SHBA – Pas Dolce & Gabbana në fillim të këtij viti, edhe Mango ka vendosur të nxjerrë një linjë veshjesh dedikuar femrave myslimane.

Mango do të prezantojë këtë linjë të re për muajin e Ramazanit, që nis në javën e parë të qershorit.

“Globalizimi i koleksioneve tona është një pjesë e zhvillimit të biznesit që marka jonë po e aplikon në tregje të ndryshme prej 10 vitesh tashmë”, thotë një zëdhënës i markës spanjolle. Kërkesa për modën myslimane është në rritje çdo vit.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb