Parkimi i makinës, sidomos në periudha festash apo sezonin veror kthehet në makth më vete, por duket se një komunë në Kosovë i ka dhënë një zgjidhje të thjeshtë.
Me anë të një urdhërese, Komuna e Suharekës ka lëshuar parkingun e institucionit në shërbim të mërgimtarëve.

Komuna e Suharekës ka urdhëruar që parkingu i komunës të shfrytëzohet nga mërgimtarët.
Me anë të një urdhërese komuna ka lejuar qasjen e të gjitha veturave private që janë me targa të huaja brenda oborrit të komunës, ndërsa urdhëresa vlen prej datës 16 korrik deri më 15 gusht.

Komuna u ka ndaluar hyrjen me veturë, punëtorëve të administratës për t’i liruar vendin në parkingun e komunës, emigrantëve.

“Punëtorëve të administratës së Komunës iu ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës për këtë periudhë të cekur më lartë”, thuhet në urdhëresë.

Sipas vendimit të komunës, mos respektimi i kësaj urdhërese administrative do të konsiderohet si shkelje e kodit të mirësjelljes së punës dhe do të merren masa konform ligjeve dhe akteve nënligjore të aplikueshme të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb