
Episkopi (2014-2015)
Lovcen (2015-2016)
Flamurtari (2016-2017)

Kom Podgorica (2017-2018);
Ndeshje në Kategorinë
Superiore: 13 (1 gol); /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: