Emërimi i Carlo Anchelotti-t në krye të skuadrës së Napolit ka bërë tifozët të besojnë se këtë merkato emra të mëdhenj do të afrohen. Deri më tani asgjë konkrete, por dita ditës shtohen zërat se Di Maria, Benzema, Cavani apo lojtarë të tjerë të këtij rangu do t’i shtohen organikës së të kaltërve.

Gjithsesi për momentin drejtuesit i shqetëson diçka tjetër më urgjente. Stadiumi “San Paolo”, më saktë ndenjëset e tij nuk janë brenda normave dhe, për këtë arsye, ndeshjet e “Champions League” dhe të “Serisë A” mund të mos zhvillohen aty.

Kështu, Napoli ka nisur vrapin kundër kohës për instalimin e 16 mijë ndenjësve të reja, të cilat duhej të ishin zëvendësuar brenda fundit të 2017-ës nga bashkia, sipas Napoli-t.

Për momentin situata është kaotike dhe Napoli nuk përmbush kushtet për të pritur ndeshjet që skuadra do të luajë në shtëpi. “Deri më sot nuk është bërë asgjë dhe nuk i përmbushim kushtet për të luajtur këtu”, ka thënë Alessandro Formisano, menaxher i klubit të Aurelio De Laurentiis.

Rreziku që lojtarët e Ancelotti të luajnë në Palermo është real: “Edhe këtë vit jemi regjistruar në Palermo. Por urojmë që të kthehemi në Napoli para fillimit të kompeticioneve. UEFA pret ndërrimin e ndenjësve, të cilat nuk përmbushin normat e tyre dhe të Lega-s”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb