TIRANE- Në kuadër të planeve të Kontrollit “Tispol Gusht 2018”, Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rrugët kryesore urbane dhe interurbane të Kryeqytetit, për mënyrën e sjelljes së këmbësorëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rrezikshmërinë që e karakterizon këtë kategori.

Nëse i referohemi statistikave policore të ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, këmbësorët mbeten më të prekurit nga aksidentet rrugore.

Pamjet e regjistruara në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, flasin shumë për rrezikun potencial që mbart çdo këmbësor i monitoruar, por edhe shumë të tjerë që nuk shihen.

Ata janë objekt analizash dhe sensibilizimi i Policisë Rrugore për pasojat dhe pasigurinë e tyre.

Policia Rrugore këshillon këdo të përdorni vendkalimin dhe mbikalimin e këmbësoreve, ndërsa aty ku mbikalimi mungon qytetarët të sigurohen mirë dhe kalojnë, pasi rrezikojnë jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb