WhatsApp-i njoftoi se ka bërë ndryshimeve të aplikacionit për 200 milionë përdorues të tij në Indi, pas përhapjes së mesazheve virale nëpërmjet tij, që rezultoi në sulme vdekjeprurëse në masë.

Qeveria e Indisë ka kërcënuar ta hedhë në gjyq WhatsApp-in duke thënë se “nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë dhe llogaridhënies”. Ministria e Teknologjisë së Informacionit njoftoi se “nëse WhatsApp-i do të mbetet spektator memec, do të trajtohet si bashkëfajtor dhe për pasojë do të përballet me veprime ligjore”.

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook-ut, njoftoi se do të kufizojë mundësitë e përdoruesve në Indi për të dërguar mesazhe, duke bërë që ato të shpërndahen vetëm tek pesë kontakte dhe jo më shumë, në të njëjtën kohë, shkruan voa. India është tregu më i madh për përdorimin e WhatsApp-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: