HIMARE – Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Himarë në turin e tij të llogaridhënies. Pas fjalës së tij, banorët e zonës filluan të ankoheshin për shqetësimet e tyre.
Madje një qytetare nuk e linte të fliste dhe nuk e lëshonte mikrofonin pa marrë përgjigjen që donte dhe i tha se e kishte turpëruar Vunoin.
Por Rama me këtë rast i ka hedhur dhe një thumb deputetit të LSI, Petrit Vasilit.
Qytetarja: Himara ka qenë dhe është qyteti më i mirë
Rama: Nuk dua që të zgjatem me ca kemi bërë, unë e kam të qartë që ka shumë gjëra të bëhen. Më falni për këtë vunjotsin këtu, që na e ashtu një çik situatën, po kështu e kemi ne na Vunoi, por na u bënë dy se kam Petrit Vasilin në Tiranë kam dhe këtë këtu tani.
BalkanWeb